De Biazi shpall listën për ndeshjen me Danimarkën dhe Serbinë

4 Tetor 2014, 14:59Sport TEMA

Xhani De Biazi shpall listën paraprake prej 27 futbollistësh të Kombëtares shqiptare në vigjilje të dy takimeve eliminatore të Euro 2016 kundër Danimarkës dhe Serbisë.

Në këtë listë nuk mungojnë surprizat ku bien në sy edhe afrimet e reja si portieri i Partizanit, Alban Hoxha, mbrojtësi Amir Rrahmani, dhe bien në sy rikthimet e mesfushorëve Alban Meha dhe Valdet Rama.

Ndërkohë që mbrojtja mbetet e njëjtë, reparti më i populluar është sulmi, ku përveç heroit të Portugalisë, Bekim Balaj, janë grumbulluar edhe Vajushi, Cikalleshi, Salihi, Gashi, si dhe veterani Kapllani.

Sytë janë tek fantazisti Alban Meha, i cili vjen nga një mungesë një mujore për shkak dëmtimi, pasi konsiderohet si elementi më cilësor tek kuqezinjtë.

28-vjeçari duhet të fitojë minuta në këmbë, pasi sipas trajnerit De Biazi në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena” luhet ndaj një kundërshtari të përgatitur fizikisht.

“Jam shumë i kujdesshëm për futbollistët e Kampionatit khqiptar.

Këtë gjë e tregon edhe lista e publikuar.

Për sa i përket Mehës, ai nuk është ende në 100% të formës së tij dhe të dielën e kaluar luajti vetëm 10 minuta.

Ai ka kualitet dhe është një futbollist që mund të zgjidhe ndeshjen në çdo moment”.

Për herë të parë lista e publikuar nga trajneri Xhani De Biazi, nuk duket të ketë kontestime apo pakënaqësi, pasi në të janë futbollistët më të mirë të momentit.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë: Berisha, Shehi, A. Hoxha

Mbrojtës: Cana, Hysaj, Lenjani, Xhaka, Curri, Rrahmani, Lila, Mavraj, Agolli

Mesfushorë: Kaçe, Meha, Abrashi, Bulku, Kukeli, Vila, Rama, Shala, Roshi

Sulmues: Balaj, Gashi, Cikalleshi, Salihi, Vajushi, Kapllani

7 komente në “De Biazi shpall listën për ndeshjen me Danimarkën dhe Serbinë”

  1. shqiptar e bir shiptari says:

    Rroftè Shqipëria. Na zbardhni faqen çuna. Do u jemi mirënjohës për tër jeten.

  2. Agoni says:

    Nje Kushta i Flamurtarit për serbët do të mjaftonte

  3. Al says:

    Suksese kombetares sone ! Lutemi te keni fat gjithashtu .

  4. Pelasgian says:

    Po Roshi sikur ishte i demtuar ???? Nejse , shpresoj te luaje RAKETA se eshte si Attila ne krahun e djathte !

    Balaj e Cikalleshi jan dy sulmues shume cilesor dhe shume fizik !

  5. exit says:

    Do ta kesh faqen te nxire qe pret ta zbardhin keta.
    Kjo eshte loje. Seshte pune faqe. Njeri do fitoje.

    1. benbenedeti says:

      nje shprehje shqiptare tha mor exit po sa gati me e fy tjetrin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje