Militantët e Shtetit Islamik kërcënojnë të pushtojnë qytetin sirian të Kobanit, të banuar me shumicë kurde. Ankaraja është zotuar se do ta mbrojë, por kur bëhet fjalë për mbështetjen e fjalëve të saj me veprime ushtarake, ajo ka dilema.
Nëse vepron, Turqia rrezikon të zemërojë ekstremistët e Shtetit Islamik dhe të futet në luftë. Nëse nuk ndërhyn, ajo po ashtu rrezikon të ndezë tensionet me kurdët turq dhe të prishë paqen e sapolindur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit – grup ky militant.
Nëse Turqia ndërmerr aksione kundër militantëve të Shtetit Islamik në Kobani, qoftë me pushtim tokësor ose me bombardime nga ajri, ajo mund ta bëjë veten e saj shënjestër të xhihadistëve.
Ekspertët shkojnë aq larg dhe thonë se Shteti Islamik paraqet kërcënim ekzistencial për Turqinë, marrë parasysh ambiciet territoriale të grupit për krijimin e kalifatit islamik, i cili përfshin gjithë botën myslimane.
Gareth Jenkins, ekspert për Turqinë me seli në Stamboll, thotë se ndërhyrja e Ankarasë në Siri do të rriste gjasat e sulmeve terroriste brenda Turqisë.
“Do të rriten kërcënimet për sulme terroriste brenda Turqisë nga Shteti Islamik ose nga simpatizantët e tij. Shteti Islamik tashmë e ka përshkruar publikisht Turqinë si një regjim ‘femohues’, çfarë e bën atë shënjestër të ligjshme për islamistët e linjës së fortë”, thotë Jenkins.
Ai po ashtu thotë se nëse Turqia kthen armët kah Shteti Islamik – që është armiku më i ashpër i presidentit sirian, Bashar al-Assad – ajo rrezikon të humbasë kredibilitetin e saj në rajon.
Ankaraja, e cila, sipas Jenkinsit, e ka promovuar veten si superfuqi rajonale, ka kërkuar në mënyrë aktive ndryshimin e regjimit në Siri dhe ka qenë në mesin e mbështetësve më të flaktë të sulmeve ajrore kundër regjimit të Assadit.
Duke marrë në konsideratë interesat e saj në politikën e jashtme, Ankaraja i ka bërë disa kërkesa Perëndimit, para se forcat turke të futen në luftë.
Teksa ka folur para refugjatëve sirianë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se ka kërkuar tri gjëra: të krijohet zona e ndalim fluturimit, të shpallet një zonë e sigurisë paralele me rajonin, si dhe të trajnohet dhe pajiset opozita e moderuar në Siri dhe Irak.
Nëse këto kërkesa plotësohen, kredibiliteti i Ankarasë do të mbetet i paprekur.
“Nëse Turqia futet ushtarakisht kundër njërit prej armiqve më të frikshëm të Assadit, atëherë e gjithë baza e politikës së saj të jashtme, gjatë disa viteve të fundit, do të vihet në pikëpyetje”, thotë Jenkins.
Por, nëse Turqia nuk ndërmerr aksione kundër Shtetit Islamik në Kobani, ajo rrezikon tensione me kurdët e margjinalizuar të vendit. Ato tashmë kanë nisur, me proresta të kurdëve në Turqi dhe në Evropë.
Aaron Stein, nga Institui i Shërbimeve të Bashkuara, me seli në Britani, thotë se Kobani është një pikë e nxehtë për kurdët.
“Kurdët janë të zemëruar me vendimin e partisë në pushtet në Turqi për të mbajtur një politikë të kufirit të hapur, për të cilën mendojnë se ka qenë pjesë e një strategjie më të gjerë nga ana e Ankarasë, për të mbështetur Shtetin Islamik kundër kurdëve”, thotë Stein.
Jenkins po ashtu thotë se zemërimi i kurdëve me mosveprimin e Turqisë do të marrë kohë të gjatë derisa të largohet. Sipas tij, vendimi i Ankarasë për të mos lejuar kurdët nga Turqia që të kalojnë kufirin dhe të luftojnë, ka armiqësuar edhe më shumë pakicën etnike.
Javën e kaluar, Abdullah Ocalan, lideri i burgosur i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ka thënë se një masakër e kurdëve në Kobani do të prishte paqen me Ankaranë, e cila së voni i ka dhënë fund kryengritjes 30-vjeçare të grupit për më shumë autonomi brenda Turqisë.
Stein thotë se përçarjet midis Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe Ankarasë janë duke u zgjeruar, derisa luftimet në Kobani vazhdojnë.
“Unë shoh një lidhje direkte midis luftimeve dhe problemeve me procesin e paqes. Procesi i paqes nuk mund të vazhdojë nëse Abdullah Ocalan e ndjen të nevojshme për t’i dhënë fund atij”, thotë Stein.
Ekspertët po ashtu paralajmërojnë se mosveprimi i Turqisë mund të rrezikojë marrëdhëniet e saj me qeverinë rajonale kurde në Irak. Rajoni autonom është bërë partneri kryesor tregtar i Ankarasë dhe aleat i saj në rajon.
Dhe, përveç presionit të brendshëm, Turqia po përballet me presion në rritje edhe nga komuniteti ndërkombëtar, për të vepruar në Kobani. Duke mos vepruar, Jenkins thotë se Ankaraja tashmë ka humbur një sasi të madhe të kredibilitetit ndërkombëtar./REL
Cfare marrinash , Turqia eshte shteti qe i ka trajnu ISIS edhe sot kur plagosen ushtaret e ISIS e kalojne krejt lehtesisht kufirin per spitalet turke.Arabia dhe Katari i japin leke Turqia i trajnon cdo terrorist i huaj qe lufton ne irak e siri ka kalu nga turqia
Turqia eshte ne “lose lose situacion” tashme. Cfaredo ane qe te marri , pala tjeter do jete kunder. Do ishte mire te bente ate qe eshte me e drejte, te ndihmoje popullsine kurde, qe tashme ka marre nje pozicion me te favorshem ne opinionin nderkombetar. Shume vullnetare nga bota perendimore po i bashkohen tashme ushtrise kurde.
Boll bene sehir e ndenjen duarkryq ndaj masakrave cnjerezore te kristianeve ne Lindjen e mesme.
Perfundimisht aty duhen cuar trupa tokesore , per te luftuar “luanet” ose me sakte minjte e Isis.
Nuk e lexova shkrimin. Nga mediat perendimore jam informuar dhe nuk arrij dot te kuptoj qendrimin e ndyre, thashe e ndyre, te qeverise turke.
Kjo eshte historia qe perdori edhe Stalini ne luften e dyte boterore. Stalini arriti ne kufirin polak. Polaket nacjonaliste, qe kishin qeverine ne Londer, moren urdher dhe u ngriten kunder gjermaneve. Stalini ndoqi taktiken e Turqise tani. Ai nuk futi ushtrine e kuqe me qellim qe gjermanet te shkaterorin nacjonalistet polake qe mbeshteteshin nga Anglia.
Bile Stalini nuk lejoi avjonet angleze dhe amerikane qe te uleshin ne territorin sovjetik prane kufirit. Dihet nga historia se gjermanet i shpartlluan nacjonaliste polake dhe vetem pas kesaj Stalini hyri ne Poloni. Pra ai me qellim i la nacjonalistet polake qe ti shkateronte Gjermania. Po keshtu ben e dhe Turqia e cila pret qe ISIS te shkaterojne kurdet.
Politika eshte nje kurve e keqe dhe presidenti turk nje Islamist i ndyre.
Pershendetje
Turqia po luan fort. Nuk e mbeshten kur deshi te rezonte Asadin le te vuajne pasojat amerikanet dhe evropianet. Turqit qe kane ndryshuar linjen, synojne se pari rezimin e Asadit.
Me ra Asadi e han dreqi edhe ma zi Siri
Dhe ne varim shpresat te turqit per ndonje kercenim nga greku. Turkut po I kercenohet direkt sovraniteti pasi isis I ka shpallur tokat turke brenda kalifatit te tyre e spo ben asgje jo me te luftoj per shkeljen e sovranitetit te shqiperise qe as ja ndjen fare. Fat I madh per shqiptaret qe jemi ne aleance te ngushte me ameriken me shtetin me te fuqishem te botes se po pritem nga turqit do na I shesin me qejf tokat ashtu si na I shiten para 100 vjeteve. Syte nga perendimi vellezer jo nga lindja.
Lili moci vlleh kavaje eshte emri I turkogagosit.shikoni f book e tij
O gregor edhe ukraina syt nga AMERIKA dhe EUROPA i ka po deri me sot esht ne mut dhe nuk kan byth qe te dy palet ta ndimojn or mik, ti ndoshta je i ri ne mosh po nuk ishte budalla ENVERI qe blindoj vendin gjat luftes se ftot dhe hidhte lek pa esap tek ushtria se nuk te del njeri per zot sot or çun po nuk pate byth me mrojt shpin tate,AMERIKA dhe EUROPA te dun fort kur ndan bakllavan dhe kan noj qar, por ne qeder te europes ishte ter jugosllavia me repoblikat e veta gjat luftes atje po ne sy te europes dhe AMERIKES 400 mij bosnjak kaluan ne plumb dhe nuk e çau bythen kerkush,po ju jeni fiksu qe ju ru AMERIKA aty lidheni gomarin sa te filloj noj luft qe nuk e deshiroj kurr dhe vrima miut do shkoj 1000 grosh,mjer ne thuj qe ushtrin nato naj ktheu ne ndermarrje pastrimi.lufta ne kosov ishte tjeter se ishte SHQIPRIA NE prag lufte me SERBIN dhe bota i ruej nje lufte europiane prandaj nderhyn po nuk e rruante njeri as per ty as per kosoven se kosovaret nuk ishin burra me te mir se bosnjaket por interesat ushtarake nuk i tregon njeri tek lajmet,e verteta esht nen rrogoz.
Po Te shkoj Amerika Po Ja mbajti apo RUSI …. Amerika don me I shkaterru muslimanet mes Veti. Rregulli I vjeter: PERCA E SUNDO . inshallah s’do futet NE luft me muslimanet e is se do ishte fatale per muslimanet.
Allahu I shkaterrefot kurthet e armiqve t’islamit
Wendy B
Shko ti zogu e lufto me ato qe ti u quan minj….provoje sa TE vlen… . Ta rrjepin pjeshken ato “minjt ” ….do behesh pjeshka me e preferume e tyne.
kenegen @ne ukraine nuk ka konflikt fetar por politik ,dhe eshte veshtire te besh nje nderhyrje me force ne nje ukraine te percare dhe ku 40 % e ukrainasve deklarohen proruse,dhe filo-ruse .Lufta ne ukraine do te vendose kufirin e ardhshem te natos perballe rusise .Ndersa lufta ne siri ka karakter te forte fetar ,turqia nuk eshte nje shtet kompakt por eshte e perbere nga popuj dhe fise te ndryshme ,ne nje sulm te mundshem te erdoganit ka shume mundesi qe ti plasin brenda revoltat nga islamike turq filo-ISIS ,erdogani me mire ta harroje assadin te cilit fati po i buzeqesh perseri ,kur turqia deri tashme nuk ka qene ne gjendje te beje zap nje grusht me luftetare kurd ,imagjino kunder ISIS qe eshte ne gjendje ta destabilizojesi shtet ,turqia heziton ,ndersa putini ne kete ore sikur konflikti te ishte ne dagestan apo taxhikistan i kishte nisur trupat e vet