Hyn në fuqi ligji për të drejtën e informimit/ Çdo qytetar ka të drejtë të marrë informacione pa sqaruar motivet

18 Tetor 2014, 13:03Politika TEMA

Hyn në fuqi Ligji “Për të drejtën e informimit”.Pas  publikimit në Fletoren Zyrtare,  ligji i bazuar në modelet më të përparuara të vendeve evropiane, pritet të garantojë rregulla konkrete për mbrojtjen dhe shndërrimin e të drejtës së informimit në një të drejtë reale dhe lehtësisht të zbatueshme në praktikë.

Risitë kryesore që sjell ligji i ri, me ligjin që ishte në fuqi, janë si vijon:

Përcaktimi i kompetencave të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji nga organet e administratës publike, për hartimin e programeve të transparencës, për shqyrtimin e ankesave, si dhe për vendosjen e dënimeve administrative;

Mbrojtja e së drejtës për informim që ka çdo qytetar, pa qenë nevoja të sqarojë motivet;

Rregullimi i përgatitjes, miratimit dhe rishikimit të programeve të transparencës;

Rregullimi i njohjes me informacionin/dokumentin zyrtar publik;

Krijimi nga autoriteti publik i një regjistri të posaçëm, ku pasqyrohen të gjitha kërkesat për informim dhe informacionet e dhëna në përgjigje të tyre;

Parashikimi i kufizimit të së drejtës për informim;

Parashikimi i shkeljeve dhe sanksioneve administrative në fushën e të drejtës për informim;

Rregullimi i kompetencave dhe procedurave për shqyrtimin e ankesave në rastet e cenimit të së drejtës për informim.

Ligji “Për të drejtën e informimit” është përgatitur duke konsultuar modelet më të mira evropiane, në veçanti me modelet e vendeve të rajonit si, Kroacia, Maqedonia, Serbia, të cilat kanë hartuar ligje bashkëkohore për të drejtën e informimit.

5 komente në “Hyn në fuqi ligji për të drejtën e informimit/ Çdo qytetar ka të drejtë të marrë informacione pa sqaruar motivet”

  1. Flamur says:

    HAHAHA…jane marre per model ligjet e Maqedonise dhe Serbise dhe thone praktikat me te mira. Pse nuk merrni e perktheni pike per pike ligjin e Gjermanise, Frances, ose Danimarkes edhe miratojini, po lodheni te beni nje pershtatje nga ligjet e ketyre vendeve te korruptuara si puna jone.

  2. adamo 311 says:

    Ju lumte, suksese

    1. anonim says:

      Adamo,ca suksese,te lutem,kur e dime shume mire se ne kete vend nuk ka demokraci,kur vota vidhet,kur administrata eshte super e korruptuar,kur te vrasin para zyrave te shtetit,kur ligjet e shkruara i kemi “copy-paste”si evropa nderkohe qe askush nuk ia vershellen zbatimit te tyre etj,etj…ju mbani mendjen tuaj,une i provoj cdo dite genjeshtrat e kesaj administrate sikurse administrates se kaluar,njelloj….!
      respekte !

  3. lani says:

    o FLAMUR se mos te shpeton ne breke duke qeshur . Pse nuk i beri Sali tutkuni keto ligje ? Hajd se gjera te tjera dhe me te bukura do te degjosh dhe me ne fund do ta kuptosh ndryshimin e madh qe ka ndodhur tek ne .

  4. adamo 311 says:

    Anonim, pershendetje.
    Une jetoj ( jo vetem qe punoj ) ne diaspore, edhe te ne ka korrupcion, me beso me shume se ne Shqiperi gjegj. Kosove.
    Bota nuk udhehiqet nga “Qeverite”! Por nga ca persona mbi qeverite.
    E sa i perket demokracise, c`eshte demokracia?
    Mendon vullneti i popullit? Drejtesia?…etj.
    Demokracia eshte KOMPROMISI!!!
    Ne Kosove thuhet: Dimri e hane kashten!!!

    Ne jemi sa i perket biznesit ( jo politikes ) europiane gjegj. boterore te vegjel fare!!!
    Thjeshte jemi “PLANKTON”!!! Une te kuptoje plotesisht dhe mllefin tend, por duhet te kesh parasysh se Shqiptaria ishte me shume se 20-te shekuj me rradhe ne dore te te tjereve, dhe per kete arsyeje mungon STRUKTUR dhe VETEDIJE shoqerore,
    Prandaj duhet te jemi tejet te durueshem por e rendesishmje eshte CAKU duhet te jete i QARTE!!!
    Te kuptojme se per c`arsyeje nje periudhe kaqe te gjate ishim po shtet???
    Se pari ta duam njeri-tetrin, se dyti te rrespektojme njeri-tjetrin, te mos harrojme se c´fare fqinje kemi, duke rrespektuar edhe ata, po urrejtje, pa dhune por te goditshem per vetembrojtje!!!
    Pse PLANKTON: Ju lutem shikojeni se me c`fare ballafaqohet bota (NJERZIMI)!!!
    I nderuari ANONIM, sikur te posedon ca informate qe kam une, atehere nuk do te thene koken per korrupcin!
    Shendet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje