De Biazi: Me Danimarkën, vetëm për fitore

10 Tetor 2014, 14:37Sport TEMA

Trajneri Xhani De Biazi dhe kapiteni Lorik Cana dolën në konferencën për shtyp në vigjile të përballjes së shumëpritur me Danimarkën.

De Biazi u shpreh i qartë para gazetarëve se skuadra nuk do të hyjë në fushë për të marrë barazim por për të fituar ndeshjen. Ai bëri thirrje që lojtarët të luajnë me mendje dhe me këmbë në tokë dhe të ruajnë vazhdimësinë pas fitores në Portugali.

Duhet të luajmë me shumë kujdes. Të shfrytëzojmë ‘armët tona’.

Jemi të ndërgjegjshëm që kemi tre ekipe më të mira se vetja, Portugalinë, Danimarkën dhe Serbinë.

Na pret një ndeshje shumë e fortë nesër.

Ne nuk do hyjmë për të marrë një pikë, por do të kërkojmë pikët maksimale. Nuk mund ta them tani nëse do më kënaqë një pikë.

Do bëjmë gjithçka për të marrë më të mirën e mundshme. Në varësi të rrethanave të lojës edhe një pikë mund të na kënaqë”, u shpreh De Biazi.

Trajneri italian nuk dha indikacione për formacionin ndërsa kapiteni Cana deklaroi se ekipi do të japë maksimumin që të fitojë dhe të inaugurojë stadiumin e ri me një sukses që vlen 3 pikë.

“Ne e njohim forcën e Danimarkës, kemi luajtur edhe vite më parë dhe i kemi marrë një barazim në Qemal Stafa.

Nëse bëjmë një krahasim, favorit i grupit mbetet Portugalia pavarësisht se ne e mundëm. Do futemi në fushë vetëm për fitore, do tentojmë më të mirën.

Nuk kemi pse të futemi në fushë me frikë, pasi kemi luajtur dhe kundërshtarë më të fortë se Danimarkë dhe kemi marrë pikë”, tha Cana. 

2 komente në “De Biazi: Me Danimarkën, vetëm për fitore”

  1. raimond vlonjati says:

    Shume mire Cana . Vetem per fitore duhet te futeni dhe te filloni me sulm te furishem q ene minutat e para , per ti frikesuar

    Ata kane mbrojtje te dobet, biles shume te dobet ndaj duhet ti mbysim duke i sulmuar, porse kane sulmin shume te mire..

    .Ne duhet te lozim me sulm qe ne fillim ,qe do zoti te nxjerrim ndonje gol sa me shpejt
    dhe pastaj menjehere te mbyllemi ne mbrojtje zonale duke perdorur kundersulmin, me koke ne tope ..lol

    Duhet qe mbrojtja te kete kujdes nga krahet dhe te bejne sa me pake gabime

    Hajde urime, urime dhe paci fat se une e kam parashikuar 3-1 per Shqiperine !

    Po fituam me Danimarken , atehere ikem ne finalet e Frances …..

  2. Arjani says:

    Mendj se duhet te luajme me vendsjen 4-4-2 ne fillm.Duhet qe ti sulmojme me furi per ti befasuar e ndoshta per tu shenuar.Kjo 5-10 minuta te fillimit dhe pastaj te mbyllemi me vendsjen 4-5-1 per te ruajtur barazimin dhe per ti goditur me ndonje kundersulm oseeee me godtje denim.
    Pra ne dy faza te pjeses se I me nga 5 mnin duhet ti sulmojme dhe pastaj te rime te terhequr per kundersulme.Po keshtu dhe pj.e II nese pj I del 0-0.
    Prioritet duhet te kemi mbrojtjen. Duhet te perdorim pasimin e shkurter ne mesfushe per ti nervozuar dhe ti detyrjme te bejne faulla.Nese do na mbuloje euforia dhe do sulmojme vazhdimsht per te fituar do mundemi keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje