Infektohet me virusin Ebola kameramani i televizionit NBC News

3 Tetor 2014, 17:37Bota TEMA

33 vjeçari Ashoka Mukpo ka rezultuar pozitiv ndaj testit për virusin Ebola. Mukpo mësohet se është punonjës i rrjetit të madh mediatik NBC News në Amerikë. 33 vjeçari, i cili punonte si freelancer në Liberi ka fluturuar drejt shtëpisë së tij në SHBA për tu kuruar, ka komunikuar rrjeti televiziv.

Në një komunikatë për stafin, Presidentja e NBC News Deborah Turness tha:

“ Një nga anëtarët e ekipit tonë freelance, kameramani që ka punuar në Liberi për 3 vjet është diagnostikuar me Ebola, sipas autoriteteve shëndetsore. Të martën ai filloi të punonte me ekpin tonë, sot ai  doli pozitiv ndaj virusit Ebola”.
Më tej presidentja e NBC shtoi se “ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për një kujdes sa më të mirë mjekësor. Ai do të trajtohet në SHBA në qendrën mjekësore për të sëmurët me Ebola”.

Ashoka Mukpo është amerikani i pestë që infektohet me Ebola dhe që evakuohet nga Afrika Perëndimore drejt SHBA. Ai ka punuar në Liberi me projekte të ndryshme përgjatë këtyre tre viteve.

Njëqind njerëz janë kontrolluar për ekspozimin ndaj Ebola në Teksas, që kur një shtetas liberian u diagnostikua me virusin Ebola në Dallas të martën.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Amerikan Barak Obama ka qenë në kontakt me kryetarin e Bashkisë Mike Raëlings, lidhur me reagimin ndaj Ebolas në rang lokal, shtetërore dhe federale.

Autoritet liberiane thanë se do të ndjekin penalisht shtetasin liberian, i pari i diagnostikuar me Ebola në SHBA, pasi ka gënjyer për të hipur në avionin për SHBA, duke thënë se nuk ka qenë në kontakt me njerëz që vuajnë nga Ebola.

Autoritetet në Afrikën Perëndimore janë duke luftuar për të izoluar përhapjen e virusit, i cili tashmë është duke u përhapur në një shkallë alarmante, me raste të reja të dyfishuar çdo javë.(j.h)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje