Ka shumë Gjermani nën qiellin e Europës

6 Tetor 2014, 19:48Bota TEMA

Nga Romano Prodi

 

Kancelari Kohl përsëriste shpesh se, edhe kundër vullnetit të zgjedhësve të tij, ai do të kish dashur të sillte në jetë Euron sepse, duke perifrazuar Thomas Mannin, ai donte një Gjermani europiane dhe jo një Europë gjermanike. Ndonëse me mund dhe me një politikë largpamëse i dhamë jetë Euros, sot jemi nisur drejt ndërtimit të një Europe gjermanike dhe jo një Gjermanie europiane. Dhe ky nuk është fati që kemi ëndërruar prej shumë vitesh

Ndërkohë që presidenca italiane e ka kaluar gjysmën e mandatit, në Bruksel dominon konfuzioni. Askush nuk i bindet askujt, edhe sepse në Bashkimin Europian askush nuk është në kërkim të kompromisit të nevojshëm, që do u mundësonte shteteve të ndryshëm të BE-së që të ishin në gjendje të zbatonin parametrat që përbëjnë gjithnjë e më pak një objektiv të përbashkët dhe gjithnjë e më shumë, një rrezik të cilit i druhen të gjithë.

Në mungesë të autoritetit të pranuar, të gjithë në Bruksel nuk bindet për hesap të vet. Duke filluar nga Gjermania që, duke mbajtur prej kohësh një tepricë të bilanc të saj tregtar prej 7%, jo vetëm shkel angazhimin por të mos kaluar asnjëherë 6 %-shin, por edhe përbën një element mungese ekuilibri në ekonominë botërore, i njëjtë me atë, për të cilin në të kaluarën ne qortonim Kinën. Veç kësaj, numri i vendeve që nuk zbatojnë rregullin e raportit defiçi/GDP (3%) rritet çdo ditë, të shtyrë prej konjukturës gjithmonë e më të pafavorshme.

Mund të minimizosh rëndësinë e këtyre fakteve me vëzhgimin e thjeshtë që gjërat po shkojnë në këtë drejtim prej disa vitesh, dhe që asgjë radikalisht e re nuk është duke ndodhur në “tufën” grindavece europiane. Por në fakt, fakte të rinj ekzistojnë. Pikë së apri, fakti që norma e rritjes ekonomike (mund ta quanim më mirë norma e rënies ekonomike) po përkeqësohet dhe 25 milionë të papunët nuk shohin asnjë përmirësim për të ardhmen e tyre.

Kjo ndodh edhe sepse nuk është më askush i gatshëm që të përsërisë parashikimet e gabuar, të cilët gjithmonë premtonin përmirësime, që më pas nuk ndodhën kurrë. Megjithatë, përvoja na mëson se, edhe durimi dhe aftësia përballuese e kanë një kufi.

Fakti i dytë i ri është që Banka Qendrore Europiane, e cila edhe në të kaluarën ia ka dalë të shmangë katastrofën e një deflacioni edhe më të keq, duket se tashmë i ka shpenzuar të gjithë municionet e saj të kufizuar, edhe pse politika e saj ka arritur objektivin pozitiv, por të pashpallur, që të sjellë rënien e vlerës së euros kundrejt dollarit, me një dobi potenciale për eksportet tona. Kësti i parë i financimit nga BQE për sistemin bankar (i ashtuquajturi Titro) ka gjetur një mbështetje të kufizuar, pikërisht sepse ekonomia europiane marshon me një shpejtësi edhe më të vogël se çfarëdolloj parashikimi.

Nga ana tjetër, deklaratat e Mario Draghit, që synonin t’i jepnin oksigjen rritjes ekonomike nuk mund të kenë efikasitetin që kishin në të kaluarën, pikërisht sepse ndiqen sistematikisht dhe menjëherë nga një deklaratë e kundërt e kancelares gjermane, Angela Merkel, mbi domosdoshmërinë për të mos liruar “frerët” e kursimit. Thirrjet e vazhdueshme për detyrat e shtëpisë tingëllojnë drithëruese mbi të gjitha në veshët e shteteve që, ndonëse po bëjnë gjithë sa munden, shohin shqetësimet socialë të rriten vazhdimisht. Detyrat e shtëpisë duhen bërë, por “nxënësve” u duhet dhënë të paktën një fletore dhe një laps.

Një element i tretë që duhet marrë në konsideratë është toni gjithnjë e më i ashpër i debateve në brendësi të parlamentit gjerman, në lidhje me politikën europiane. Kush mendonte që roli në rritje i socialdemokratëve do të kishte zbutur pozicionet gjermanikë dhe do ta bënte më përgjegjëse politikën gjermane, është gabuar. Intransigjenca nuk është një karakteristikë e koalicionit CDU-CSU, por një bindje e thellë dhe e përbashkët në të gjithë Gjermaninë. Kështu që, nuk presim asgjë të re nga Berlini.

Elementi i katërt që duhet marrë në konsideratë është që Franca është vetëdijësuar për situatën e saj reale dhe ka bërë të qartë që, jo vetëm nuk ka ndërmend t’u bindet urdhërave të Gjermanisë, por që do të refuzojë t’u bindet edhe në të ardhmen. Në fakt, politika aktuale nuk është në gjendje të përshpejtojë ecurinë e ekonomisë franceze dhe i hap dyert një fitoreje të znj. Le Pen në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Pra, boshti franko-gjerman ka hyrë edhe formalisht në krizë.

Megjithatë, sot është bërë gjithnjë e më e vështirë për Francën dhe Italinë që t’i propozojnë Brukselit zgjidhje inovative. Në pritjen e kotë të këtyre propozimeve, pozicioni i Gjermanisë është forcuar edhe më tej. Vendeve që tradicionalisht janë vërtitur në orbitë përreth saj u janë shtuar të tjerë, duke filluar nga Spanja, e cila lëvdohet përditë nga kancelarja gjermane si shembull i vendit reformator, edhe pse reformat e vënë në zbatim janë në të vërtetë skajore dhe Spanja vazhdon të ketë nivel papunësie dhe normë zhvillimi të papranueshme.

Veç kësaj, në Bruksel Komisioni Europian konsiderohet si nën kontrollin total të gjermanëve dhe drejtorët gjermanikë zëvendësojnë me një progres të pandalshëm kolegët e tyre britanikë, francezë dhe italianë. Duke bërë bashkë gjithë këta vëzhgime objektivë, duhet konkluduar që një politikë konkrete e më shumë shteteve, të udhëhequr nga Franca dhe Italia, për të çuar përpara një linjë alternative zhvillimi, nuk ekziston më. Kjo alternativë ekzistonte deri disa muaj më parë: sot është zhdukur, përballë ndryshimit të raporteve të forcës.

E megjithatë, një Europë që ecën përpara vetëm mbi parametra teknikë dhe jo mbi një politikë të përbashkët është e destinuar të zhduket. Që kjo të mos ndodhë, duhet që, ata që kanë sot në duar timonin e politikës europiane, të kenë inteligjencën për të ndihmuar vendet e tjerë që të dalin nga kriza. Por ky objektiv mund të arrihet vetëm nëse reformat e nevojshme do të mund të vihen konkretisht në zbatim, pa provokuar shkatërrimin social.

Ajo që ka ndodhur në këto javët e fundit duket se tregon që në qarqet politikë nuk ka më vetëdijësim për ndërlikimin e shpejtë e të rrezikshëm të politikës europiane. Kancelari Kohl përsëriste shpesh se, edhe kundër vullnetit të zgjedhësve të tij, ai do të kish dashur të sillte në jetë Euron sepse, duke perifrazuar Thomas Mannin, ai donte një Gjermani europiane dhe jo një Europë gjermanike. Ndonëse me mund dhe me një politikë largpamëse i dhamë jetë Euros, sot jemi nisur drejt ndërtimit të një Europe gjermanike dhe jo një Gjermanie europiane. Dhe ky nuk është fati që kemi ëndërruar prej shumë vitesh.

PERSHTATUR NE SHQIP NGA www.bota.al

10 komente në “Ka shumë Gjermani nën qiellin e Europës”

  1. angloamerikani antigjermanik says:

    Forza Italia dhe bashke me Francen i beni menderen hitlerianeve ,ujku qimen e nderron por zakonin se harron,dhe si gjithmone ne fillim do fitojne gjermaniket per 5 apo 10 vjet dhe ne fund do nenshkruajne traktate humbje ,perseritje historie.

  2. Zef Kallami says:

    C’ka shifet nga paisja me lapse dhe fletore te “nexenesve” Europa e Bashkuar nuk e ka te garantuar jetgjatesine e perbashket.Asht krejt ndyrshej me politken qe behet unike ne gjithe USA.Nji Europe gjermanike don te thote qe SHBE do jete nen dirigjimin e politikave sociale dhe ekonomike e varun nga politika konomia absolute,Gjermane.

  3. Arjani says:

    Profesori, miresia e te cilit duket ne gjithe qenin e tij, eshte i shqetesuar per hegjemonizmin gjerman.Por ky zhvillim i pa barabarte eshte ne thelb te ketij sistemi.Cfare tu thote Merkeli kompanive gjermane,mos prodhoni?mos shisn?Prodhoni me cilesi te dobet qe te jeni ne nivelin e shteteve qe vine mbrapa?
    Profesor ka vetem nje zgjidhje.Beni cu thone gjermanet,dhe ishalla suficitin e tyre e ndajne me ju dhe ndoshta na bie edhe ne ndonje therrime.

    1. gjyshi says:

      ate qe Hitleri nuk e beri me Tanke ,
      Merkel po e bene me Euron.
      KY Prodi fytur mortadelA , E KA DITUR SHUME MIRE LOJEN 30 VJETE ME PARE.

      1. - homeri- says:

        – e sakt ….. gjermanet kerkojne te komandojne europen ..e ku ka me mire se te tjeret te jene poshte kembeve te saj…PRODI ishte politikani i fundit ne itali qe filloi reformat ekonomike 6 vjete me pare .. por horrat u bashkuan dhe e rrezuan …. europa eshte perfshire nga nje gjeneracion politikanesh pa vizion , se bashku edhe me MERKELIN se vjen nje kohe qe kjo politike ekonomike gjermane do ta perfshije edhe ate .. me largimin e KOLIT dhe PRODIT keta politikan do ta cojne europen ne shperberje…

  4. Agim Anastasi says:

    Ç’fare thua o ,Z.Prodi?!A mos jeni shume i plakur.Jetove shume kohe prane Gjermanise. A nuk kuptove se metodologjia gjermane eshte me efektivja .Nacionalista Franceze eshte mundesi e kundershtimit te Globalizmit.Dhe ju vet shfaqeni nacionalist,por i moderuar. Efekti Gjerman eshte receta me e perparuar dhe duhet asimiluar. Thenia e Manit eshte figurative ku nuk mundesh te kerkosh realitetin e sotem. Megjithe se permend CDU e CSU ,metoda Gjermane eshte me shume nga e majta,e ju Z.Prodi si i majte mos hezito.

  5. shqiperia says:

    kemi harruar veten tone qe duhet tu falemi 3 here ne dite Gjermaneve nuk e di a e ka marre vesh Edi Rama kete qe hapet bythesh me Merkelin po do ja pije lengun uroj shpejt

  6. shpetimi says:

    Analiza e Romano Prodit se situata e sotme eshte me shume nje EUROPE GJERMANIKE se sa nje GJERMANI EUROPIANE, eshte nje analize e sakte.

    Por sipas mendimit tim, impaktet e kesaj situate jane shume domethenese dhe teper te ndjeshme per shtete te fuqishme si Italia, Franca,etj.

    Per vende si Shqiperia dhe ato te rajonit,situata e krijuar do kish impakte pozitive (ose negative) ne varesi nga tipi i marreveshjeve ekonomike dy paleshe ndermjet ketyre vendeve dhe Gjermanise.

    Duke folur ne terma konkrete marreveshjet ndermjet nesh ne fushen e turizmit,eksportit te prodhimeve bujqesore,shfrytzimit te rezervave minerare, punesimit ne tregun gjerman te punes te punetorve nga Shqiperia etj, do kishin nje efekt te dukshem ne permiresimin e treguesave ekonomik dhe financiar te vendit tone.

  7. Treviso says:

    Mendimet e Prodit nuk i hedh poshte, por veprat e tije kur ishte kryeminister i hedh poshte. Gabime qe nuk ja falin puntoret italane.
    Dhe populli shqiptar nuk ja fal Prodit per ngjarjen ne kanalin e Otrantos.

  8. plaku says:

    Une kisha keto gjera:
    – Gjermania perendimore perfitoi shume nga fakti se Amerika, pas mbarimit te luftes se dyte boterore, nuk beri gabimin qe beri ne vitin 1918 Franca dhe Anglia me traktatin e paqes ne Paris. Ne kete Traktat Gjermanise ju vune demshperblime te luftes se pare boterore shume te larta. Kjo beri qe ne Gjermani ne vitet 1920-1933 te kishta krize te madhe ekonomike, shoqeria u polarizua dhe ne vitin 1933 Hitleri fitoi ne rruge paqesore zgjedhjet dhe pushtetin.
    Pra Amerika ne vend qe ti vinte Gjermanise perendimore demshperblie te larta ajo e ndihmoi ngritjen ekonomike dhe demoracine ne Gjermanine perendimore me planin Marshall dhe beri shume mire.
    – Ne vitin 1954 ne konferencen e Londres, te organizuar nga amerikenet, gjermanise perendimore ju falen gjysmae detyrimeve te demshperblimeve te luftesse dyte boterore nga Anglia,Franca, Italia, Greqia,Austria etj.
    – Ne vitin 1990 kur u bashkuan te dy Gjermanite BE ra dakord qe Gjermania te shiste bono thesari me interes minimal, pra mori kredi shume te lira.
    – Bashkimi monetar europjan, futja e Euros, u be shume shpejt pa u bere bashkimi Politik dhe Fiskal europjan.
    – Kur u fut Euro, ajo pati nje gabim dhume te madh ne konstruksjonin e saj sepse performanca e ekonomise gjermane eshte shume me e mire se performanca e ekonomive franceze, italjane, spanjolle, portugese, greke etj. Pra Euro si monedhe e perbshket eshte e nenvleftesuar per Gjermanine dhe mbiveftesuar per vnedet e Europes jugore ( France, Itali etj). Kjo gje ben qe mallrat gjermane te jene te pakten 20% me te lira se te vendeve te tjera te Eurozones dhe kjo ben ate qe Gjermania te perfitoje shume nga futja e Euros.
    – Gjermania harroi perfitimet qe pati nga ndihma qe i dha Europa ( shif tre pikat para siper ) dhe populli gjerman nuk eshte dakord qe qeveria gjermane te ndihmoje vendet e tjera te Europes se jugut. Merkeli, e cila nuk eshte visionare, mendon vetem per kolltukun dhe ben siç do populli jo visionar, sepse ajo don te rizgjidhet.
    – Neser ne Gjermani del nje liber mbi kanzelarin Helmut Kohl ne te cilin thuhet se : Kohli ka thene se Merkeli kishte probleme te medha qe ne dreka zyrtare me te huajt nuk dinte te perdorte lugen dhe pirunin dhe bente shume zhurme gjate ngrenjes
    – Per sa i perket Prodit, ky eshte nje burre shteti europjan qe fatkeqesisht, sic thote edhe ish kanzelari gjerman Helmut Schmidt, i mungojne aktualisht Europes. Bura si Adenhauer, Degol,Miteran,Schmidt, Brandt etj.
    – Une kam frike, se e djathta fashiste mund te marre nje dite fuqine ne BE. Historia ka treguar se krizat krijojne polarizim dhe diktatura. Le te shpresojm qe jo, per te miren e niperve dhe mbesave tona.
    – Eshte fakt, se e majta ne BE ( Renzi i Italise nuk eshte i majte )nuk egziston me dhe se e djathta ka mare revansh sidomos ne France, Angli, Greqi, Hollande etj.

    Pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje