SHBA-ja dhe Britania e Madhe për krijimin e një zone tampon mes Sirisë dhe Turqisë

8 Tetor 2014, 19:42Bota TEMA
SHBA-ja dhe Britania e Madhe për krijimin e një zone tampon mes

SHBA-ja dhe Britania e Madhe u shprehën të gatshme për të shqyrtuar idenë për krijimin e një zone tampon mes Sirisë dhe Turqisë, theksuan sot sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe homologu britanik, Philip Hammond.

“Kjo ide është e vlefshme për t’u shqyrtuar”, theksoi Kerry ndërkohë që Hammond shtoi në një konferencë shtypi se Londra nuk do ta përjashtonte këtë mundësi përsa i përket një zone tampon për të mbrojtur personat e zhvendosur nga konflikti në kufirin turko-sirian.

Principi për një zonë tampon është mbështetur që prej shumë kohësh nga Ankaraja dhe sot mori dhe mbështetjen e presidentit francez, François Hollande./

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje