FBI paralajmëron sulme terroriste mbi SHBA-në nga Khorasan

6 Tetor 2014, 14:20Bota TEMA

Drejtori i FBI-së në një intervistë të dhënë të dielën në darkë ka dhënë alarmin se ndaj SHBA-së, po përgatitet një sulm terrorist.

James Comey, Kreu i Byrosë Federale të Hetimit tha se rreziku vjen nga grupi terrorist Khorasan, një degë e al Kaedës në Siri. Sipas Comey Khorasan po përgatit një plan për të goditur Shtetet e Bashkuara.

“Khorasan ka punuar dhe ende mund të jetë duke organizuar një sulm për të goditur Shtetet e Bashkuara apo aleatët tanë. Po përgatiten për të sulmuar së afërmi, shumë shpejt”, – tha kreu i FBI në rrjetin amerikan CBS.

“Unë nuk mund t’ju them me siguri nëse plani i tyre është të sulmojnë tani, pas tre javësh apo pas tre muajsh. Por duke pasur parasysh hetimet tona, ne e dimë se ata janë njerëz shumë serioz në synimin e tyre për të shkatërruar. Ndaj ne duhet të veprojmë sikur sulmi terrorist të ndodh nesër”, –tha James Comey.

Ai tha se rrjetet terroriste në Siri janë një produkt i “metastazës së Al Kaedës”, të ndara në dy grupe të mëdha, al Nusra dhe Shtetit Islamik në Irak dhe Siri (ISIS).

“Janë të dy grupe të egër dhe shumë të rrezikshëm terrorist,  që paraqesin kërcënim në shumë mënyra”,-tha Comey.

Kreu i FBI-së e përshkroi grupin al Nusra si ekspertë në krijimin e bombave, vrasësve dhe që janë të  qartë në caktimin e objektivave ndërkombëtare.

“Këta janë njerëz, të cilët kanë menduar ta sjellin terrorizmin në një shkallë globale”,-tha ai.
“ISIS është po aq i sofistikuar, ndoshta më shumë se çdo grup tjetër, qoftë edhe për prezencën e tij në media apo  për rekrutimin dhe trajnimin nga interneti të militantëve të tij”,- pohoi kreu i Byrosë Federale të Hetimit në SHBA. (j.h)

11 komente në “FBI paralajmëron sulme terroriste mbi SHBA-në nga Khorasan”

  1. i pa angazhuar says:

    Korraket nga Khorasani do hedhin ne ere Amerikanet,dhe une me kenaqsi do shikoj terrorin e dyanshem nga PC dhe TV .Kjo eshte lufte e amerikaneve dhe inglizve dhe mua aq me ben ,do bej tifo per angloamerikanet.

    1. Wendy-B says:

      Nqs do te ndodhe kjo qe thua, nuk do kesh as Pc ta shohesh.
      Kjo nuk eshte lufte vetem e amerikaneve, por e te gjitheve.Mos bej cudi , qe dhe ti mund te kesh afer fanatike, trushpelare te tille. Mos shko sh larg, shiko “vellezerit kosovare”qe u ka marre koka ere.

  2. anti musliman says:

    i hengerte kanceri muslimaneve te keqinj

  3. sherifi says:

    Epo keta nuk cfarosen me avion pa pilot,por duhen goditur ne te gjitha drejtimet,u duhen prere burimet financiare,ushqimet,furnizimet me armatime dhe ne fund duhen cfarrosur me mjete te blinduara nga ajeri dhe nga toka,
    nuk justifikohet kjo qe dy grupe sa do te medha te jene,me nje glob te tere.

  4. loni says:

    cfare te mbjedhesh do te korresh themi ne shqiptaret,kete mode me sulme te terroristeve e mbodhet ju amerikanet me agjentin tuaj bin landen per te luftuar bashkimin sovjetik qe kishte pushtuar afganistanin si armiqte kryesor te amerikes se luftes se ftohte,por ju nuk menduat asnjehere se dy superfuqi nuk ndeshen asnjehere me njeri tjetrin nga frika e arsenalit berthamor qe kane ne dispocion sepse i dine pasojat sesa te rrezikshme jane per te dy,por kur fukarain e braktis mbasi mbaron punen tende,si bin landenin ai kthehet ne nje rrezik real dhe pa asnje lloj medyshje per te sulmuar me te gjitha mjetet,nqs jo vet ai drejt per drejt,por me kamikaze qe do ti nguli per gati 1000 vjet ne te ardhem,dhe ja ku jemi sote,kemi kaq vite qe flitet vetem per sulme terroriste,nuk dua te ndodhi dicka e tille as tek ju ne amerike por me asnje vend te botes sepse vriten njerez te pafajshem,por kjo eshte moda juaj moj amerike qe ju mbodhet dhe do ta korrni sa here qe do nenvleresoni te tjeret,ju uroj qe te zbulohet ky sulm barbar terrorist,poshte terrorizmi rrofete europa demokratike bashk me aleatet e tyre amerike.

  5. Prenga says:

    C’ te mbjellesh do korresh!

  6. Ilirian Labi says:

    Te hapin syte shqiptaret e te kuptojne se ku te con mysilmanizmi.
    Shqiperia e tyre nje hale qe qelb gjithe Europen,
    Eshte ora e te se vertetes e mos u fshihni pas gishtit !

  7. emigranti says:

    Hale, hale, po bythen e lajne, jo si ti qe e fshin me gisht,apo me leter , e te thahet m.. tek vrima,ska lavanteri te ti laj breket.

  8. Ajaxs says:

    Duhet mbeshtetur presidenti i Sirise; Ai jua di ku i kane pikat e forta terroristet.Ai i ve para me kemesori dhe i zhduke.Amerika ta shikoje te verteten ne sy, ndihmo Sirine qe te qetesohet situata.

  9. Vlora says:

    Ju Amerikanet vazhdoni luften me Assadin per “demokracine” e Sirise, se me sa duket demokratet e Sirise paskan plane te tjera. Ku ju thoshte Rusia se lufta kunder Assadit, suporton direkt terrorizmin, ju Amerikanet ishit te zene me armet kimike qe u futen nga Turqia dhe ju faturuan Assadit.

  10. Claus says:

    Keni te drejte o komentues.

    Qeverite e vendeve perendimore jane mbushur me naive, per te mos thene me idioter.

    Qyteti Kobane ka rene pothuaj ne duart e islamikeve. Forcat kurde i mbajne syte nga qielli per te pare ndonje bombardues. Por c`te shohin?
    Bombarduesit fluturojne nje here ne dy dite!

    Ne Gjermani avjonet transportues nuk fluturojne per shkak te difekteve!!!
    Riparimet kushtojne shume per shtetin gjerman “aq te varfer”.

    Por kjo nuk mjafton, ministrja e Mbrojtjes gjermane von der Layen, nje mjeke, qe deshte te hapte kopshte dhe cerdhe neper kazerma edhe buxhetin vjetor per mbrojtjen qe i takonte prej 1,3 milirde € e ktheu mbrapsht, per te kursyer!!!!

    Jemi ne koherat e marrezive, gje tjeter nuk mund te them.
    Ju pershendes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje