De Biazi: Mendojmë vetëm për Danimarkën

4 Tetor 2014, 15:25Sport TEMA

Xhani De Biazi e cilëson si sfidën më të rëndësishme përballjen me Danimarkën të shtunën e 11 tetorit në orën 20:45.

58-vjeçari që drejton Përfaqësuesen shqiptare kërkoi që në fillim të konferencës për shtyp të evitohen pyetjet për ndeshjen me Serbinë, pasi sfida që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” është shumë jetike për ecurinë e kuqezinjve, raporton Sport News:

“Të shtunën do të luajmë në një stadium të ri dhe ndaj Danimarkës, një kundërshtar shumë i fortë fizikisht dhe teknikisht.

Ata janë një ekip i mirë, pasi luajnë së bashku prej disa vitesh.

Në transfertë janë të rrezikshëm, pësojnë pak gola dhe edicionin e kaluar kanë fituar plot tre ndeshje jashtë shtëpisë.

Nëse mbajmë mendjen tek rezultati në Portugali, atëherë nuk do të arrijmë asgjë.

Ndaj Portugalisë kemi bërë shumë gabime dhe disa gjëra të mira.

E rëndësishme në këtë moment është të mësojmë nga gabimet që kemi bërë. Edhe nëse do të mundeshim në Portugali, asgjë nuk do të ndryshonte për ne.

Kemi dhe 7 ndeshje të vështira dhe nëse nuk qëndrojmë me këmbë në tokë nuk do të arrijmë asgjë”.

Në një duel të tillë është e rëndësishme të mos dalësh pa pikë.

Ndaj Danimarkës luhet për fitore, por edhe një barazim do të ishte i kënaqshëm për këdo.

De Biazi shprehet se ekipi luan me një objektiv të vetëm duke analizuar më pas dhe situatën tek kuqezinjtë:

“Nuk luaj kurrë për barazim.

Përgatitemi për të fituar ndeshjen, kjo dhe për respekt ndaj tifozëve apo medias.

Më pas në varësi se si do të shkojë loja edhe mund të kënaqemi barazimin.

Kjo nuk është një ndeshje e lehtë, pasi janë ekip i mirë. Ne duhet të luajmë me kujdes dhe zgjuarsi. Në përgjithësi thuhet se ekipi që fiton nuk ndryshon por ka kaluar një muaj nga ndeshja me Portugalinë dhe ne kemi rikthime të rëndësishme në skuadër.

Do i vlerësojmë të gjithë në stërvitje dhe më pas do vendosim. Mund të them që në krahasim me eliminatoret e botërorit ekipi do të pësojë më pak ndryshime nga ndeshja në ndeshje, pasi kemi dhe shumë alternativa”.

11 komente në “De Biazi: Mendojmë vetëm për Danimarkën”

  1. liri says:

    DO FITOJME,BINDJA ESHTE E SIGURT.

  2. Bobi says:

    Shumica e kane mendjen tek ndeshja me Serbine por nese humbasim kete me Danimarken, morali i lojtareve do te ishte shume i ulet dhe veshtire se do te mernim pike ne Beograd. Gjithsesi suksese Gianni!

  3. perkthyesi says:

    0:2 per armikun.
    Me dhimbje pooooo.
    Na rrahin me fizik. Jane rrace fizikisht shume me superior.
    Fati ben cdo gje, por realiteti eshte negativ.
    Pashe zvicren me angline 0:2 per anglezet.
    Te gjithe shqiptaret pervec shaqirit me zor vraponin. Te ngathet. Problemi kryesor te zvicra ishin shqiptaret.
    Sjemi rrace e shpejte dhe te forte sa duhet.

    1. demokrat says:

      Rreshti i fundit eshte per tu harruar. Nese edhe ne shqiperim je po kaq i artikuluar dhe i njeanshem sa edhe ne te shkruar, atehere le per te deshiruar. Pak info si rishtar qe mund te jesh ne perkthime apo shqiperim,Shqiptaret i kane dhene Guhes Italiane dhe mentalitetit italian dicka qe e dallon Racen e tyre Vitale dhe te Forte nga te tjeret, fjalen FARABUTTI-fare e bute. Ne kuptimin “pexhorativ” shqiptaret e kane bere dallimin midis tyre dhe te tjereve ne kuptimin e ashpersise dhe e qendrueshmerise se races. Ne te ardhmen mund te te qelloje te lexosh pershkrimet e shqiptareve nga udhetare jo vetem ne malet e Shqiperise, por edhe te atyre qe shihnin ne rrjedhen e Nilit ne Sudanin e larget, dhe atehere do te kuptosh se problemi me kompetivitetin e races shqiptareve nuk eshte butesia ose mungesa e forces, por Individualizmi dhe Mungesa e Disiplines. Kjo e ben te ulet kompetitivitetin e shqiptareve ne ekip, sa per force individuale shqiptarit duhet ti presesh gjuhen dhe koken per ta ndaluar te bej ate mendon dhe do.

  4. Maverick says:

    Pa bërë shumë polemikë me ty përkthyesi, po meqë po flet për fizik, si ka mundësi që shqiptarët shkëlqejnë në peshëngritje, mundje, boks apo thai full contact, apo sepse nuk kanë fizik?!! Është çështje tradite dhe impenjimi, sepse edhe italianët jo shumë larg adn-së tonë, janë 4 herë kampionë bote. Tani idiotësira mund të themi të gjithë, po që të hedhësh argumente kryekëput antishqiptare është pisllëk pa fund.

  5. Agoni says:

    De Biazi luaj nje here ndeshjen ne Beograd, pastaj thuaj O bobobo Danimarka.

    1. Pelasgian says:

      po ka para ndeshjen me Danezet o loqe

  6. exit says:

    Danezet apo nordiket nuk jane budallenj te merren me mundje e peshengritje.
    Eshte tjeter force ajo e mundje, tjeter ajo e vrapimit.
    Ne ngritje peshe e mundje duhet te jeshe rumaduc I shkurter e pa ment.
    Ne futboll duhet te jeshe I shpejt dhe inteligjent.

  7. Arben says:

    NE KETE RAST ITALIANET DO TI THOSHIN DE BIAZIT

    “IN BOCCA AL LUPO”

    KETE I THEMI EDHE NE.

  8. dini says:

    Mendja me thote se ndeshjen e fitojme me …..e po do te jete fitore?!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje