Angelina Jolie merr titullin "Damë" nga Mbretëresha Elizabet

10 Tetor 2014, 16:38Lifestyle TEMA

Aktorja Angelina Jolie është nderuar me titullin “Damë” nga Mbretëresha Elizabet e Britanisë për shërbimet e saj në politikën e jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të fushatës për tu dhënë fund abuzimeve seksuale në zonat e luftës.

Ylli i Hollivudit u nderua me këtë titull të premten në një ceremoni private Buckingham Palace.

Por duke qenë se është qytetare amerikane Jolie nuk mund të mbajë titullin “Damë” para emrit të saj.

Angelina Jolie është e dërguara e posaçme e Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët dhe bashkëthemeluese e nismës për “Parandalimin e dhunës seksuale” në vitin 2012.

Nderimi u njoftua fillimisht në Qershor gjatë javës kur Jolie udhëhoqi bashkë- kryesimin për t’i dhënë fund “Dhunës Seksuale në Konfikte” në samitin botërorë të mbajtur në Londër.

Aktorja amerikane në atë kohë pohoi se ishte një nder për të, marrja e një titulli të tillë që ka lidhje me politikën e jashtme.

Vitin e kaluar Jolie tha se kishte kryer mastektomi të dyfishtë, pasi zbuloi se kishte një shans 86% për tu prekur nga kanceri i gjirit.

8 komente në “Angelina Jolie merr titullin “Damë” nga Mbretëresha Elizabet”

  1. cke-mer-dele says:

    Cift perfekt
    Te bukur
    Te pasur
    Bamires
    Te ndjeshem shiko sa femije kane biresuar nga te gjitha rracat

    1. aa says:

      Familje universale / pluraliste ?

  2. Tirana 1950 says:

    Obobo kjo eshte bere si gjethe fiku per te fshire b…

    1. Wendy-B says:

      Me gjithe ato probleme shendeteore qe ka pasur eshte e kuptueshme. Angie eshte femer dinjitoze e me shume prezence, NJE DAME E VERTETE.
      I uroj shendet e jete te gjate.

      1. Tirana 1950 says:

        Cfare problemesh ka pasur, thithte kokaine dhe heroine ne te njejten kohe.

  3. z says:

    Wendy-B -Ndjej nje dhimbje per shendetin qe po kalon,dhe kam respekt.Por Angji kishte nje te kaluar te qrregulluar.

  4. Çiljeta says:

    Angie, vërtet një DAMË DINJITOZE, por e prish imazhin e saj duke u takuar me atë KUFALLËN (Mbretëreshën)…(???!!!)

  5. Drejtesia says:

    Edhe kjo gjyshja e pavdekshme. Mu me jan zbardh floket fare e kjo standart sic ka qene para 20 kusur vitesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje