Dhuna në Beograd/ "Frankfurter Allgemeine Zeitung“: Idiotësia shqiptaromadhe

16 Tetor 2014, 10:24Sport TEMA

Nga Michael Martens

Në stadiumin e Beogradit një fluturake shkakton trazira

 Shkatërrimi i Jugosllavisë mund të tregohet edhe si histori e përleshjeve në ndeshje të futbollit. Atëherë 13 maji i vitit 1990 do të ishte një kthesë e rëndësishme. Atë ditë – ende ekzistonte shteti me emrin Jugosllavi, por shpërbërja e tij ishte e dukshme – u ndërpre një lojë e ligës jugosllave mes Dinamos së Zagrebit dhe Cërvena Zvezdës së Beogradit pas përleshjeve mes simpatizantëve të ekipeve. Më shumë se 80 veta u lënduan. Nuk do të kalonte shumë kohë dhe serbët e kroatët do të hapnin zjarr kundër njëri-tjetrit.

Që nga dita e martë analet e dhunës ballkanike në futboll janë pasuruar me një episod të ri. Natyrisht pjesëmarrësit i tregojnë ato në mënyra të ndryshme, por fillimi i këtij episodi nuk kontestohet: në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Europian mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd qenë luajtur 40 minuta dhe nuk ishte shënuar asnjë gol, kur një objekt fluturues pa pilot – një lloj mikro-fluturakeje – filloi të fluturojë mbi fushë. Në fluturake ishte varur një flamur. Ai tregonte konturat e shtetit shqiptaromadh të ëndërruar nga nacionalistët shqiptarë – një shtet që përfshinë krahas Shqipërisë dhe krahinës së Kosovës, që deri më 2008 i takonte Serbisë, edhe gati gjysmën e Maqedonisë dhe Malit të Zi, pjesë të Serbisë jugore si dhe të Greqisë veriore, përfshirë edhe ishullin e Korfuzit.

Ishte e qartë se një demonstrim i tillë i shovinizmit shqiptaromadh nuk do ta ngjallte miqësinë mes popujve në atmosferën gjithsesi të ndezur në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Gjendja eskaloi shpejt pasi Stefan Mitroviqi, një serb që luan për SC Freiburg, ia doli ta kap flamurin në qiell. Ai dëshironte ta largonte atë nga fusha e lojës dhe me këtë incidenti do të kishte marrë fund dhe do të kishte qenë e mundshme të vazhdohej loja. Por, kur Mitroviqi deshi ta largojë “korpus deliktin” ai u sulmua brutalisht nga dy lojtarë shqiptarë. Ajo çfarë pasoi do të mund të përshkruhej me eufemizma si një rrahje reale në kafehane: huliganë serbë u vërsulën mbi bar, njëri qëlloi me një karrige prej plastike mbi kokën e një lojtari shqiptar. Ekipi i Shqipërisë braktisi fushën në panik, me ç’rast lojtarët u sulmuan nga persona të tjerë të dhunshëm. Skena të neveritshme, që nuk mund të arsyetohen – të shkaktuara nga ekspozimi i nacionalizmit agresiv shqiptar dhe sjellja e dy lojtarëve shqiptarë në fushë. Në vijim në disa qytete në Europën Juglindore ndodhën trazira, për shembull në qytetin e Mitrovicës të ndarë mes shqiptarëve dhe serbëve. Edhe në Vjenë, në kryeqytetin e Ballkanit, një numër i madh policësh u detyrua t’i pengojë përleshjet mes shqiptarëve dhe serbëve në distriktin e 16-të.

Menjëherë pas ndërprerjes së ndeshjes ky incident edhe ashtu i çuditshëm mori me vete edhe një akuzë të habitshme. Kanali televiziv serb RTS raportoi duke iu referuar policisë se njeriu që e kishte drejtuar fluturaken nga lozha e stadiumit të Partizanit ishte Olsi Rama – vëllai i kryeministrit shqiptar. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq theksoi se bëhej fjalë për një “provokim politik të përgatitur paraprakisht”. Pyetja më e rëndësishme, sipas tij, tani është se si “do të reagojnë BE dhe UEFA, sepse nëse dikush nga Serbia do ta kishte shpalosur në Tiranë apo në Prishtinë flamurin e Serbisë së Madhe, atëherë kjo menjëherë do të gjendej në rendin e ditës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Olsi Rama, i cili sipas raporteve të medieve serbe u lirua pasi u mor shkurt në pyetje, pas kthimit në Tiranë e mohoi me këmbëngulje se e ka drejtuar fluturaken. Për raportet shqiptaro-serbe do të ishte mirë që përgënjeshtrimi i tij të dëshmohet. Javën që vjen në Beograd pritet të shkojë Edi Rama në një vizitë historike, e para e një kryeministri shqiptar pas gati shtatë dekadash. Pas lojës Rama shkroi në Twitter se është “krenar” me ekipin kombëtar. Se nga buron krenaria e kryeministrit ndoshta ai do të mund ta shpjegojë në Beograd.

30 komente në “Dhuna në Beograd/ “Frankfurter Allgemeine Zeitung“: Idiotësia shqiptaromadhe”

  1. Rezi says:

    Te qi..sha rracen tende, se vetem Gjerman nuk je…….

  2. Arber says:

    Serbet po fitojne lojen me median dhe opinionin nderkombetar kur ne fakt duket qarte qe kjo e gjitha eshte nje skenar i sherbimeve sekrete serbe. Duket qarte para-palnimi I kesaj genjeshtre nga qeveria serbe. Ja perse kryeministri serb tha qe BE eshte njoftuar disa dite me pare qe shqiptaret po pergatisin dicka, kur ne fakt kane qene serbet ata qe kishin bere pergatitjet. Deri tani na e kane punuar paq! Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane te bejne me kete akt te shemtuar. Vetem mendjet e mbrapshta serbe mund te bejne intriga te tilla. Ambasadoret tane ne vendet europiane duhet te bejne punene e tyre dhe shteti duhet ti mobilizoje. Mediat po ashtu duhet te japin lajme qe vene ne dyshim teorine e perphapur serbe. Flamurin nuk ka fakte qe e hodhen shqiptaret. Kishte vetem rreth 120 shqiptare ne stadium dhe me mijra forca te policise, sigurise dhe forca speciale serbe. Kush e hodhi dronin? Nuk duhet te behemi naive dhe te mendojme se e bene disa shqiptare patriote kur mijra police ishin brenda dhe jashte stadiumit. Beogradi ishte si ne shtetrrethim. Plani ka qene i mire menduar. Qellimi ishte te paraqitet Shqiperia si nje vend qe kerkon destabilizim e madje edhe terrorist, sic edhe po e konsiderojne politikanet me te larte serbe. Sigurisht qe e gjithe gjella e peshtire behet edhe me terheqese per opinionin boteror kur thuhet se vellai i KM, nje ish basketbollist qe banon ne SHBA, e kreu kete veper kriminale. Uaaa? Me te vertete? Duhet te insistojme se ku jane faktet qe droni u hodh nga shqiptaret dhe jo nga sherbimet sekrete serbe. Futbollistet rane viktima sepse menduan te mbrojne flamurin, por nuk e dinin qe kjo ishte pergatitur nga serbet vete. Deri tani serbet po qeshin me ne qe na e punuan bukur. Ne u gezuam sepse mendonim qe ngritem flamurin ne Beograd. Neve nuk na intereson qe te bejme provokime te tilla. Ky provokim eshte ne dem te Shqiperise dhe shqiptareve internacionalisht. Me te fituarit nga kjo ngjarje jane Serbia.

    1. askushi says:

      Mjaftonte te beheshin deklarata distancuese per incidentin me flamurin dhe pala shqiptare do ishte e justifikuar.
      Dhe distancimi mund te kryhej fare mire se ne fund te fundit ai flamur nuk ishte simboli shteteror shqiptar.
      Po reagimet e politikaneve shqiptar jane qesharake, te stilit per flamur japim jeten.
      Keshtu qe nese serbet e organizuan kete, politikanet shqiptar e hengren karemin.

  3. Maverick says:

    Filoserbi martens i paska bërë mirë detyrat e shtëpisë. Ptuuu rracë e keqe!!!

  4. BASHA DHE BERISHA LARGOHU, KURSE BERISHA MUND TE VIJE NE PUSHTET KUR SHQIPTARE TE KEN HUMBUR TRURIN. says:

    Ai flamur i demtoj shqiptaret, sot eshte harruar ndeshja, por flitet vetem per flamurin.

  5. Objektiv says:

    Ky pseudo-gazetar duke iu referuar pergenjeshtrimit te bere nga Olsi Rama per akuzen e drejtimit te dronit, thote: “… do te ishte mire qe pergenjeshtrimi I tij te deshmohet”.
    Jo vetem ky, por c`do idiot ne bote e di qe barren e proves e ka akuza. S`ka pse e deshmon/fakton Olsi pergenjeshtrimin, le te provojne serbet akuzen!
    Edhe shume gjera te tjera, por s`ia vlen te zgjatesh me kete megaloman idiot qe kryeqytetin e Ballkanit e vendos ne Vjene…

  6. rubairat says:

    Ku i vertetoi gazeta faktet qe te akuzoje shqiptaret?Patjeter qe ketu kemi te bejme me idiotesine e kesaj gazete e cila duhet paditur per lajm te rem dhe ofendim te shqiptareve.Artikulli kuptohet qe eshte shkruar ose mbeshtetur ne theniet e ndonje serbi.Hahaha,gazete leshi,tamam si sekretarja leshtore e Ashton…..

    1. askushi says:

      Po mire ore, nese serbet e hodhen flamurin, shqiptaret dolen rrugeve per te festuar?

  7. BERTO says:

    ORE KETYRE TE HUAJVE I KA IKUR PETULLA FARE !NUK E KUPTOJ :CFARE SERBIJE TE MADHE FLASIN!.EDHE ATA SERB QE JETOJNE NE ATO TROJE ,DIHET NGA E GJITHE BOTA QE JANE TE ARDHUR.

  8. mono says:

    Turp gazeta, keto shkrime me pare nga Serbia paguhen??? A thua se cdo gje ishte normale, vetem pak e ndezur, turp turp!!!

  9. Gjorku says:

    Po tè ishte shkruar ky shkrim nè njè gazetè sllave nuk do tè ngjallte asnjè ndjesi, por e shkruar nè njè gazetè gjermane ngjall dyshime tè mèdha. Kjo ka tè bèjè jo me atèè qè prallis autori por mè shumè me tè vèrtetèm e madhe pèr çfarè ndodhi dhe si ajo konceptohet nga shtypi gjerman?!? Nuk e di se çfarè ndeshje paska parè ky herr. Martens ? Jo vetèm nè stadium si njè pjesè e vogèl e beogradit por kudo qè janè serbè, ka patur dhe do tè ketè trazira. Uefa dhe gazeta gjermane duhet tè luftojnè shkaqet e trazirave dhe jo preteksin “fluturakun”i cili ngjante si njè ‘lojè fèmijèsh’ nè mes tè njè guve me gjarpèrinjè.

  10. Darius says:

    Zeitungu futja pordhes kot…….mer persiper te beje histori.
    Gjermanet a u bashkuan ndermjet tyre ne 1990?
    Gjermaneia Zeitung,duhet te shohe dhe te thote relitetin per gjermanine,ku gjermania paguan miliarda euro ne vit per te mbajtur ekonomine franceze ne kembe,sidomos ate bujqesore.
    Faji i shqiptareve ishte qe pse shkuan ne Serbi per te luajtur KAQ!

  11. erjoni_tr says:

    Nuk duhet te argumentojme ne shfajesimin e Olsi Rames.Por Serbet duhet te argumentojne fajesimin e tij.Dhe Rama per mendimin tim duhet ta anulloj viziten.Biles dhe po ti nderpresim mardheniet diplimatike me Serbet,nuk eshte ndonje humbje e madhe.

  12. Sali=Geddaf says:

    Duket qe makineria propogandistike Serbe po ben pune, askush nuk po merret me dhunen ne stadium, dhunen ndaj gazetarve, thirrjet rraciste dhe presionin psikologjik te Serbve, dhe te gjithe po merren me nje flamur qe nuk dihet nga erdhi, dhe po i mcojne se ate flamur e ka telekomanduar vllaj i Rames, thjeshte per ta kthyer ne politike kete gje, definitivisht ne do denohemi, dhe serbi do dali i miri ne kete histori, pavarsisht se ishte nje histeri kolektive ne ate stadium, e turpshme qe pas gjithe atyre gjerave qe ka bere Serbia ne ballkan akoma europa mban anen e Serbve.

    Ndoshta dhe ne duhet te fillojme te materializojme Shqiperin etnike duke filluar qe me shperberjen e Maqedonis dhe nje referendum per bashkimin me Kosoven, atehere do na degjojne me mire mbasi te behemi te “keqinje”

  13. xix says:

    ue ca skandali ky artikull!

    e gjithe kjo ndodh, sepse ne shqiptaret rrime duar kryq duke menduar se jemi me te drejten tone. se cfare ndodhi ishte qarte e identifukeshme se ishte nje skandal nga ana serbe- nderkohe serbia po ben nje PR te fuqishem mbare internacional per te mbytur ate qe vertete ndodhi…

    pse jemi kaq te humbur mor zot?

  14. deti says:

    po lezoja kete artikule dhe ne funde artikulusi kushe pyeture se ku do ta gjente krenarine kryeministri shqiptare per komtaren e shqiperise dhe une po e mare guxhimin e tja theme keti palo artikulusi qe jrenarine do ta gjeje tek ato djema qe mbrojten njeri tjetrun nga dhuna brutale qe ushtruane ato barbare

  15. hamburgeri says:

    O analist i gazetes gjermane. Loja nuk u nderpre pre “fluturakes”, ajo ishte e nderprere per verpime antisportive te perseritura nga tifizet serbe. thirrjt raciste “vrtnishqiptaret” kishin filluar para ndeshjes. Nuk i degjuat ato ju, po UEFA e arbitri ? Ky eshte racizem i paster.
    per sa i perket faktit se si do te reagoje UEFA e BE ,kjo eshte e qarte , ashtu sic reagoi Europa per djegjen e Rihshtagut apo incidentit qe i parapriu pushtimit Gjerman te Polonise.
    Pa me thuaj si reagoi Europa per masakren e Srebrenices ? Po per Masakrene Rcakut ? Po per akuzat e Karla Pontes e Dik Martit ?Po per mbytjene anijes shqiptare “Kateri i Rades” ?
    Ju, Europa, po dhiteni ne breke nga frika e Rusise, e per kete po beni kurban Shqiperine. Modeli juaj demokartik e ekonomik ka deshtuar, e ju po fshiheni pas “shashkave” te tilla.

  16. Giacomo Pucini says:

    “Nacionalizmi agresiv shqiptar” ishte thjeshte nje fluturim i nje cope rrobeje me mjetet qe prodhuat ju, zoti pinjoll i Hitlerit.
    Nacionalizmi agresiv gjerman ishte ai qe shkaterrroi jeten e dhjetra milion njerzve, dhjetra popujve, o shkerdhate gjermane. Oh cfare krahesimi idiot, fashistoberishian!
    Te perdoresh terma te tille per nje cope beze, o zoti pinjoll shkerdhate e hitlerianeve, eshte njelloj sikur te ndertosh nje industri te tere raketash per te vrare nje mize dheu,
    Kur te akuzon dhe nje gazete gjermane (gazetari me siguri qe do ti jete vrare ndonje fashist ne Shqiperi) mos mbete demokraci ne bote!

  17. askushi says:

    Vetem te huajt i pershkruajne gjerat ne vijimesine e tyre te sakte.
    Ne Shqiperi nuk degjohet asnje ze kritik qe te flase me maturi.
    Edi Rama u prononcua duke thene se aty kishte me mijera flamuj serb, cne u shqetesuan nga flamuri shqiptar. Te gjithe ne Shqiperi bejne sikur nuk e kuptojne se ai flamur nuk eshte simbol shteteror shqiptar, ai eshte flamuri i Shqiperise se Madhe.
    Aty ku genjehet prape ne kor masiv eshte se futbollisti serb u perpoq te griste flamurin. Nuk dallohet ne asnje plan qe futbollisti serb te kryeje dicka te tille, as te kete synim te tille. Cfare duket eshte se ai po mblidhte flamurin dhe sipas gjasave do tia dorezonte arbitrave.
    Dicka tjeter qe tejkalohet qellimisht eshte qe te paret u turen dhe goditen futbollistet shqiptar.
    Manifestimet groteske ne tere qytetet shqiptare tregojne mjerimin e kesaj shoqerie. Ne vende te tjera njerezit dalin rrugeve kur marrin ndonje kupe ose arrijne ndonje kualifikim. Ne kete vend te mjere, mesa duket njerezit nuk besojne se mund te shijojne ndonje gezim me te madh dhe dalin rrugeve per te gezuar per nje ndeshje qe u nderpre kur ishte ne rezultatin 0-0.
    Ne kete vend te mjere sikur neser te vije te luaje kampionia e botes Gjermania, nuk do dale asnje qeveritar apo bisnesmen tu jap prim lojtareve. Kurse po te luhet me Serbine apo Greqine do behet mikropolitike nga ndonje kryeminister apo ndonje bisnesmen idiot. Ne vend qe politikanet te ftohin gjakrat i ndezin me shume. Pastaj i kane fajet te tjeret.

    1. Pelasgian says:

      Per ty pershkrimi i ktij pseudogazetari na qenka i drejte ??????

      Po si ka mundesi qe nuk shkruan ky gazetar per thirrjet rraciste gjat 40 minutave loje kunder shqiptarve ???????

      Po si nuk flet per hedhjet e tymuseve shume me perpara se te shfaqej flamuri ????

      Ikni mor plehra ikno mor te ndyre zhdukuni prej ksaj toke !

      Para disa vitesh luhej nje ndeshje e tille mes Bullgarise dhe Italise ne Sofje dhe tifozet italiane DOGJEN FLAMURIN E BULLGARISE dhe tifozet bullgar u revoltuan por askush nuk i la te kalonin ne anen e tifozeve italiane dhe as qe behej fjale te zbrisnin ne fushe dhe te godisnin lojtaret e kombtares italiane ! O PLEHRA FLISNI DREJT O PLEHRA !

  18. Optimist says:

    Mike Martens, me siguri e paske ndegju Aleksandar Vucic ne RTS sepse kryekeput e paske kopju qellimin dhe mesazhin e tij….
    Le te analizojme situaten mire para se te japim gjykime sepse
    per me shume lexo me poshte deklaraten e vucicit ne RTS.rs..

    “Vucic tha se incidenti në ndeshje ishte provokim i vështirë politik i cili synon që të bëjnë të pamundurën per poshtërimin popullin serb dhe duke shkaktuar jostabilitet afat-gjatë të përhershëm në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Serbi, dhe se ka disa shenja qe tregon per njeriun qe drejtoi drone-in”
    “Partnerët tanë dje në pesë herë në mes të 18 dhe 18:50 paralajmëruan për një skenar të mundshëm të provokimeve nga zyrtarë nga Shqipëria, dhe disa nga këta njerëz janë të veshur shalle dhe UÇK-në, dhe ishte e qartë se ata erdhën për qëllim të qartë për të provokuar nikoqirin,” tha Vucic. ”

    “Pyetur se çfarë do të ndodhte nëse mbështetësit serbë do te shkonin në Tiranë me flamuj “Serbisë së Madhe” dhe shenja çetnike , Vucic tha se ajo me siguri do të ishte një “skandal me përmasa globale.””
    linku i deklarates ne vazhdim:
    http://www.rts.rs/page/stories/ci/story/1/%D0%9F%D0%BE%D0%BB%D0%B8%D1%82%D0%B8%D0%BA%D0%B0/1722960/%D0%92%D0%B5%D0%BB%D0%B8%D0%BA%D0%BE%D0%B0%D0%BB%D0%B1%D0%B0%D0%BD%D1%81%D0%BA%D0%B8+%D1%84%D0%B0%D1%83%D0%BB+%D0%B7%D0%B0+%D0%91%D0%B0%D0%BB%D0%BA%D0%B0%D0%BD.html

  19. Ademi says:

    Ja paska qellu optimisti….lexojeni deklaratat e Vucic-it dhe Dacic-it

  20. DURRES says:

    u shkerdhefsha mun ne europen e gayjve dhe lesbikeve shqiperia dhe shqiptaret do u a shkerdhejne motrat te gjithe slavo manive

  21. po po says:

    KJO ESHTE E VERTETA DHE THONI CA TE DONI JU.TE DY KANE FAJ

  22. SHQIPE says:

    Nuk po kuptoni,Serbia e vetem dore serbi e ka ngritur ate fluturake duke i ditur shume mire reagimet e evropianeve ,edhe sikur te denohet Serbia denimi ne rastin me te mire do te jete i barabarte me tonin ,nuk mund te denohet vetem Serbia me keto deklarata te vazhdueshme fajesimi qe po na behen,gazetat e medha gjermane jane pararoja e politikes evropiane .

  23. era says:

    Serbi ashtu si maqenonasi sllave-hijena te neveritshme hedhin para te madhe per propagande. Nuk eshte e ndaluar te jesh gjerman dhe njekohesisht te jesh bajge perverse.

  24. Bardhi Tolabi says:

    Ky Michael Martens,qenka shurdhe dhe qor dhe qenka per te ardhur gjynah per te.Ketij i jane mbyllur syte dhe mbyllur veshet nga eurot qe e kane qoruar dhe shurdhuar.Nuk paska degjuar fishkellimat ekstreme kur kendohej Hymni Shqiptar,sepse nuk ofendoheshin ndjenjat Serbe,s’ka gje se ofendoheshin zemrat Shqiptare.Nuk paska degjuar thirrjet e 32 mije kukuvajkave,”vritini Shqiptaret”,sepse ata nuk jane serbe,jane Shqiptare.Ky nuk ka pare rrethimin me ushtare e autoblinda dhe kontrollin policor,qe ju be ekipit Shqiptar,prej mbritjes ne aeroport,ne rrugekalimet e tij,ne hotel dhe ne hyrjen e stadiumit.Ky nuk ka pare,se akoma pa arritur banderola,mbi fushen e lojes,jane hedhur sende te forta,fishekzjare disa here,aresye keto,te cilat cuan arbitrin te nderprese lojen.Deri ketu i kishte syte e mbyllur dhe i paska hapur,kur ne qiell u shfaq nje banderole.Cudi,perse i duhej ti hapte tani syte dhe jo dy tre minuta me pare?Por cudija me e madhe vjen me pas,sepse ky menjeher mbasi pa banderolen,perseri i mbylli syte dhe nuk pa huliganet serbe,nuk pa punonjesit e sherbimit,te cilet me c’te mundnin,karrige,shkopinj e sende te forta,hyne ne fushe dhe treguan kafsherine e tyre ndaj 11 lojtareve te pafajshem.Po nuk paska pare as Ivan Bogdanovicin,te cilit UEFA,ja ka ndaluar per 10 vjet,te hyje ne stadium ne ndeshjet nderkombetare te skuadres Serbe,te cilin punonjesit e sigurise,jo vetem nuk e ndaluan,por i hapen rrugen te futej si triumfator ne fushen e blerte.Po nuk paska pare as fucine,qe futej ne pjesen e brendeshme te stadiumit,qe sikurse “parashikon” zoti Platini se droni mund te mbrtete nje bombe,na lejohet edhe ne te “parashikojme”,se ajo fuci,mund te kishte lende djegese ose eksplozive e cila do ju vihej lojtareve Shqiptare.
    Dhe se fundi,i jap te drejte te mos kete pare asgje nga keto qe shkruaj,se ishte i zene me numurimin e eurove qe morri,per te bere artikullin e mesiperm.
    Turpi i mbulofte gazetaret e tille,qe jane pasqyre e shemtimit,njesoj si bastardet huligane,Serbe,te ndodhur ne stadiumin e Beogradit,per te bere ate skandal,i cili do te mbetet nje ngjarje e shemtuar ne historine e futbollit Europian.

  25. Yliria says:

    Michael Martens, i cili ka shkruar artikullin, eshte nje gazetar qe ne te gjitha artikujt e tij per Ballkanin eshte ne anen e ish Republikave Jugosllave, pra ka dy menyra, ose paguhet rregullisht nga ta ,ose gruaja/shoqja jane nga ish Jugosllavia.

    Simpatia e tij (per serbet ne kete rast) dominon aq qarte saqe faktet dhe realiteti i asaj ngjarje extreme nuk perbejne per zoterine asnje argument per ta shqetesuar ne ligesine e te shkruarit te ketij Artikulli skandaloz.

    Gazetaria eshte e lire dhe cdo gazetar e shikon nje fenomen ne prespektiven e tij, , por fenomeni i mashtrimit te publikut gjerman ,qe se ka ndjekur kete ndeshje vetem nepermjet filmimeve te RTC/1 , eshte per tu denoncuar ne Strasburg, si deformin informacioni dhe joshes i nje propagande konfliktuale.

    Do te mjaftonte nga ana e Departamentit te Jashtem ne Min.e Jashtme nje kallzim prane Ambasades gjermane ne Tirane,per te pare nga afer punen gazetareske te Z.Martens, i cili, jau them me bindje te plote, punon dhe anon gjithsesi nga ana tjeter.

    I lutem gazetes Tema ta ndjeke kete ceshtje.
    Faleminderit e pune te mbare.

  26. Yliria says:

    Michael Martens, i cili ka shkruar artikullin, eshte nje gazetar qe ne te gjitha artikujt e tij per Ballkanin eshte ne anen e ish Republikave Jugosllave, pra ka dy menyra, ose paguhet rregullisht nga ta ,ose gruaja/shoqja jane nga ish Jugosllavia.

    Simpatia e tij (per serbet ne kete rast) dominon aq qarte saqe faktet dhe realiteti i asaj ngjarje extreme nuk perbejne per zoterine asnje argument per ta shqetesuar ne ligesine e te shkruarit te ketij Artikulli skandaloz.

    Gazetaria eshte e lire dhe cdo gazetar e shikon nje fenomen ne prespektiven e tij, , por mashtrimin e publikut gjerman ,qe se ka ndjekur kete ndeshje vetem nepermjet filmimeve te RTC/1 , eshte per tu denoncuar ne Strasburg, si deformin informacioni dhe joshes i nje propagande konfliktuale.

    Do te mjaftonte nga ana e Departamentit te Jashtem ne Min.e Jashtme nje kallzim prane Ambasades gjermane ne Tirane,per te pare nga afer punen gazetareske te Z.Martens, i cili, jau them me bindje te plote, punon dhe anon gjithsesi nga ana tjeter.

    I lutem gazetes Tema ta ndjeke kete ceshtje.
    Faleminderit e pune te mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje