FOTOT/ Rriten tensionet, sulmohet me gurë ambasada shqiptare në Podgoricë

16 Tetor 2014, 12:23Kronika TEMA
FOTOT/ Rriten tensionet, sulmohet me gurë ambasada shqiptare në

Ambasada shqiptare në Mal të Zi është sulmuar me gurë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona.

Si pasojë e goditje me gurë janë thyer xhamat e godinës.

“Sot paradite jemi vënë në dijeni për sulmin nga stafi ynë diplomatik në Podgoricë. Një grup i vogël personash kanë thyer disa xhama. Ministria e Jashtme ka marrë të gjitha masat si të karakterit insitucional dhe diplomatik.

U kemi kërkuar autoriteteve malazeze të marrin në mbrojtje si godinën ashtu dhe stafin diplomatik shqiptar”, tha për Ora News Glevin Dervishi, këshilltari për median në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

Edhe pse për momentin nuk dihen arsyet e sulmit, mendohet që shkak të ketë qenë tensioni i krijuar pas ndeshjes Serbi-Shqipëri.

9 komente në “FOTOT/ Rriten tensionet, sulmohet me gurë ambasada shqiptare në Podgoricë”

  1. Ertp28 says:

    Po serbia e filloi luften e pare boterore.
    Dhe ajo do te filloje dhe te treten!

  2. janullatos pisoglentis says:

    ne mal te zi, pervec malazezeve ka dhe shume serbe

  3. Stupid says:

    Vazhdoni ju kokeboshe me teorine e Shqiperise se madhe, se do ja shikoni hairin ketij muhabeti. Me vjen vetem keq se do fshihet edhe Shqiperia nga harta, bashke me Cam e Koqevare.

    Nacionalizmi nuk shkon ne Ballkan. Nuk ka nacionalizem te mire Shqiptar dhe te tjeret ta kene ate te keq. Gjithsecili do te mbroje shtepine e tij po u kercenua nga rrumpallat e ballkanit.

    1. Labi Vlore says:

      Sa Serb paska Shqiperia?!!!Qenkeni gjithandej.

    2. arvaniti says:

      Nuk i ka dale njeri ne mbrojtje nacionalizmit, ne te kundert ate po denojme,ne qofte se nuk do te ishte nacionalizmi serb dhe grek me luftra njeri para 70 vjetesh ne cameri dhe tjetri para disa vitesh as 10 vjet jo ne kosove, nuk do te egzistonte edhe ajo harte ne banderole, e citoj ne banderole dhe jo veprim luftarak.Pikerisht prandaj jane edhe reagimet e tilla sepse ata jane koshient dhe te frikesuar per ate qe kane beredhe jo shume larg.Nekete duhet tju a kujtojme gjithmon dhe kjo nuk eshte nacionalizem por eshte histori jo me veprime luftarake dhe gjenocid

  4. dandaramanda says:

    Nje injorance e pashembullt e ka kaplu popullin shqiptare.

  5. po po says:

    Stupid i sakte.Ne e deshem mire na behet tani…

  6. tema says:

    Nuk pyet shqiponja per femijet qe gjuajne me gure.

  7. studenti says:

    Kesaj i thone: Ske cfare i ban “gomarit” dhe i bjen “samarit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje