Rumenige: Roben, thjesht i pabesueshëm!

6 Tetor 2014, 15:04Sport TEMA

Karl Heinz Rumenige është i mrekulluar nga loja e Arjen Roben.

Shefi ekzekutiv i Bajernit të Mynihut e konsideron të pandalshëm mesfushorin holandez, i cili po kalon një formë të shkëlqyer me kampionët e Bundesligës.

30-vjecari shënoi një dygolësh në fitoren 4-0 në fundjavë me Hanoverin në “Allianz Arena”.

“Kohët e fundit Roben po shfaqet i pabesueshëm. Ai tregoi nivelin e tij më të lartë edhe gjatë Botërorit të Brazilit. Roben është i pandalshëm, asnjë mbrojtës nuk mund ta mbajë atë, madje as spanjolli Serxhio Ramos. Aktualisht po kalon një formë të jashtëzakonshme, është thjesht i mrekullueshëm”, tha Rumenige.

Por si i pret holandezi lëvdatat e Rumeniges?

“Unë jam pjesë e skuadrës. Po shkëlqej në fazën sulmuese, sepse po zhvillojmë një lojë të bukur të gjithë bashkë. Me Hanoverin jemi shfaqur ndoshta më formën më të mirë sezonale, ishim thjesht të papërmbajtshëm”, tha Roben.

Në këtë sezon Roben është aktivizuar në katër takime të Bundesligës, ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asite, me Bajernin që kryeson kampionatin në kuotën e 17 pikëve, 4 më shumë se Hofenheimi dhe Borusia e Mynshengladbahut, që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë

1 komente në “Rumenige: Roben, thjesht i pabesueshëm!”

  1. Frederik says:

    I mrekullueshem , aktualisht sulmuesi me i mire .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje