Sulmuesi serb i Partizanit, futbollisti i muajit në Superligë

3 Tetor 2014, 17:12Sport TEMA

Shoqata “Sporti na bashkon”, në bashkëpunim me “Top Bast” përzgjodhi sulmuesin e Partizanit, Stevan Racic, si futbollistin më të mirë të muajit shtator, një cmim simbolik ky që iu dorëzua shtatlartit serb në ambientet e klubit gjatë konferencës për shtyp në kuadër të përballjes me Flamurtarin.

30-vjecari, i cili ka realizuar 3 gola në 6 sfidat e para të kampionatit, tha se ky vlerësim e motivon më shumë për të dhënë maksimumin e mundshëm me fanellën e kuqe, raporton Sport News:

“Jam shumë i kënaqur për këtë cmim dhe falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar. Ky është një motiv më shumë për mua në ndeshjet e ardhshme. Shpresoj dhe besoj se do ta marr edhe shumë herë të tjera këtë cmim”.

Nuk mundi të realizonte në derbin me Tiranën, por këmbëngul se do ta rigjejë shumë shpejt golin. Për Racic, ajo që ka më shumë rëndësi në sfidën e radhës me Flamurtarin, është marrja e tri pikëve:

“Dëshira ime është të shënoj edhe ndaj Flamurtarit, megjithatë e rëndësishme është që ne të fitojmë. Unë jam i bindur se ne do të marrim tri pikë në këtë takim të rëndësishëm. Atmosfera në skuadrën tonë është shumë e mirë dhe ne jemi të përgatitur për fitore. Optimizmi im bazohet te rezultatet që kemi arritur deri tani dhe në faktin se luajmë para tifozëve tanë”.

Para se të nënshkruante me Partizanin, Racicin nuk e njihte askush në Shqipëri, megjithatë impakti i tij te të kuqtë ishte i menjëhrshëm:

“Fillimisht dua të falënderoj trajnerin Duro për besimim që ka patur tek unë dhe premtoj se do ta përmirësoj lojën time ndeshje pasndeshjeje. Kur u transferova te Partizani nuk e mendoja se ishte ky nivel i futbollit që luhet këtu”.

 I pyetur se cilët janë rivalët më të fortë të Partizanit, Racic u përgjigj:

 “Flamurtari, Tirana, Kukësi… 4-5 ekipe në krye të renditjes mendoj se janë të të njëjtit nivel. Këto skuadra do të rivalizojnë deri në fund për titullin. Nuk mund të harrojmë edhe Lacin, që po luan gjithnjë e më mirë javë pas jave”.

Por si po e pret sulmuesi i të kuqve eliminatoren me Serbi – Shqipëri?

“Normal, unë jam serb dhe sigurisht që do të bëj tifozllëk për vendin tim”.

1 komente në “Sulmuesi serb i Partizanit, futbollisti i muajit në Superligë”

  1. "BALASHI" says:

    Kemi shume besim tek ti per ta çuar “Partizanin” atje ku i takon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje