Personi i parë i diagnostikuar me virusin Ebola në Amerikë ka vdekur, ka bërë të ditur spitali i Teksasit.
Thomas Eric Duncan, i cili u infektua me Ebola në vendin e tij të lindjes, Liberi është mbajtur i izoluar në spitalin e Dallasit duke iu nënshturuar marrjes së disa medikamenteve eksperimentale.
SHBA ka lajmëruar për procedura të reja në aerporte për të kontrolluar udhëtarët që mund të shfaqin simptoma të Ebolas.
Më shumë se 3,000 njerëz kanë vdekur dhe 7,500 të tjerë janë infektuar. Shumica e tyre ndodhen në Afrikën Perëndimore, e cila po përjeton epideminë më të keqe të këtij virusi.
SHBA ka dërguar më shumë se 4000 trupa në rajon, ndërsa Britania do të dërgojë 750 trupa personel në Sierra Leone.
Duncan, i cili punonte si shofer në një kompani, u testua pozitivisht me Ebola në dallas në 30 shtator, 10 ditë pasi kishte ardhur nga një udhëtim nga Monrovia. Ai u sëmur disa ditë pasi arriti në SHBA dhe tha se kishte qënë në Liberi për të dorëzuar disa antibiotikë.
Katër ditë më vonë ai u izolua dhe iu dha një ilacc eksperimental për të trajtuar Ebolën, por gjendja e tij vazhdoi të përkeqësohej.
10 njerëz që kanë qenë në kontakt me të janë nën monitorim për simptoma të sëmundjes.
Ebola përhapet përmes kontaktit me lëngjet e trupit nga dikush që është i infektuar dhe e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen është izolimi i të infektuarëve. (j.h)