Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan të enjten në mbrëmje vonë, pasi takimi më parë u anullua, tha një zëdhënës i kancelares Merkel.
Të dy udhëheqësit duhet të takoheshin më herët, në samitin e liderëve aziatikë dhe evropianë në Milano, por takimi nuk u zhvillua për shkak se zoti Putin ishte ende në avion, pasi kthehej nga vizita e tij në Beograd.
Samiti në Milano është konsideruar si mundësi kyçe për diplomacinë midis Moskës, Kievit, dhe Europës për të diskutuar rreth zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë.
Me një pajme të qetë, Putin mbërriti në hotel për takimin në qendrën historike të Milanos, me xhaketën e tij të kostumit hedhur mbi shpatulla. Në darkë morën pjesë zyrtarët më të lartë nga mbi 50 vende evropiane dhe aziatike.
Takimi zgjati rreth 2 orë ee gjysmë. Më pas, zoti Putin tha se takimi kishte qenë shumë i mirë, por nuk shtoi asgjë më shumë.
Sekretari i shtypit të Kremlinit, Dmitri Peskov më vonë tha se të dy udhëheqësit, Merkel dhe putin diskutuan mbi mosmarrëveshjen rreth dërgesave ruse të gazit natyror në Ukrainë “me hollësi të madhe”, por që palët “vazhdojnë të mos pajtohen mbi origjinën e konfliktit Ukrainas.
Ndërsa zëdhënësi i Merkel tha se të liderët folën për “Aspektet e zbatimit të pamjaftueshëm” të marrëveshjes për armëpushimin e arritur në Minsk, Bjellorusi, muajin e kaluar, duke përfshirë kontrollin e kufirit Ukrainë-ruse dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në zonat e kontrolluara nga separatistët, sipas ligjit ukrainas.
Ndërsa Putin u takua me Merkel, Presidenti ukrainas Petro Poroshenko u takua me kryeministrin italian Matteo Renzi dhe me Presidentin e Bashkimit Evropian, José Manuel Barroso dhe Herman Van Rompuy, për t’u përgatitur për një takim të premten në mëngjes mes udhëheqësve të Rusisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Francës. Poroshenko e bëri të qartë se ai ende beson se ekziston ende një numër i madh i ushtarëve rusë në Ukrainë, “por Moska vazhdon ta mohojë këtë akuzë”,-tha ai.
Putin këtë javë sulmoi sanksionet si masa “të paligjshme”, dhe tha se Perëndimi të mos “shantazhojë” Rusinë që të tërhiqet nga Ukraina. (j.h)
Po ai mashtruesi i VV-se i Komunes se Prishtines, Shend Ahmeti, dje ne emisionin Opinion, anullimin e ketij takimi e solli si argument qe qe Rama nuk duhet te takoje Vucicin.
O Kapter Jari! Kur foli Shpendi ishte ora 10:00 dhe ne ate kohe ishte anulluar. Me Shpendin te paska kap inati?! Fundja,gjerat ne diplomaci ndryshojne me sekonda dhe as Shpendi, as ti, askush ne Shqiperi nuk ka si ti marre vesh ne keto raste. Tung e ki