Trajneri i Serbisë Dik Advokat u druhet dy kundërshtarëve të radhës në Grupin I, Shqipërisë dhe Armenisë, por nga ana tjetër beson se formacioni i tij do të marrë maksimumin në këto dy sfida.
67-vjeçari tregon se i njeh shumë mirë pikat e forta dhe të dobëta të Shqipërisë, por këmbëngul se Serbia është një skuadër më cilësore:
“Serbia synon të marrë pikë të plota në dy ndeshjet e ardhshme.
Kemi një ekip të mirë, të cilit unë i besoj shumë. Kam ndjesinë që do të kemi sukses.
Jam i kënaqur që po tregojmë shpirtin e grupit, aspekt që për mua është shumë i rëndësishëm dhe për të cilin kam këmbëngulur që kur e kam marrë drejtimin e Serbisë.
Shqipëria është një skuadër e fortë dhe e mirorganizuar në fazën mbrojtëse.
Nuk duhet t’i nënvlerësojmë Shqipërinë dhe Armeninë sepse janë shumë të rrezikshme.”
Në listën për dy takimet e radhës Advokat ka grumbulluar sulmuesin e Partizanit të Beogradit Danko Lazovic, që tre vite e gjysmë më parë kur luante me Zenitin u tërhoq nga kombëtarja:
“E kam thënë gjithmonë se grumbulloj në skuadër lojtarët që më duhen. Danko është njëri prej tyre. E kam ndjekur me shumë kujdes dhe besoj se ka cilësi dhe temperament.
E njoh këtë futbollist që nga koha kur luante në Rusi. Unë jam i shqetësuar për faktin se 50% e lojtarëve nuk luajnë rregullisht me klubet e tyre, mirëpo Mitrovic dhe Nastasic u paraqitën mirë ndaj Francës. Gjithsesi ata duhet të bëjnë progres gjatë seancave stërvitore”.
Eksperti holandez konfirmoi edhe mungesën e Neven Subotic, që sipas Advokat ka vendosur t’i dedikohet vetëm Borusias së Dortmundit.
Ndërsa për Adem Ljajic të Romës, u shpreh se nuk e ka mentalitetin e duhur për të përfaqësuar Serbinë.
O Dick.
Pse nuk e thua troc qe Adem Lajci eshte shqiptar dhe nuk do te perfaqsoj Serbine.
ky avokat sadiku esht burr shum i qut.
Ore kok lop po mir e ke se mun te fitosh po puna eshete se mos ha ndonje presh si Portogalija
PER MUA RENDESI KA QE, PO FITUAM ME DANIMARKEN NE SHQIPERI, DHE PO MOREM BARAZIM ME SERBIN NE BEOGRAD, ATEHER SHQIPERIA KA SHANCE REALE PER TU KUALIFIKUAR PER EVROPIAN.
NDESHJA KYC DHE ME DECIZIVE ESHTE NDESHJE ME DANIMARKEN NE SHQIPERI, KU DUHET SEZBEN FITORJA.
hahaha mo Dick dhe emrin e ke te quditshem,nga nje luan i terbuar u ktheve ne nje pordhace,do hash mullarin si Portugalia.