Xhorxheviç: Me Canën flasim serbisht!

3 Tetor 2014, 15:17Sport TEMA

Përballja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë do të jetë e veçantë për futbollistët e Lacios.

Në fakt, ekipin serb do ta përfaqësojë sulmuesi Filip Xhorxheviç, kurse tek pala shqiptarë do të luajnë futbollistët Lorik Cana dhe Etrit Berisha.

Edhe pse do t’i ketë rivalë në fushë, futbollisti serb thotë se miqësia që ka me ta, do të jetë mbi të gjitha.

“Cana dhe Berisha janë njerëz mjaft të mirë, miq të mi. Madje, me Canën flasim edhe serbisht.

Gjatë kësaj vere kemi diskutuar për këtë ndeshje.

Futbolli i ka bërë bashkë duke ngrënë në të njëjtën tavolinë shqiptarët dhe serbët”, deklaroi Xhorxheviç për “B92”, transmeton Zëri.

“Do të ketë rivalitet në fushë, por ne mbi të gjitha jemi miq. Megjithatë, në terren nuk ka tolerancë”, përfundoi Xhorxheviç.

2 komente në “Xhorxheviç: Me Canën flasim serbisht!”

  1. Rei says:

    Normale se ti vetem sebisht di, ai flet 5 gjuhe.

  2. Naim Frasheri says:

    Normal qe Serbisht se po te thote ai shqip ta qfsha rracen ti se kupton

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje