Amulli totale në Federatën Shqiptare të Futbollit në prag të Shqipëri-Danimarkë, me kaosin që ka përfshirë organizmin me seli në rrugën e Elbasanit.
Për ndeshjen e parë zyrtare në “Elbasan Arena” fillimisht u lajmërua se biletat, me çmime që shkojnë edhe, do të dilnin në treg më 5 tetor, por pas dy ditëve heshtje totale, federata kaloi gjithçka me një njoftim për shtyp, ku bëri të ditur se shitja do të niste mëngjesin e së mërkurës të 8 tetorit.
Në dy pikat e përcaktuara, atë në stadiumin “Qemal Stafa” në kryeqytet dhe atë të teatrit “Skampa” në Elbasan tifozët dhe dashamirësit zunë rradhë që në orët e para të mëngjesit, por mësohet se në të dy qytetet dolën në shitje rreth 500-600 bileta nga 12 500 në total.
Pra më pak se 5% e totalit. Për të kuptuar se ku ka përfunduar, si dhe me çfarë çmimesh është shpërndarë pjesa tjetër e biletave nuk duhen shumë hamendësime, por kësaj here përveç tifozëve e kanë pësuar edhe gazetarët.
Për herë të parë akreditimet e gazetarëve në stadium u bënë on line në faqen e FSHF-së, ku afati i përcaktuar ishte nga 30 shtatori deri më 5 tetor, dhe u njoftua se pas këtij afati nuk do të kishte asnjë mundësi tjetër akreditimi, i cili iu konfirmua gazetarëve me një e-mail.
Sipas punonjësve të federatës, akreditimi elektronik shmangte ndërhyrjen njerëzore “alla shqiptarçe”, por ditën e djeshme me një sms, ku shkruhej “për shkaqe teknike akreditimi juaj është anulluar” disa prej gazetarëve iu anullua e drejta e pranisë në stadium.
Që nuk bëhet fjalë për shkaqe teknike, por për ndërhyrje “nga lart” kjo është fare e lehtë për t’u kuptuar. Gjithsesi anashkalimi i gazetarëve është fare i papërfillshëm përpara talljes që tashmë iu bë mijëra tifozëve. Dhe “Guida për Mediat” e së enjtes, me të cilën FSHF u krenua se kishte plotësuar standardet më të larta të UEFA-s, u zhvlerësua pa kaluar 24 orë.
kta jan qelbesira na lan pa bileta te korruptuari gjer ne palc,dy dit rresht pritem te sportelet e nuk gjetem bilet cdo gje ishte bllokuar per ti shitur me pas sekseret e tregut te zi me trefish te cmimit,te shkaterroet urgjentisht kjo federat klienteliste e korruptuar sa ska me…..
o sa majr me ken shqiptar!
Po mire ja u bejne,perse ankoheni? Le te mos blejne biletat me cmm te shtrenjte qe tu ngelen pa shitur,dhe teshikojne pastaj keta qelbesirat e FShFse.
te keqen e irakut.
Te behej edhe gjysma tjeter e stadiumit te shkodres se dote kishte 26 vende dhe shum here me i bukur , megjithse nuk duan ato qe drejtojn dhe mbajnë shkodren peng tash 23 vjet , qeveria dhe fshf ta bejne stadiumin Vojo Kushi ne shkoder dhe te mos e lene bashkine te shofin ndeshjen ne te .
Vetem per 4 muaj u ndertua nje stadium ,modest nga permasat por me parametra bashkekohore per nga cilesia. Vetem kush NUK DO, nuk kupton e pranon se per 23 vite NUK E KANE RRUAJTUR FARE PER KETE VEND ,por kane pare vetem interesat MESKINE TE RRETHIT TE VET MAFIOZ.U them zoterinjve katundare,me saliun ne krye e dhendrin e tij katundar Shijaku,e me gjithe rrethin e tyre te mbizoteruar nga njerez me formim katundaresk:-NUK E KENI VIZIONIN E DUHUR ,NUK KENI FORMIMIN E DUHUR ,NUK JENI NE LARTESINE E DUHUR per te drejtuar jeten e nje populli te tere.Aq me pak per te KRYER MISIONIN HISTORIK TE LARTESIMIT TE KOMBIT GJITHESHQIPTAR PER TA BARAZUAR ME QYTETERIMIN EUROPIANOPERENDIMOR,ndaj ,vodhet sa vodhet,demtuat e demtuat me shume sa na kane bere greket e serbet te mare se bashku,tani eshte momenti te HIQENI QAFE .Uroj dhe besoj, qe Edi Rama do ta mbaje premtimin per te rikonstruktuar e modernizuar stadiumin e Shkodres sa me shpejt .Ai qytet e meriton ashtu si gjithe shqiptaret meritojne te jetojne me mire ne vendin e vet.
Po pse kot fitoi Armando Duka 100 perqind kur u zgjodh!? Si ne kohen e Enverit, sa turp!
Cfare mund te presesh nga keta njerez qe mbajne peng sportin ne kete vend, privatizuar githcka!
Po ketu s ka qytetari, shoqeri civile, etj. Te ndodhin keto gjera ne vend tjeter njerezit dalin ne proteste, ndersa ketu ka pllakosur konformizmi e korruptimi ordiner i njerez e dhe ketyre palo institucioneve!!!
S ka si te mos kuptohet qe Duka eshte nder njerezit me te pasur ne kete vend???