Brehme në mjerim, përfundon duke pastruar tualetet

1 Tetor 2014, 15:30Sport TEMA

Ish- futbollisti i Interit dhe kombëtares gjermane Andreas Brehme është duke kaluar një moment delikat për shkak të borxheve të shumta.

250 mijë euro është shuma e borxheve që Brehme duhet të paguajë dhe në pamundësi për të shitur shtëpinë, mbi të cilën rëndon një hipotekë, është në pritje të gjyqit.

Pak ditë më parë legjenda e futbollit gjerman Franc Bekenbauer i bëri një apel drejtuesve të futbollit në Gjermani.

“Kemi përgjegjësinë që ta nxjerrim nga kjo situatë e vështirë në të cilën ndodhet pasi Brehme ka dhënë shumë për futbollin gjerman duke na dhuruar Kupën e tretë të Botës. Ne duhet ta falenderojmë duke e ndihmuar” tha Bekenbauer.

Apeli i Bekenbauer mesa duket nuk ka rënë në vesh të shurdhër. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Olivier Straube, një ish- shok skuadre i Brehme.

“Jam gati që ta punësoj në ndërmarrjen time të pastrimit të tualeteve dhe sanitareve, kështu do ta kuptojë çfarë do të thotë puna dhe jeta e vërtetë, dhe njëkohësisht do ta ndihmojë në përmirësimin e imazhit të tij” tha Straube.

Andreas Brehme ka qenë pjesë e Interit të rekordeve drejtuar nga Xhovani Trapatoni si dhe pjesë e kombëtares gjermane që fitoi Kupën e Botës në vitin 1990.

6 komente në “Brehme në mjerim, përfundon duke pastruar tualetet”

  1. era says:

    C’fare ka bere qe i ka prishur imazhin?

    1. Xha Barka says:

      Pijanec ordiner si Ristani.

  2. Opinionisti says:

    Fat hajduti!
    Kupen e Trete me nje penallti te falme.

  3. Nen Terezia says:

    kur u bene te zinjte dhe pronare te Gjermanise …dhe te flasin ne te tille menyre …

  4. Pats says:

    Hajde ne Shqiperi mer plak te behesh trajneri i kombetares shqiptare,te japim nje imazh te ri e te dhihesh ne leke

  5. zike says:

    Kurajo mik,je dhe kristian…..kurajo,largohu nga WC!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje