Nga Skënder Minxhozi, JAVA
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike dhe tashmë deputet i saj, Astrit Patozi kritikon mënyrën se si është drejtuar deri më tani kjo forcë politike.
Duke komentuar punimet e Kuvendit Kombëtar, në një intervistë dhënë për gazetarin Skënder Minxhozi, Patozi thekson se njerëzit janë edhe më të paqartë, por edhe vetë PD nuk e di, se çfarë do të bëjë ajo me zgjedhjet lokale, me grupin e saj parlamentar, cili është projekti që e çon drejt ringritjes së shpejtë dhe pastaj drejt fitores dhe cili është modeli, por edhe ekipi i ri, që do ta drejtojë. Patozi shprehet kundër bojkotit parlamentar të PD-së, ndërsa kritikon mospërgatitjet për zgjedhjet vendore.
Patozi deklaron se boshllëkun më të madh Olldashi e ka lënë në Partinë Demokratike. I pyetur në lidhje me dualizmin Berisha-Basha në PD-së, Patozi thekson se Sali Berisha është mësuar t’i caktojë vetë kufijtë e tij dhe nuk pritet që të ndryshojë tani. Sipas tij, protagonizmi dhe energjitë e Berishës, por sidomos eksperienca, le të shërbejnë si vlerë e shtuar për PD-në dhe jo si justifikim për sfumimin e të tjerëve.
Sapo është mbyllur Kuvendi i Partisë Demokratike. Çfarë përshtypjesh ju la?
Zakonisht përshtypjet u kërkohen atyre që janë spektatorë. Nuk ka arritur ende ajo ditë që të ndjehem i tillë, në një ngjarje të rëndësishme politike të Partisë Demokratike. Por përtej batutës, unë kam pasur fatin e mirë apo të keq, që ta bëj publike pritshmërinë time për Kuvendin, dhjetë ditë para se ai të mbahej. Kam bindjen e plotë se nuk kam shprehur vetëm opinionin tim në atë paraqitje.
Por kur perdja ra, kishte shumë pak gjë për të kujtuar nga shfaqja, e cila sipas meje nuk ishte në lartësinë e momentit të rëndësishëm politik, që duhet të kapërcente Partia Demokratike, ose opozita shqiptare në tërësi. E thënë ndryshe, Kuvendi u mor lehtë, gati si një gjë për t’u hequr, ndërkohë që sipas meje, ai duhet të ishte një eveniment që duhet të linte gjurmë të forta, duhet të shtronte disa piketa dhe të ngrinte disa kolona ku do të mbështetej aksioni politik i opozitës në të ardhmen. Sepse Kuvendet nuk bëhen shpesh, një herë në katër vjet, madje edhe më rrallë, kur shkelim Statutin.
Fjala vjen, pas Kuvendit, njerëzit janë edhe më të paqartë, por edhe vetë PD nuk e di, se çfarë do të bëjë ajo me zgjedhjet lokale, me grupin e saj parlamentar, cili është projekti që na çon drejt ringritjes së shpejtë dhe pastaj drejt fitores dhe cili është modeli, por edhe ekipi i ri, që do ta drejtojë forcën tonë politike.
Unë nuk dua të merrem me elementët e spektaklit, as me atmosferën, jo se nuk kam gjë për të thënë, por sepse nuk është kjo gjëja që na intereson më shumë, por produkti politik që doli nga Kuvendi. Ne jemi vetëm 6 muaj larg zgjedhjeve lokale, sfida e parë pas humbjes së 23 qershorit, dhe unë as nuk shoh dhe as nuk ndjej që të ketë ndonjë përgatitje, qoftë edhe minimale, për ta përballuar me sukses atë betejë.
Më shqetëson deri në dhimbje një lloj ngeje që konstatohet në të gjithë rrugëtimin tonë, që në ditën e parë pas humbjes e deri më sot, dhe sinqerisht që nuk gjej as shpjegim, e jo më justifikim. Mendoj se në politikë, ashtu si edhe në biznes, koha është gjëja që vlen dhe kushton më shumë, por nuk e shoh këtë koncept të funksionojë siç duhet tek ne.
Kemi lëvizur ngadalë edhe me zgjedhjet brenda llojit, madje nuk shoh ndonjë shenjë për ndërrim marshi, edhe pas Kuvendit të Partisë Demokratike. Ndonëse Kuvendi praktikisht hapi rrugën për të kapërcyer vakuumin që ishte krijuar, kur për më shumë se një vit i zgjedhur dhe legjitim konsiderohej vetëm kryetari i partisë, ende nuk është thirrur Këshilli Kombëtar që të zgjedhë forumet e reja derivate, që dalin prej tij. Duket sikur ka një merak për të mos i trazuar ujërat, por ta shtyjmë sa të shtyjmë kështu, dhe kjo më duket krejtësisht pa sens.
E kam bindje absolute se asnjë e mirë në këtë botë nuk vjen duke pritur. Le pastaj fitorja, që është diçka sublime dhe shumë e komplikuar, e cila kurrë nuk arrihet vetiu, madje edhe në rastin që kundërshtari e bën aq baltë, sa e zë populli me gurë. Është 100 për qind e sigurt që Edi Rama do të humbasë, sepse as nuk di dhe as nuk do të qeverisë mirë. Por nga ana tjetër, nuk është po kaq e sigurt se do të fitojmë patjetër ne, vetëm për shkak të humbjes së tij.
Si i shihni emrat e rinj që filtruan në Këshillin Kombëtar të PD? Sa qëndron ideja se partia e kreu freskimin e elitës drejtuese?
Nuk më ka pëlqyer kurrë të komentoj për emra, jo thjesht për faktin se në demokraci nuk ka asnjë të pazëvendësueshëm. Por ajo që na intereson të gjithëve, mendoj se është koncepti dhe fenomeni. Në atë listë kishte shumë emra që nuk i kam dëgjuar kurrë, por, tek e fundit, kjo nuk i bën ata më pak të aftë dhe as ua zbeh perspektivën. Por fakti që unë dhe shumë si mua i dëgjojmë për herë të parë, do të thotë në një farë mënyre, se ata sot nuk është se përfaqësojnë diçka në Partinë Demokratike, sepse unë kam qenë për më shumë se 6 vjet nënkryetar i saj dhe të paktën duhet t’i kisha hasur diku.
Megjithatë, kjo nuk e përjashton mundësinë që ata ta shfrytëzojnë këtë shans, për t’u shndërruar shumë shpejt në përfaqësues realë të demokratëve. Sigurisht që kjo nuk bëhet vetëm me dëshirën e mirë të dikujt, apo të atyre vetë, por kërkon edhe zotësi, vokacion dhe përkushtim. I uroj me gjithë zemër gjithë të rinjtë e Këshillit Kombëtar, që të piqen dhe realizohen sa më shpejt
Por jam shumë i sigurt se ata kanë nevojë që të ngarkohen, që dikush t’u vërë në shpinë një përgjegjësi konkrete, dhe që kontributi i tyre të jetë i matshëm. Ndryshe, ai entuziazmi i pritshëm dhe human që shoqëron në përgjithësi njerëzit kur zgjidhen diku, do të zbehet shumë shpejt. Sepse zgjedhja dhe promovimi i tyre ka vlerë dhe kuptim, vetëm në rast se Partia Demokratike rikthehet sa më shpejt në pushtet, ndryshe është njësoj si të jenë anëtarë në ndonjë shoqatë kulturore apo sportive. Fjala vjen “Danoçat e Tironës” (kështu quhen tifozët e rinj të klubit të Tiranës).
Kurse kjo çështja e freskimit të elitës është shumë relative. Për mua, ajo nuk mund të jetë kurrë qëllim në vetvete. Një parti serioze i hap krahët çdo të riu, sepse qarkullimi i elitave është proces i pashmangshëm, por nga ana tjetër respekton dhe nderon çdo kontribut dhe vlerë të krijuar në vite. Ndryshe, tek njerëzit krijohet bindja se nuk ka rregulla për një karrierë normale dhe se uljet apo ngritjet nuk varen nga puna individuale, por nga rrethanat dhe nga humoret e “udhëheqjes”. Gjithmonë sipas meje, Partia Demokratike, nuk e ka dhe nuk do ta ketë luksin për të humbur qoftë edhe një demokrat të vetëm, për mosvëmendje, mosvlerësim, apo ç’është më e keqja, për gjueti shtrigash.
Kam dëgjuar këto kohe edhe personazhe që flasin në rrjete sociale dhe gjetkë për “rithemelim të Partisë Demokratike”. Natyrisht që kjo do të ishte një vetëvrasje politike, por edhe nëse kjo do të ndodhte patjetër, unë pres që këtë ta dëgjoj prej kryetarit të partisë, dhe jo prej “yjeve të rinj në ngjitje”, që kanë hyrë e kanë dalë disa herë prej Partisë Demokratike, herë duke i gjuajtur me pushkë, e herë duke i puthur dorën “udhëheqësit”. Ka syresh që guxojnë ende t’i klasifikojnë demokratët në varësi të votës së 22 korrikut, ndonëse ato ishin zgjedhje brenda nesh, ndërkohë që ata vetë, edhe siglën i kanë vjedhur PD-së, që ajo të humbte në zgjedhjet politike. Dhe prapë demokratët i kanë falur. Dhe mirë kanë bërë.
Lulzim Basha kërkoi ndjesë publike për humbjen në zgjedhjet e vitit të shkuar. Si ju duket ky akt?
Ndjesa është gjithmonë një gjest njerëzor, që pëlqehet nga publiku, sidomos kur artikulohet nga njerëzit me pushtet. Sepse tregon përunjësi, sens të fortë autokritike, shpresë për të mësuar prej gabimeve, cilësi këto pak ekzotike për të mëdhenjtë e politikës shqiptare në këto 23 vjet. Perëndimi këtë e ka mënyrë sjelljeje të konsoliduar, saqë askush nuk habitet kur Angela Merkel, nuk lë rast pa kërkuar falje për krimet e Hitlerit. Por të kërkosh falje për të shkuarën është gjithsesi më e lehtë, sesa të lypësh ndjesë për të tashmen, sepse është problemi i përgjegjësisë personale dhe në emër të kujt e bën gjestin.
Në tërësi mendoj se ky ishte një ndër aspektet pozitive të fjalës së Bashës dhe të Kongresit në përgjithësi. Është normale që jo të gjithëve u ka pëlqyer, madje edhe brenda sallës së Kuvendit, por tek e fundit në një shoqëri të lirë, kjo është një gjë e zakonshme.
Por që ndjesa të ketë efektin e duhur dhe të arrijë qëllimin, duhet që të shoqërohet me gjeste të tjera, sa më të shpejta, që të tregojnë për reflektim, sepse ndryshe mbetet vetëm kujtimi i bukur i asaj dite kur u deklarua. Gjithmonë e më tepër në Shqipëri po ikën koha kur politikanët gjykohen, pëlqehen, apo nuk pëlqehen për atë që thonë, por për atë që bëjnë.
Nëqoftëse ne themi se do të luftojmë korrupsionin nesër, askush nuk na beson në rast se nuk e bëjmë këtë aty ku na jepet mundësia sot. Kjo vlen edhe për klientelizmin, nepotizmin, pabarazinë para ligjit, rregullit dhe standardit, sëmundje të njohura këto të sistemit, që janë theksuar shumë në vitet e fundit.
E vetmja mënyrë që opozita të krijojë frymë dhe ringjallje të shpresës tek njerëzit, është të tregojë me gjeste dhe me shembuj, jo vetëm me fjalë, se do të qeverisë ndryshe, kur të vijë nesër në pushtet.
Meqë jemi tek Basha, a mendoni se ka vend për një bilanc të lidershipit të tij në krye të partisë? Si ju duken 15 muajt e Bashës në krye të PD?
Mendoj se për çdo udhëheqës politik, bilancet duhen bërë pas betejave elektorale, sepse ai është gjykimi më realist dhe më i drejtë. Për Berishën, bilanci nuk bëhet kë zgjodhi nënkryetarë, sekretarë apo ministra, por sa herë e mundi Partinë Socialiste dhe sa herë apo sa vite e mbajti Partinë Demokratike në pushtet. Ne ende nuk kemi një përballje direkte me kundërshtarët tanë politikë, për të pasur një ide nëse lidershipi ka funksionuar si duhet ose jo.
Unë nuk mund të konsideroj zgjedhjet e degëve të PD në rrethe apo qoftë edhe Kuvendin Kombëtar, si beteja politike, sepse i bie që të kemi fituar mbi vetveten pastaj.
Në këtë kuptim, rezervohem të jap një opinion timin, për një bilanc të lidershipit të ri të Partisë Demokratike. Aq më tepër, kur ende nuk kemi një ekip drejtues, por kemi mbetur aty ku ishim më 22 korrik 2013, vetëm me kryetarin e zgjedhur dhe me Këshillin e ri Kombëtar, që po pret me durim të thirret dhe të mblidhet.
Sa i mungon sot Sokol Olldashi Partisë Demokratike?
Tmerrësisht shumë. Madje, kam bindjen se Olldashi nuk i mungon vetëm Partisë Demokratike, por politikës dhe shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Për cilësitë e tij të veçanta, për stilin elegant, për protagonizmin dhe grintën pa tepri, për vizionin dhe konceptet e një politike moderne dhe bashkëkohore.
Por, padyshim, që boshllëkun më të madh Olldashi e ka lënë në Partinë Demokratike. Në radhë të parë, se i përkiste asaj në të gjithë dimensionet e qenies së vet. Aspak rastësisht, i ishte bashkuar asaj, gati fëmijë, që në bankat e shkollës së mesme në vitin 1990 dhe për 23 vjet bashkëjetoi me të, deri ditën që u shua, duke lënë pas kujtimin e një politikani brilant dhe karizmatik. Por, edhe për shkak se në kushtet e një tulatjeje të personaliteteve politike të saj, për shkaqe objektive dhe subjektive, ikja e parakohshme e një zëri të fuqishëm, bie shumë më tepër në sy.
Por pavarësisht rolit që kanë në politikë personalitetet me ADN lideri, unë mendoj se Partisë Demokratike sot i mungon më shumë një ansambël solistësh i dirigjuar mirë. Ne e kemi mbyllur tashmë ciklin e drejtimit të fortë dhe autoritar, por të gjithëpranuar si të tillë, me dorëheqjen e Sali Berishës. Ai e pati pozitiv bilancin e vet, por kohën nuk e kthejmë dot prapa. Partisë Demokratike sot i duhet një ekip i mirë, i përkushtuar dhe sa më përfaqësues. I këtij koncepti ishte edhe Sokol Olldashi, pavarësisht se kunkurroi për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike.
Emri juaj u shfaq së fundi në listën e personave të përgjuar nga SHISH. Çfarë ndjesie ju krijon kjo gjë? Pse mendoni se ka interes për të përgjuar Astrit Patozin?
E kam dhënë një shpjegim për këtë dhe nuk dua të zgjatem shumë. Nuk jam delirant, që të mendoj se po të mos përgjohem, nuk jam i rëndësishëm. Por nga tjetër e di se abuzime të kësaj natyre ka pasur dhe do ketë, për sa kohë sistemi të jetë vulnerabël ndaj parajonave dhe haluçinacioneve të njerëzve me pushtet.
Personalisht, nuk kam asnjë merak për çdo letër, bisedë, apo veprim timin, që nga certifikata e lindjes e deri më sot. Por nuk mund të them se është ndonjë kënaqësi të marrësh vesh se ke qenë ose je i survejuar, mbi të gjitha në kundërshtim flagrant me ligjin.
Përgjimi është një lloj përdhunimi, që të shkakton bezdi dhe pështirosje, i cili në kushtet e paligjshmërisë, shndërrohet në një fenomen tepër të rrezikshëm për liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Por jemi duke folur, gjithsesi, në kuadrin e informacioneve të pakonfirmuara, pasi nuk ka ende asnjë provë zyrtare që të vërtetojë atë që ka servirur deri më sot shtypi.
Si e shihni rolin që ka sot Berisha në PD? Sa i vërtetë është dualizmi në lidershipin e sotëm të partisë?
Sali Berisha është mësuar t’i caktojë vetë kufijtë e tij dhe nuk kemi pse presim që të ndryshojë tani.
Tek e fundit, protagonizmi dhe energjitë e tij të tepërta, por sidomos eksperienca, le të shërbejnë si vlerë e shtuar për Partinë Demokratike dhe jo si justifikim për sfumimin e të tjerëve.
Sa për dualizmin, nuk dua të merrem gjatë, sepse nuk më intereson shumë. E para, se unë jam legjitimist dhe nuk mund të njoh dy kryetarë njëkohësisht. E di që ka një ekzagjerim të kësaj teme nga kundërshtarët politikë të Partisë Demokratike, të cilët e bëjnë këtë qëllimisht për të kompleksuar Lulzim Bashën. Por tek e fundit ata bëjnë punën e tyre. Ne nuk kemi pse ndjekim gjithmonë bezen e kuqe, kur na e tundin para turinjve.
Në finale, meritën apo përgjegjësinë e ka ai që e ka marrë përsipër zyrtarisht detyrën. Të tjerat janë kot. Kam dëgjuar edhe zotin Berisha që ta shprehë qartazi dhe prerë këtë koncept dhe më ka ardhur mirë.
Qeveria Rama mbushi një vit jetë. Cili është bilanci i saj, sipas jush?
Eshtë evidente se kemi një qeveri krejtësisht të paftë, por vetëm kaq do të ishte gjysma e së keqes. Sipas meje, është ekzekutivi më i dobët dhe më jopërfaqësues që kemi pasur që nga viti ‘90. Një kabinet, i cili nuk rrezatoi për asnjë çast ndonjë grimë frymëzimi, edhe në ditët e para të ardhjes në pushtet, që e kanë për definicion zakonisht të gjithë qeveritë e reja. Ndërsa sot, që ka kaluar më shumë se një vit, jemi duke i parë sherrin në çdo cep të Shqipërisë.
Mendoj se e vetmja devizë që e udhëheq kryeministrin Rama, është që qeveria e tij të mos prodhojë skandale dhe që të zbukurojë vitrinën, pavarësisht se brenda dyqanit malli është i gjithi kallp. Nuk ka nevojë të jesh vëzhgues i hollë, për të kuptuar se ka një sforcim gati jashtëtokësor, për të paraqitur me ngjyra të ndezura një realitet gri apo të zi, që shkon çdo ditë duke u përkeqësuar.
Në qytetet tona jetohet më keq se një vit më parë, por kryeministri udhëheq personalisht fushatën e zbukurimit të tyre. Kjo është qeverisje fasadë, një sëmundje e vjetër e Edi Ramës. I bie që njerëzit, të cilët kanë më pak të ardhura në shtëpitë e tyre, duhet të gëzohen që qendra e qytetit po ndriçohet dhe po hijeshohet.
Në Shqipëri ka më pak punë, por më shumë zyra pune, të cilat kryeministri i ka vizituar dhe do t’i vizitojë të gjitha me radhë. Dhe në çdo dalje të tij, jepet falas një propagandë bajate për zhvillimin, ndërkohë që edhe INSTAT-i i qeverisë, u detyrua të pranojë se po shkojmë me shpejtësi në rrënim ekonomik.
Kjo është e para qeveri në këto vite, që e hoqi drojën për të pasur në administratën e lartë dhe të ulët personazhe të njohura të botës së krimit. Ka pasur aq shumë të denoncuar, saqë qeveria ngjason më shumë me institucion riedukimi, sesa me një administratë normale.
Kjo është një mazhorancë që nuk ka lënë rast pa shfrytëzuar për të shpallur armiqësinë e saj me opozitën dhe nuk ka lënë të humbë asnjë sekondë për të kapur çdo institucion të pavarur, që nuk kontrollohet prej saj. Dhe sikur të mos mjaftonin këto, është e vetmja qeveri në botë që nuk mburret me ato që ka ndërtuar, por me ato që ka prishur.
Në cilësinë e ish-kreut të grupit parlamentar, çfarë mendoni për qëndrimin e PD jashtë Kuvendit? A duhet të vijojë bojkoti parlamentar?
Në fakt unë jam që bojkoti nuk duhet të kishte nisur fare, jo që nuk duhet të vazhdojë. Mendimin tim e kam shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe jam ndjerë mirë që si unë, kishte shumë të tjerë. Për të mos thënë se janë shumica që mendojnë kështu.
Por nuk mendoj se kjo është çështje numrash. I qëndroj pikëpamjes se beteja e opozitës në parlament, nuk mund të kompensohet me asgjë tjetër dhe se ne, në një farë mënyre, kemi ç’aktivizuar armën më të fuqishme që kemi në dispozicion, për t’u ndeshur me qeverinë.
Mendoj se nuk është përgjigja e duhur ndaj një mazhorance arrogante, e cila, ka shumë mundësi që ta ketë taktikë të mirëmenduar, lënien tonë jashtë parlamentit.
Meqë më kujtove kohën kur isha kryetar i grupit parlamentar të PD, mbaj mend se shumë prej ministrave tanë në vitin 2010 u mërzitën shumë kur PS u rikthye në parlament, pasi ndjeshëm më rehat dhe më të qetë pa praninë e deputetëve të opozitës në sallë. Dhe të mendosh se ne nuk ishim bërë shkak për bojkotin e tyre, por i kishte nxjerrë Edi Rama për kauzën e palavdishme të hapjes së kutive.
Kam frikë se edhe sot tek mazhoranca e majtë ekziston e njëjta ndjesi dhe nuk do të doja kurrsesi që ata ta kishin këtë kënaqësi. Dalëngadalë, me kalimin e ditëve, edhe njerëzit sikur po mësohen me mungesën tonë në aulën e Kuvendit, por edhe vetë deputetët i shoh t’u ç’mprihen instinktet e reagimit opozitar. Dhe unë nuk dua kurrsesi që kjo situatë të avancojë, sepse kjo nuk përkon fare me një opozite ballore.
Mendoj se deri më sot ne kemi qenë të qartë për t’i shpjeguar publikut se çfarë kusuresh ka kjo mazhorancë në raport me opozitën, por nuk kemi bërë aq sa duhet që njerëzit të kuptojnë se çfarë po bën kjo qeveri kundër tyre.
Ne jemi në të drejtën tonë të tregojmë se Edi Rama e konsideron armike Partinë Demokratike dhe kemi dhjetëra prova për këtë, që nga fjalimi i tij i parë në parlament, e deri sot që po flasim. Por mund të ketë njerëz që janë të lodhur me betejat tona dhe me politikën në përgjithësi dhe mund të thonë “kokat hëngshin me njëri-tjetrin, se njësoj janë”. Por çdo shqiptar është shumë i ndjeshëm, kur vjen puna për të ardhurat që po i pakësohen nga korrupsioni, për sigurinë e familjes që po i tronditet nga krimi, i cili shkon deri në majën e piramidës së shtetit, për perspektivën që po i shkatërrohet nga rrënimi i çdo vlere dhe standardi, për shkak se kjo qeveri i ka vënë kazmën gjithçkaje që është ndërtuar për së mbari në këtë vend. Dhe të gjitha këto nuk thuhen në asnjë vend tjetër, më mirë se në parlament.
Kjo është arsyeja e vetme se përse unë kam qenë kundër bojkotit. Sepse e kam bindje të thellë, se edhe me një betejë të strukturuar parlamentare mund të mos ia arrish gjithmonë të fitosh, por është gjithmonë e provuar se pa të, humbja është më e sigurt.
Edhe vetë historia e Partisë Demokratike në opozitë është ilustrimi më i mirë i kësaj aksiome.
Olldashi i mungoka jo vetem PD, por politikes, bile gjithe shoqeris shqiptare—hahahaha , ik mor balash.
Olldashi nuk i mungon aspak PD,biles ne demokratet e bazes e kujtojme pak ose aspak.Mendoj me siguri se i mungon tavolines ku lozte poker e pinte gjate gjithe nates.
Patozit i mungon Olldashi, por nuk thote gje per Mziun qe voti 4 here ne Kuvendin e PD.
Hajdutet filluan te vjedhin xhepat e tyre.
Keta do ikin, kur te iki Berisha ne burg.
Kjo kaste eshte infektuar nga Ibola, dhe vetem nje karantine , do nxjerri njerezit e duhur te drejtojne PD. Eduard Selami eshte kandidati qe nuk eshte perlyer, dhe ka te drejten morale te drejtoje PD.
sa emer te bukur qe paske, i shkon shume komentit tend!
Qeveria me e dobet e? Pse? Sepse po ngadalesohet kaosi dhe katrahura qe ngritet dhe e shfrytezuar ju more antishqipetare more pseudo demokrate. Ndersa ti, ti ke qene e je nje hije, nje llum qe as do mbahesh mend per gje
JOLLDASHI,
TE VETMIN VIRTYT ME TE CILIN E BE MINISTER DHE BERI PRROKOPI NE PD, ISHTE B..LEPIRJA NDAJ BERISHES. ASAJ BY.. I SHERBEU, ME ATE U PASURUA DHE PENG I ASAJ NGELI. NUK U SHQUA NDONJEHERE PER ZGJUARSI, ISHTE FYTYRA ARROGANTE DHE HARBUTE E QEVERISJES SE PD. ISHE NJE HAJDUT ORDINER DHE NJE NGA SHUME TRADHETARET PD-ISTE QE I SHISNIN TERRITORE GREQISE DHE DHURONIN FLLAZICEVE, PASURTE E SHQIPTAREVE.
NE FUND TREGOI SE ISHTE DHE BUDALLA: SUKSESIN E VETEM TE JETES E ARRITI DUKE QENE NJE MERCENAR DHE USHTAR I BERISHES, KUR I GENJEU MENDJA SE MERITONTE ME TEPER, I TREGUAN VENDIN DHE NJE LEKSION TE GJITHE IDIOTEVE SI AI: “BY..LEPIRJA ESHTE VIRTYT QE CMOHET, KUR DI TE SHERBESH DHE NENSHTROHESH ME DEVOTSHMERI, POR ESHTE DIFEKT QE TE KUSHTON JETEN KUR TE GENJEN MENDJA, SE MUND TA PERDORESH PER TE IMPONUAR LIDERSHIP”
Sokol Olldashi shum i mungon PD por Lulzim Basha esht i qelluar kryetar i PD por shum te tjer jan te aft per te udhèheq Qeverin Shqiptare. Sali Berisha te distancohet nga PD se gjith te PS mendojn se Salihu esht hala Nr,1.
Sa idiot dhe katunar.
Sahan – lepiresit, kur nuk marrin ndonje koske, fillojne lehin,
Ju Zoti Patozi qeveriset vendin per tete vjet rresht dhe nuk sollet ndonje gje ne drite e vetmja gje qe keni bere keni uzorpue te gjitha institucionet e pavarura vodhet me thase , futet frymen me te keqe frymen e pa ndeshkueshmerise , vrate 4 persona te pafajshem une nuk di ne junzoteri keni femije dhe duhet te kujtoni mirenngjarjet e 21 janarit ju bashke me shoket e tu late jetim femijet e kater familjeve vetem e vetem per te mbuluar vjedhjet dhe pislleqet tuaja.Persa i perket humbjes se Edi Rames nuk duhet te merzitesh ti .Edi Rama po ben ate qe nuk bete ju per 8 vite rresht ai e hoqi shqiperine nga lista e zeze e droges ku ish udheheqesi jot tha qe e kisha vendim politik pef te mos nderhyre ne Lazarat , Edi Rama po ju thote te gjitheve qe zbatoni vetem ligjin mos ndertoni pa leje mos jepni diploma false , mos vidhni energjine elektrike etj.etj.Ju perseris dhe nje her mos merziteni ju per humbjen e Edi Rames ato jane llogarite e tij .Ju dhe padronet tuaj i late atij nje mine me sahat gjithandej , perkundrazi ai po ecen me kujdes gjithandej ai i ka te gjitha numerat per tju dergue te gjitheve ne vendin e merituar ? Vjedhjet ne kohen tuaj kane qene marramendese nuk justifikohen me theniett tuaja qe i qani hallin Edi Rames qe do te humbase .Ti shiko pozicionin tend ne partine familjare .Ju nuk keni fituar kurre perballe te majtes dhe besoj qe nuk do te fitoni kurre .Kete do ta vertetoj koha .
Nje shkrim I goditur.Meritoje me shume.T.K.SH valbona mezini
Nxirre
Shqipetaret e vertete enderrojne per nje demokraci te vertete ne shqiperi,kosove,maqedoni,ulqin dhe cameri.Kjo mund te arrihet vetem ne qofte se pastrohen plehrat shqipetare si sali berisha,lulezim basha,fatos nano,Kastriot Islami Rexhep meidani,Bujar nishani dhe hajduteria e fashizmit te sali berishes dhe i PD.
Nese ka politikan, i cili me qendrimet e tij ka treguar qartesisht, se ka qene modeli me i shemtuar politik, ky pa me te voglin dyshim eshte Sokol Olldashi. Nje perzjerje e peshtire e gjithe intrigave, prapaskenave, poshtesive te kesaj bote, por sidomos, i lidhur me njemije fije me boten e erret te krimit, per te cilen ka dhene nje ndihmese te pallogaritshme qe ajo te perfshihet ne cdo hallke te sistemit shteteror, Sokol Olldashi ka qene nje gjeme e vertete politike. Por ne kete bote ka zot, duam apo nuk duam ne, ai shikon cdo veprim.
Eshte mjerim te degjosh nje politikan si zoti Patozi, te shprehet ne kete menyre per nje kobure te poshter, te cilen Sali Berisha e rriti dhe e perdori per aq sa i duhej. Dhe kur ky kulish u rrit dhe u be nje qen i terbuar, aq sa donte te hante edhe te zotin, e gjeti ajo qe duhej ta gjente.
Prandaj eshte turp per ty zoti Patosi, te flasesh ne kete menyre. Nese te kane kthyer shpinen ne PD, te pakten ki kurajo dhe hesht, si e vetmja gje me mend qe duhej te beje…
Ju mungonka tmerresisht Olldashi! Po pse nuk e zevendeson ti more Patoz prej Kavaje dhe te vazhdosh kauzen e tij?. Nuk e zevendeson se ti je frikacak, servil dhe i paafte, b.. lepires i Saliut. Neqoftese nuk qenke dakord me bojkotin e parlamentit, pse nuk e thyn ti i pari? Po nuk ta mban. Ti i pari dhe te gjithe te tjeret mbas teje ne PD dhejsin gjak nga Saliu sepse keni perfituar dhe jeni pasuruar ne menyre kriminale prej tij.
Nje surrat keni te gjithe ju.E vetmja gje qe dinit te benit ish shkaterrimi e vjedhja.
A ka me patriote njerez qe e duan Shqiperine ne kete PD qe ka filluar te quhet PTK (Partia e tradhetise kombetare)?
Mua do te me mjaftonte edhe nje, DHE VETEM NJE, nga aktet e tradhetise kombetare qe kreu udheheqsi i vjeter (Sali Berisha) dhe i ri (Lulzim Basha), falja Greqise e teritoreve shqiptare te detit Jon (pa folur per futjen ilegale te Janullatosit ne Shqiperi, ngritjen e varezave greke ne Shqiperi, hapjen e shkollave greke dhe perpjekjet per helenizimin e Shqiperise se jugut, etj. etj.) per t’u larguar prej saj e per ta nxjerre buken e gojes ne menyre te ndershme.
Si u katandiset o shqiptare qe per nje kocke te vogel u vute ne sherbimin personal te kucedres serbe te Vucidolit.
Qendrimi i metejshem ne ate parti i ve secilit nga ju damken e tradhetarit te Shqiperise.
Duke braktisur, sa nuk eshte vone, kete parti serbe ne Shqiperi, ju njerezit e ndershem qe u genjyet nga parullat e bukura te demokracise, por qe ne fakt nuk perfituat asgje, shpetoni veten dhe te afermit tuaj nga damka qe do tu leje pjesemarrja e metejshme ne kete grupim mafioz ne sherbimin personal te tradhetarit me te madh te kombit shqiptar.
Katundari po katundar mbetet! Vishe me çfare te duash, por prape katundar mbetet. Patozi mbeti ashtu si edhe Berisha, i pagdhendur edhe pse jeton ne qytet.
Afer drites i papare
prane dijes i panxene…
Olldashi eshte mire atje ku eshte tani sepse nje ndyresire ishte, por asnjeri nga ju “pedeistet” nuk jeni njerez per tu marre si te tille. Jeni shpellare e shkuar shpellarit.
e cfare te besh qe i do te gjitha demokracia pa per maskaralleqet qe keni bere ju me ne krye bibashin tuaj Berishen duheshit varur jo dueshit degjuar neper intervista .Ske cben keshtu eshte ngritur kapitalizmi primitiv ne Shqiperi ku vrasesi ,hajduti dhe alabaku si ky i intervistes te ben moral e te shet ndershmeri e drejtesi Kesoj i thone hapu toke e perpiji te gjithe keta funderina ndofta pastrohet vendi.
Si u katandis Shqiperia e burrave te ditur : e Sami e Naim Frasherit, e Pashko Vases, e Ismail Qemalit, e At Gjergj Fishtes, e Fan Nolit dhe e Eqrem Cabejt, te drejtohet nga kjo turme “Politikanesh rrugace” (S. Berisha, S, Olldashi, A. Patozi), te cilet ne cdo fjali qe shkruajne apo lexojne vjellin vetem injorance skandaloze.
Sa te drejte kishte Platoni kur thoshte se burrat e zgjuar nuk merren me politike per te zezen e vetes, sepse sundohen nga budallenjte.
Ajken e inteligjences shqiptare Sali Berisha, Fatos Nano etj. elane pa pune dhe e detyruan me te gjitha menyrat te largohet nga Shqiperia duke i shkaktuar Atdheut nje humbje kolosale.
A do vije ajo dite qe edhe Shqiperia te veje ne krye burrat e ditur te ketij, qe as sot nuk mungojne ketu brenda Shqiperise.
Astrit ty ne fakt ne pd te ra llotari . falendero ,zotin per sa ke mare deri tash.ne fund more dhe Mezinin.lere parti e mbylle dhe mandatin dhe ik.atehere pa parti dhe pa Valbone
Ti Lulin une Astritin te pakten
Z.Patozi, nuk eshte e para here qe ju shpreheni ne organe qe nuk jane te Partise Suaj. Pse nuk shkoni te botoni nje mendim ne gazeten e Partise Demokratke ku Ju ishit kryeredaktor i saj ? Eshte normale qe mendimet dhe qendrimet Tuaja t’i thoni jashte organit te Partise ? Ne kete menyre Ju e demtoni Partine Demokratike dhe i beni te qeshin me Ju ata qe kritikoni.
Ju faleminderit !
Ose je shume frikacak ose je shume i poshter,ose ike te dyja . shqiperia nuk ka nevoje per opozite te tille qe per formalitet shprehet ne kete menyre. Cezarit jepi ate qe i takon. Merita e kesaj qeverie eshte se ndaloi rrenimin ku po shkonte Shqiperia dhe po ecen me guxim perpara.
Perse i mungon Olldashi PD-se? Per historite roze? Sa per qeverisjen mos hap gojen! Flasin ata qe inskenuan Gerdecin, Lazaratin, vjedhjen e rruges se kombit e mijra te tjera rraste…Shqiperia do eci para kur politikane te ketij kallepi do te zhduken…
Ta qaj hallin or Patoz.More s’me thua c’zanat ke pasur para se te beheshe politikan? Kam degjuar se ke qene mekanik ne SMT, a kombajner.Pse nuk iken nga PD qe vertet te ka rene me qafe.Ktheju zanatit se je akoma ne kohe.Ca para me pak,ca gjume me shume, dhe ca nder me shume.
KUÇEDRA pasi polli kèlyshèt njè e nga njè,mè pas nxori edhe kèto lytyra si Patozi me tè tjerè tè cilèt flasin sikur janè beogradas,por nga tè vetèt kur marrin ju bèjnè edhe shurrèn.
Kjo Parti prej kohesh eshte kethyer ne nje bande kriminale qe eshte strehuar ne strofullen e shpellareve ne Shqup dhe ajo qe dine e bejne me mire , kjo bande Hijenash eshte Ngrenja e kokave edhe te njerzve te tyre , kete e di mire dhe Patozi dhe dukshem ka frike se mos perfundoje si Olldashi , si shume te tjere , Kjo parti tashme esht kethyer ne bande teroriste anti shqiptare .
Patosi,kjo qeveri sido qe te jet e mir apo e keqe, mduket se ka me ndejt gjat ne pushtet,sepse nuk ka kush me e konkuru.
a ka mundesi te me gjej kush ne cilin proces zgjedhor perveç atij postkomunist , PD ka fituar shumicen e votave te popullit shqiptar??
Kur fliste Berisha ,Patozi-i zi ,rrinte si MUT ne krah te Berishes ne menyre kaq statike sa i ngjante statujave
egjyptiane te koheve faraonike ! Palaco burre ! I ka mbetur qejfi kesaj vemje se Basha, nje hale tjeter nuk e
mori ne krah te tij sic bente Berishovici ! Ky perben tamam tipin e kllouneve e te servilit qe pret t’i hedhin
ndonje kocke nga lart dhe te lepihet pas saj ! Dava pisash ! Nuk e di nga vjen ky mysebet dhe cfare edukate
e aresimi ka marre , por nje gje shikoj te ky njeri , nje specie, nje vemje pa pike personaliteti , pa dinjitet , nje
palaco cirku dhe asgje me teper .., Pftuuu race e ndyre….. !
Shenim : Koco thote te verteten ! Jam plotesisht dakort me komentin e tij ! Nje bravo kozmike ! Pak e sak !
oldashi ka qen dhe pak jo shum B.Q me keq se ti oatoz qe flakte njerzit nga puna pse I thosh dikush qe ky person nuk I sherben P. D pa e pare se kush ithosh dhe per ke I thoshte Ka hequr shum intelektual nga puna thjesh per mustaqet e cello picari dhe ti o patos ma nxjer shpetimtar te PD Ai do e shkateronte me shum te ashtuquajturen te djathten shqiptareU BE SHUM FUDULL DHE I HYRI VETJA NE QEJF
Ky Patozi qelbet qysh nga ekrani.Mendo sa te mykura i ka mendimet.
PD perfundimisht mbetet nje parti teper e dhjere.Duhet ristrukturuar si dikur lumi i lanes,ne kohen kur ishte ndotur nga kioskat e qelbura te ndertuara pa leje.
Ne menyre qe kjo te ndodhe duhet te pastrohet nga ata te cilet kane uzurpuar kete parti te kalbur, Berishe,Bashe,Patoz, Topalli,Bode, Ruli etj.Keta te gjithe kunderbojne kalbesire.
No koment,nuke ja vlene.
Olldashi te mungon vetem ty dhe Dhori Kules per poshtersite qe bene ne universitete. Shkaterroi sistemin e zgjedhjeve dhe perdori bandat per te fituar zgjedhjet
Astrito behu burr dhe trego te verteten. Çfare i ndodhi Olldashit?