Lojtari i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, i cili jeton në Zvicër ka treguar për gazetën “Tages Anzeiger”, tmerrin që kanë përjetuar në fushën serbe, të minuar me urrejtje, racizëm dhe dhunë ndaj shqiptarëve.
Kjo foto e marë nga mediat e huaja ilustron më mirë fjalët e Kukelit.
Personeli i sigurisë në Beograd ndihmoi në dhunën ndaj futbollistëve të kombëtares.
Pasi lanë huliganët serbë në fushë, ata që duhet të siguronin fushën, nisën të ushtronin dhunë ndaj shqiptarëve të pambrojtur në fushën serbe.
“Nuk dua ta miratoj atë që ka ndodhur, sepse skena e sportit nuk është e duhur për të zgjidhur konflikte politike. Në Beograd kjo çoi deri aty, saqë njerëz të ndryshëm nuk ishin më zot të emocioneve të tyre.
Është një mrekulli që nuk ndodhi diçka më e keqe.
Të dy vendet nuk është dashur të lejohen nga UEFA të luajnë në grupin e njëjtë. Ka qenë e ditur se do të ketë tensione. Në retrospektivë duhet thënë se ishte fat i madh që fansat tanë nuk e kishin të lejuar të udhëtojnë me ne. As që mund të merret me mend se sa dramatike do të ishte zhvilluar krejt kjo.
Kapiteni Ivanovic erdhi në kabinën tonë, kërkoi falje dhe u përpoq të na bind të vazhdojmë lojën. Por, kjo ishte e pamundshme. Kam edhe miq serbë, njoh shumë serbë në Zvicër, dhe kjo mbrëmje nuk do të ndryshojë asgjë në raportin tim me ta.
Në Beograd një pakicë e njerëzve shkaktoi dëm të madh. Kurrë nuk kam menduar se do ta përjetojë një horror të tillë në një ndeshje futbolli.
Nisa të frikësohem kur pashë se personeli i sigurisë vetëm shikonte dhe nuk ndërmori asgjë kundër fansave serbë, të cilët të papenguar mund të futeshin në fushë, na kërcënonin dhe godisnin. Kur vendosëm të tërhiqemi në kabinë mbrojtësit e rendit jo vetëm që shikonin, por edhe na sulmonin. Ishte diçka që s’mund të merret me mend”, shprehet ai.
Marrë nga intervista në “Tages Anzeiger”
Ankohuni te gjithe tek UEFA e poshter , beni presion atij barkderrit te ndyre qe rri si mut ! Levizni o lojtar se pastaj do denoheni kot levizni mor a keni naj cik shpirt rrebelash a jo
Mire, mor bir, po keto qe thoni tani duhet t’i vertetoni me ate pallen qe keni si kryetar federate. S’eshte puna se s’ju besojme ne, por ne UEFA do te jete si gjyq. Ne do te nxjerrim faktet tona, ata te tyret, ne baze te tyre do gjykohet . kemi ne avokate te specializuar per keto çeshtje qe te dijne te na mbrojne ? Ishte pergatitur Duka palla qe te merrte masa qe te mblidhte prova?
Sidoqofte, eshte per te ardhur keq, qe dy popuj injoranta, qe kane plot halle, te rrijne te merren tani e preku se preku.
Shikoje parlamentin tone, po merret me kete çeshtje sikur popullit vetem kjo e intereson !!!