Kuqezinjtë “ngrohin” De Biazin

6 Tetor 2014, 15:01Sport TEMA

Sfida e dytë eliminatore e Euro 2016 e gjen Shqipërinë në një moment mjaft pozitiv, që lidhet me suksesin 1-0 të kuqezinjve në Portugali, por edhe me formën që po kalojnë të besuarit e De Biazit në skuadrat respektive.

Minuta në këmbë dhe gola të shënuar. Trajneri italian po merr sinjale pozitive nga shumë elementë kuqezi, kryesisht mesfushorë dhe sulmues, që përvec formës së mirë fizike, po tregojnë se kanë fituar edhe nuhatjen e golit, raporton Sport News.

Vetëm javën e fundit kanë realizuar Edmond Kapllani për FSV Frankfurt në Bundesligën e dytë dhe Burim Kukeli për Zyrihun.

Por, le ta analizojmë ecurinë e gjithsecilit, duke u nisur nga porta.

Etrit Berisha në fakt, e ka humbur vendin të titullarin te Lacio, me trajnerin Pioli që preferon Marketin, por kjo e shqetëson pak De Biazin, që me 26-vjecarin e ka të sigurtë portën.

Në mbrojtje mbetet shqetësues fakti që Mërgim Mavraj, një nga pikat më të forta të kuqezinjve në prapavijë, po qëndron në stol te Këlni, ndërsa Cana, Agolli, Hysaj dhe Lilaj mbeten titullarë fiks te skuadrat e tyre.

Në mesfushë De Biazi po i fiton thuajse të gjithë elementët që kanë munguar për arsye fizike.

Valdet Rama po luan rregullisht në radhët e Mynih 1860 në Bundesligën 2, ndërsa Alban Meha, edhe pse nuk luajti asnjë minutë këtë fundjave me Paderbornin, është përfshirë në listë me shpresën se mund të japë kontribut me Danimarkën dhe Serbinë, të paktën për një pjesë loje.

Gëzojnë formë të shkëlqyer fizike edhe lojtarët që luajnë në Zvicër, Abrashi, Xhaka dhe Kukeli, me mesfushorin e Zyrihut që realizoi golin e parë në fitoren 3-0 me Vaduzin, pa harruar edhe Shkëlzen Gashin, që e ka nisur si goleador eksperiencën te Bazeli.

Mbetet për t’u vlerësuar gjendja fizike e Odise Roshit, që sipas parashikimeve mund të riaftësohet të paktën për ndeshjen me Serbinë.

Një alternativë e besueshme mbetet edhe Ergys Kace, një nga pikat më të forta të Paokut të Selanikut në këtë fillim sezoni.

Sinjale pozitive ka dhënë edhe Hamdi Salihi nga kampionati izraelit, pa harruar edhe Bekim Balën, heroin e kuqezinjve në Portugali, i cili është aktivizuar në kohë të plotë këtë fundjavë me Slavian e Pragës.

Në prag të dy përballjeve të radhës me Danimarkën në Elbasan Arena dhe me Serbinë në Beograd, De Biazi do të ketë më shumë alternativa për 11-shen titullare, sidomos në fazën sulmuese, në funksion të një tjetër rezultati pozitiv për ta mbajtur të ndezur ëndrrën për një kualifikim të mundshëm në Francë 2016.

4 komente në “Kuqezinjtë “ngrohin” De Biazin”

  1. Alban says:

    Forca Shqiperi, me kembe ne toke! Beni lojen tuaj, ti marrim dhe Danimarkes 3 pike.

    1. Plaku says:

      O Alban, pse mos i marim 4 pike? Ne portugali morem 3 pike + 1 gol = 4

  2. Qemoli says:

    Biazi ka pranuar oferten e Bleones dhe Shqiperia do fitoj. Hallall pushka plak! Mos harro prezervativin dopjo

  3. Emigranti Bruksel says:

    Urojme me gjith zemer fitore kombetares sone, por te jemi te ndergjegjeshem edhe nje pike s’eshte keq. Me kembe te toke e pa eufori se kjo ka rrezik te na bej keq Lus Zotin te kemi edhe fat. Para Shqiperia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje