Antikrimi ekonomik në Tiranë arrestoi 4 persona që përmes falsifikimit të dokumentave dhe vërtetimeve, kërkonin azil në vendet e BE-së.
Bazuar në informacionet e policisë së Tiranës, në zonën e Tranzitit në Aeroportin “Nënë Tereza” u arrestuan:
Arrestimi i tyre u krye pasi nga hetimet e realizuara me metoda pro-aktive, ka rezultuar se ata përdornin dokumenta të falsifikuara, për të kërkuar Azil në Francë, përmes pagesës në shuma të konsiderueshme, deri në destinacionin përfundimtar.
Nga kontrolli i ushtruar, u sekuestruan një sërë dokumetacionesh të falsifikuara në emër të shtetasve të ndryshëm, në bagazhin e Tahsim Shimës, dokumenta të cilat do të përdoreshin për Azil në vendet e Bashkimit Europian, nga familja Çerpja.
Gjatë ecurisë së hetimit rezultoi se Tahsim Shima, ka krijuar një skemë mashtrimi për organizimin dhe dërgimin drejt vendeve të Bashkimit Europian, për përfitimin azili.
Familja Cerpja do të udhëtonte me linjën ajrore, me destinacionin “Frankfurt – Gjermani” dhe më pas në Francë.
Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në bagazhet e tyre, u gjetën dokumentat:
“Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, do të hetojnë çdo rast, për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata persona që kanë abuzuar dhe shpërdoruar detyrën, duke mashtruar shtetasit me dokumente dhe vërtetime fiktive për përfitimin e azilit në Francë, Angli, Belgjikë, Frankfurt, Gjermani apo drejt vendeve të tjera të BE-së”, thuhet në njoftimin për shtyp të bluve të kryeqytetit.
keta jane korraket e big albanias…………nder shekuj fallsifikatore te historise
O turkofagos gjej nje ure te larte dhe hidhu rrote kari