Premtimi i ekipit kuqezi: Do t'iu bëjmë krenarë

13 Tetor 2014, 12:41Sport TEMA
Premtimi i ekipit kuqezi: Do t'iu bëjmë krenarë

Shqipja ka nisur fluturimin drejt Beogradit, me synimin për të bërë krenar një komb të tërë.

Kombëtarja kuqezi e drejtuar nga italiani Xhani De biazi është nisur për transfertën më të rëndësishme të eliminatoreve të “EURO 2016”, atë ndaj Serbisë.

Edhe pse është një ndeshje që vlen tre pikë në klasifikimin e Grupit “I” për shqiptarët në të gjithë globin kjo është një sfidë e veçantë.

Në stadiumin e Partizanit në Beograd, 11 kuqezinj pritet të jenë të vetëm në një sfidë ku sytë, veshët dhe zemrën e kanë aty mbi 10 milion shqiptarëve anembanë botës.

Por djemtë kuqezi në nisjen e drejt kryeqytetit Serb tregohen profesionist, edhe pse japin një mesazh të qartë për tifozët, raporton Sport News.

Kapiteni Lorik Cana, mbrojtësi Mërgim Mavraj dhe autori i golit ndaj Danimarkës, Ermir Lenjani premtojnë se do të bëjnë të gjithë shqiptarët kudo që janë të ndjehen krenarë.

Cana: Është një ndeshje e rëndësishme dhe premtojmë se do të bëjmë të gjithë shqiptarët të ndjehen krenarë për ne.

Mavraj: Është një ndeshje futbolli, por gjithsesi është një sfidë që për tifozët do të thotë shumë. Do të përpiqemi të marim rezultat dhe t’i bëjmë të ndjehen krenarë për ne.

Lenjani: Ndaj Serbisë është një ndeshje e veçantë do të japim 200% tonë dhe shpresojmë për një fitore.

25-vjeçari Lenjani kryqëzon gishtat që të përsërisë paraqitjen e tij të mirë ashtu si dhe të shtunën në “Elbasan Arena”, duke shpresuar të shënojë një tjetër gol.

Shpresoj të shënoj një tjetër gol, megjithatë do të përpiqem të jap maksimumin dhe nëse do të më jepet mundësia për të shënuar nuk do të hezitoj”.

Në një stadium me kapacitet mbi 30 mijë spektatorë, pritet të mungojnë koret kuqezi, ato që përherë i kanë dhënë zemër djemve kuqezi në fushë. Për qendërmbrojtësin Mavraj kjo është një situatë e re për ta, pasi kudo dhe kurdo kanë pasur me vete tifozët, pavarësisht largësisë se ku është luajtur takimi i Kombëtares Shqiptare.

Është diçka që nuk e kemi përjetuar më parë dhe do ta shohim aty se si do të jetë një ndeshje e tillë. Megjithatë ne do të luajmë të përqendruar për të dhënë maksimumin”.

Mbiemri Cana nuk është i panjohur në botën e futbollit serb dhe në veçanti për kryeqytetin Beograd. Loriku, kapiteni i Kombëtares shqiptare kujton një trashëgimi familjare duke shpresuar në përsëritjen e historisë.

Babai im ka luajtur në Beograd ndaj Crvena Zvezdës me Prishtinën e madhe. Ai shënoi gol ndërsa ekipi asaj kohe fitoi ndeshjen në kampionatin jugosllav. Shpresojmë të përsërisim atë sukses për të kënaqur një komb të tërë”.

41 komente në “Premtimi i ekipit kuqezi: Do t’iu bëjmë krenarë”

  1. shqiperia says:

    Fitorja ne Beograd do na sjelle dy kenaqesi nje qe eshte 3 pikeshi dhe e dyta eshte dhe me e rendesishmja qe tju tregojme serbeve shpirtin tone luftarak dhe krenarine tone qe nuk thyhet kollaj dhe i lutem zotit ta ndihmoje kombetaren tone sikur ne me te keqen te marrim dhe barazimin AMEN.

    1. Katili says:

      Krenaria eshte te luajne me dinjitet si ekip,eshte futboll njeri do e fitoj,
      urojme te jemi ne ata.

      1. $ says:

        dinjitet i trukuar, skenar, mashtrim

        bashke lojtaret e dy shteteve kunder bastexhinjve

  2. taso kume says:

    TE pakten kenaqem me barazimin ,ate flamur qe ciganet sllave dogjen ne MARASI TE GENOVES duhet ta ngreme larte,ju urojme nje ndeshje me cilsi.

  3. S says:

    cuna ne jemi me ju…ju pershendes nga italia..

  4. Vladimir says:

    Urime djem dhe me fitore! Megjithese ne nje ndeshje si kjo, te gjitha opsione jane te hapura. Sidoqofte shume e rendesishme eshte qetesia, korektesa, dinjiteti, respektimi i rregullores, nuk po them te luhet me shpirt se kjo nuk ka dyshim per asnjerin nga ju. Tregojeni veten ne radhe te pare si djem dinjitare, fitorja apo humbja nuk jane kryesoret. Mos i lejoni vetes asnje nervozizem e asnje shenje dobesie.

  5. Vizioner says:

    Fitore dhe vetem Fitore!

    Kush merr pike ne Portugali, ne Serbi nuk duhet diskutuar fare.

    Suksese cuna. Edhe pse nuk mund te keni aq shume tifoze direkt ne Stadium, te gjithe Shqiptaret ane e mbane Botes do ti kene syte nga ju, do t’ ju brohurasim njesoj sikur te jemi ne Stadium.

    Serbi vs Shqiperi 1:3

    1. geri says:

      spo luan me lacin o rrk

  6. Vija Teodos says:

    Kane frike nga kenga Xhamadani vija vija. prandaj nuk i lene tifozet shqiptare ne stadium.

  7. raimond vlonjati says:

    Do Zoti fitoni !
    Gjithe syte dhe zemrat e shqiptareve jane me ju aty ne Beograd

  8. janullatos pisoglentis says:

    me kembe te lehta e me balle lart djema

    1. $ says:

      gjahu nuk e kupton kurre psikologjine e tigrit

      1. $ says:

        marrin te kuq dhe justifikojme humbjen

  9. Mihal Grameno says:

    si me luksemburgun???

  10. Makarov says:

    ndeshja del 0-0

    1. $ says:

      del 3+ info sekret

      1. $ says:

        1-0, 2- 0, 2-1 final

  11. "BALASHI" says:

    A Roshi, Roshi, ç’ na bere! Me ate hapin tend gjigand prej atleti dhe Lenjani i mrekullueshem ne krahun e majt, do benit mrekullira duke e futur ne nje dare mbrojtjen Serbe. Mos kini ndruajtje.
    I pash me Armenet. I shpetoi fati ne minutat shtese dhe te kujtosh qe kur ishin 1:0 per Armenet ne minuten e 82 humben nje penallti qe do te ishte 2:0.
    Ish Jugosllavia qe shkelqente neper Botror e Europian nuk ishte prezent me lojtare serb, por kryesisht Kroat e deri tek i madhi Fadil Vokrri…

    1. ferdi says:

      sja paske haberin futbollit fare, Stojkovic ylli marsejes apo jugovic, mihajllovic i romes, mijatovic i realit etj etj ik fli gjume o katunar.

  12. Chicago 14 says:

    Suksese dhe nje fitore te bukur ju uroj nga zemra cunave te shqipes 2 krenare. Fitore. ..krenare per shqiperine dhe ekipin kuq e zi. Serbin mposhteni se e meriton . Vetem kujtoni cfare ka heq Kosova e veriu I shqiperise. Lotet dhe britmat nenaven motrave e foshnjave kosovare duhet tju ndezin gjakun e te luftoni per fitoren. Ju do te fitoni dhe ngrohni besimin dhe zemrat e shqipetareve kudo ne bote.

  13. Alex says:

    Nuk ka rendesi fitoria, rendesi ka paraqitja.Te humbasesh ne nji shtet qe nuk te lejon tifozet e tu tregon frike per ta dhe pasiguri, ndersa per ne kurajo dhe vetmohim. Nese fitojme apo barazojme turpi i ngelet atyre dyfish! Suksese djema, bashke me syte e Zotit tej Ju jane ato te te gjithe shqiptareve!

  14. Agron says:

    Shqipja simboli Greke I Kostandinopolit shkon ne Serbi te luaje me simbolin tjeter Greke te flamurit Serb.
    Forca amikos ne lufte per dignity qe te tregojme spirit tone skiavo qe vetem 100 vjet jemi stte end por keto te rroje Turkye vallai tone shekullor.

    1. emigrant says:

      RROFTE SHQIPERIA! FORCA CUNA, NA NDERONI, KY DO TE JETE NJE RAST I VETEM NE KARRIEREN TUAJ PER T4U SHKRUAR NE HISTORI!
      PERSERISNI TALENTIN E TE MADHIT KUSHTA TE FLAMURTARIT TE VLORES!

      Z Agron, me falni por ç’fare gjuhe shkruani ju?

      Pershendetje

      1. Agron says:

        Ne gjuha e kulluar greku amikos.

  15. Visi says:

    Bravo vizioner
    te gjith do jemi duke ju ndjekur ne kete ndeshje te rendesishme per kombin tone. kam nje parandjen qe do dalim nga aty me koken larte. serbi eshte hasmi jone sepse keshtu ka zgjedhur vete. ju lutem jepni maksimumin per ne dhe per te gjith shqiptaret qe keta kafsh kan ber te vuajne. duhet ta dini djema qe kjo ndeshje eshte me e rendesishme se ajo me portugalin apo danimarken. mbas ndeshjes me greqine kjo eshte ndeshja e 2 qe ne duhet te japim shpirtin me doemos. suksese djema dalshim faqebardhe

  16. Jetmir says:

    O Agron fut nonje gje nga mbrapa te te vije gola ne vend se u corodite..

  17. . says:

    *******************************************************************************************

    … Po Ky palloshi me “Dy gishta lart” kush eshte ? … zedhenesi i kriminelit Sali Bishes per te turbulluar situaten ?

    “Tregohuni te qete, me kulture dhe te n’a nderoni” !
    Mos degjoni apo u provokoni nga “maloket-veriore”, pasi tani Shqiperia eshte ne Europe dhe kerkon miqesi te mire me gjithe komshinjte.

    Harrojeni kohen e “Bajraktarizmit-verior shpellar” te Sali Kriminelit.

    Suksese …
    edhe nese humbni me Serbine (futboll klasi) perseri jeni shqiptare.

    ************************************************************************************************

  18. ardi says:

    Suksese cunave, me nje fitore.

    Nje gje me ben pershtypje, tek bluzat e kombetares sone nga prapa, nuk shkruhet sic e kane te gjithe kombetaret e tjera emri i vendit , ne rastin tone Albania, por shkruhet Digitalb?? shkruhet emri i sponsorit dhe jo emri i vendit??
    ata qe nuk e dine nuk kane si ta kuptojne se nga cili vend vjen kjo skuader.

    1. ari says:

      po nga kto gjera duken zulute, kjo eshte tamam skandal

  19. VforVendetta says:

    Amon mos premtoni se keni per ta pi me te dredhme dhe do vini pastaj te thoni si gjithmone qe 4 pike nuk jane keq.

  20. . says:

    ———————————————————————————————–

    Kujdes,
    Futbolli Serb eshte i klasit Europian ….

    Kujdes,
    Luani te qete, te organizuar si kolektiv ….

    Suksese !

    ————————————————————————————————

  21. deni says:

    Suksese djema zoti ju dhent fat shanc dhe forc te pa par qe te ktheheni me fitore ZOTI QOFT ME JU.

  22. Tironc usa says:

    Me gjak e mish perpara fitore:)

  23. Genci says:

    Edhe dicka tjeter. Po fituat eshte nderi yne dhe i juaji. Po humbet eshte turpi juaj, sepse ne do ta leshojme jetim kendej nga Shqiperia!

  24. ylberi says:

    Suksese dhe vetem fitore gjithmone ,skuadra e shqiponjave…..do te jemi krenar me juve te gjithe kudo qe ka shqipfoles anembane globit.Zoti ju dhente force dhe fat ne kete ndeshje me “SERBINE”tregojeni veten o vllezer qe jeni bijt e shqipes.tregojuni edhe serbeve qe trim eshte ai qe fal dhe jo ai qe “vriste femije ne djep”.nuk dua ta lidh me politiken por kjo eshte e verteta e brezave tane dhe nuk fshihet lehte nga memoria jone…nuk do te keni vertete tifoze ne stadium,por do te keni me zemer dhe me shpirt te gjithe shqiptaret anembane globit…..ju uroj fitore dhe vetem fitore.i pershendes te gjithe me kengen xhamadani vija-vija.Shqiperia:1 Serbia:0

  25. Gimi says:

    Kur zhvillohet ndeshja?

    1. Agron says:

      Sot ne mbremja 7:45!

  26. e verteta says:

    Nje gje eshte e sigurte,qe ndeshja do te zhvillohet.-Komentet pas ndeshjes !

  27. tironsi says:

    O mavraj o katunar bej detyren si futbollist profesionist leri keto patetizmat folklorike. prandaj sbejme hajer ne se i hyme ktyre puneve si rapsode ciftelije.

  28. Tani i Sanijes says:

    Barazimi do ishte rezultat sh i mire. Serbet do duan fitoren dhe te thelle madje. Kam frike se nuk do u bejme dot balle. Keta tanet duken si te kequshqyer dhe si zor tu mbajne kembet 2 ndeshje ne 3 dite. Me Danimarken na shpetoi Berisha ne minuten e fundit, mbajtja e topit ishte diku tek 70-30 per danezet. Jo gjithmone te ndihmon fati. Shpresoj te jem gabim. Kam besim qe do te kete tifoze shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje