Britania alarmohet nga Ebola: Për 16 ditë virusi mund të vij në vend!

8 Tetor 2014, 12:27Bota TEMA

Në spitalet britanike është dhënë alarmi për shfaqjen e virusit Ebola.  Shkencëtarët kanë thënë se Brenda 16 ditëve, virusi vdekjeprurës mund të prek Britaninë, ndaj në aeroporte duhet të merren masa të rrepta për kontrollin e njerëzve.

Ministri Norman Baker tha se në aeroporte duhet të kontrollohen të gjithë njerëzit për shenjat e mundshme të infektimit me Ebola. Katër spitale në Liverpool, Sheffield, Newcastle dhe Londër janë vënë në gatishmëri në rast infektimi të ndonjë personi.

Zyrtari më i lartë mjekësor ka paralajmëruar mjekët  që të jenë vigjilent për shenjat e virusit. Gjithashtu edhe universitetet dhe shkollat duhet të jenë të kujdesshëm për simptoma të mundshme të Ebolas tek nxënësit e tyre.

Studimi i Universitetit Lancaster ka thënë se shanset që virusi të godasë Britaninë e Madhe janë 50 me 50 gjatë 16 ditëve të ardhshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është “i pashmangshëm”  fakti ,që më shumë raste do të diagnostikohen me Ebola në Evropë, pasi infermierja spanjolle u testua pozitivisht për Ebolan. Infermerja ishte rasti i parë në Europë, i infektimit me virusin Ebola jashtë Afrikës. (j.h)

4 komente në “Britania alarmohet nga Ebola: Për 16 ditë virusi mund të vij në vend!”

  1. sali maloku says:

    po sikur te vije ne shqiperi cfar do bejme

  2. freer says:

    te vijë jo te vij…se na masakruat shqipen.

  3. abu bakir says:

    Aty qen bir qeni angloamerikan Allahu do ja u dergoje qe tu zhduki.

    1. emri says:

      Kujton se virusi do pyese me perpara se cfare feje ka njeriu? Qenke me probleme psiqike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje