Kështu e cilësoi trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Pablo Simeone, përballjen e kësaj të mërkure me Juventusin në UEFA Champions League.
“Los Colchoneros” vinë në këtë sfidë pas humbjes 3-2 në Athinë ndaj Olimpiakos dhe sipas “El Cholos”, që kampionët e Spanjës të mposhtin një rival shumë të fortë sic janë bardhezinjtë e Alegrit, duhet të shfaqin nivelin e tyre më të mirë.
“Ndaj Juventusit është një finale për ne, ashtu sic do të jenë edhe dy sfidat e ardhshme të La Ligas ndaj Valencias dhe Espanjolit.
Bardhezinjtë gjithmonë kanë qenë një skuadër kompetitive.
Ata mund të vënë në vëshitrësi cilindo kundërshtar, pasi janë të shpejtë mbrapa dhe të gjithë futbollistët kanë një teknikë mbreslënëse.
Për të fituar ndaj tyre duhet të shfaqim nivelin tonë më të mirë të mundshëm, pasi në të kundërt diçka e tillë është pamundur.
Unë kam shumë respekt dhe njëkohësisht shumë admirim për punën dhe për ato që ka arritur Juventusi në vitet e fundit”.
Për sfidën ndaj Juventusit, Simeone konfirmoi si titullar portierin Miguel Angel Moja, ndërkohë që i pyetur se cili do të jetë partneri i Mandzukiç në sulm, argjentinasi u përgjigj në këtë mënyrë:
“Të gjithë janë përgjigjur shumë mirë në ndeshjet e fundit, por edhe në seancat stërvitore.
Raul Himenez, Griezman, Raul Garsia, por edhe Çerçi.
Çdokush prej këtyre futbollistëve mund të jetë partneri i Marios në sulm”.
Në fund 44-vjecari nga Buenos Aires shkëputi një mendim edhe për Karlos Tevez, njeriun simbol të Juventusit në këtë sezon.
“Tevez është një lojtar i jashtëzakonshëm.
Sa më afër portës të jetë, aq më shumë rrezik përcjell.
Nuk duhet t’i lëmë atij hapësirat e nevojshme e as kontrollin e topit, pasi mund të na ndëshkojë në çdo moment”.
Ne se ju si gjithmone do te jeni nen efektin e dopingut dhe do te luani RUGBY dhe referat do te mbyllen syte ,natyrisht qe do ti merrni piket se Juventinet ,nuk kane ndermend te dalin me KEMBE dhe BRINJE te THYERA .