Federata shqiptare kundërshton serbët: Ndeshjet të luhen me tifozë

1 Tetor 2014, 18:06Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit hedh poshtë kërkesën e homologes së saj serbe që dy sfidat me Serbinë të luhen pa praninë e tifozëve miq.

Komiteti Ekzekutiv i qeverisë së futbollit shqiptar në mbledhjen e kësaj të mërkurë vendosi të mos pranojë kërkesën e Federatës së Futbollit të Serbisë, për një marrëveshje bilaterale, sipas të cilës, ndeshjet Serbi – Shqipëri në Beograd dhe Shqipëri-Serbi në “Elbasan Arena” të zhvillohen pa praninë e tifozëve të skuadrës udhëtuese.

Ajo kërkon nga pala serbe, që FSHF, të pajiset me sasinë e biletave që i takojnë, konform rregullave të përcaktuara nga FIFA dhe UEFA, në mënyrë që ato t’ua shpërndajnë tifozëve dhe grupimeve shqiptare, të interesuara për të ndjekur ndeshjen në Beograd.

Gjithashtu ajo kërkon marrjen e masave për sigurinë e tyre në stadium dhe jashtë tij.

KE shpreh bindjen se me pjesëmarrjen e tifozëve, kjo ndeshje dhe në përgjithësi futbolli, nuk humb një dimension shumë të rëndësishëm.

Nga ana tjetër, ky institucion beson se duhet krijuar nje atmosferë sa më bashkëpunuese, duke e konsideruar ballfaqimin e 14 tetorit, thjesht një ndeshje futbolli, pa etiketime politike e etnike.

Në frymën e bashkëpunimit për zhvillimin sa më normal të kësaj ndeshje, më datë 13 tetor, një ditë përpara takimit, do të zhvillohet një miqësore mes veteranëve të futbollit të Serbisë dhe atyre të Shqipërisë.

Ky ballafaqim, i emrave të njohur të futbollit të të dy vendeve, do t’i shërbejë krijimit të një klime sa më të mirë përpara takimit zyrtar Serbi-Shqipëri.

7 komente në “Federata shqiptare kundërshton serbët: Ndeshjet të luhen me tifozë”

  1. shaka prej hoxhe says:

    Me nderhyrje te UEFA,do dalin barazim te dy ndeshjet,keshtu qe mos u stermundoni shume!

  2. Logjika Jo Matematika says:

    po pse doni ti rrezikoni jeten tifozave ne beograd?
    nuk eshte ceshtje frike sesa eshte ceshtje numrash dhe kulture, pasi dihet se nuk do shkojne shume shqiptare ne beograd dhe dihet gjithashtu qe serbet nuk kane kulturen e mikpritjes se mikut ne shtepi.

  3. as mos keni merak se frike nuk kemi dhe serbet edine mire kush jane shqiptaret ne shkojme me serbine si ne mentalitet ashtu dhe ne ndjenja njerezore ata edine mire qe shqiperia eshte vend mike prites dhe ska perte ndodhur asnji aksident por perkundrazi do miqesohen me shume dhe jame i bindur se serbet ruajne respekte per shqiptaret ete shqiperise na njohin shume mire se ika ka dashur puna si jashte vendit dhe brenda vendit serbet kane shume ngjashmeri jane nacionalista jane sportista me shume nivele telarta sine basket boll jane artista ne pikture skulpture dentistat kane nji bagazh tjeter niveli ityre po ngrihet sote prandaj mos ebeni tragjedi keto fryen nga kosova kosovaret kane shtetin etyre nuk ka lidhje me shqiperine ne keto fusha te sporteve te ekonomise prandaj kosova ka nji qeveri qe ipergjigjet vete cdo shteti qe nderhyn ne punet eveta dhe nga kjo ngjarje shqiptaret nuk kane faje pse mos temarin pjese ne beograd kjo eshte nji prapagande midis kosoves dhe serbise prandaj shqiptaret jane kandidate ne europe kemi tjeter mentalitet epate dhe per papen cfare nuk shpifen po cdo gje doli me sukses dhe serbet te vine ne shqiperi ne nipresim si miqe dhe nuk ileme perjashta kurre se jemi popull me ide te larta me zemer te madhe ju uroj ndeshje te qeta dhe me harmoni cdo gje do eshikoni vete pa asnji incident ndeshja del 2 ,0 per serbine

    1. Kico korofillaku says:

      mire o adriatik mire, po ndonje presje a ndonje pike. Si ke harruar ti vesh ?

    2. shqiptari says:

      Adriatiku e ka shqipen gjuhe te huaj.
      Adriatik, ke shki apo maqoqen?

  4. Bujari says:

    adriatik pordha mos harro se gati 90 per qind futbollistet jan nga kosova ,keshtu qe po te shikohet nga prizmi tjeter sikur ben ti ,me shum i bije te loz kosova se shqiperia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje