Një javë pas mbajtjes së Kongresit, kryeministri i shtetit shqiptar dhe kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama nuk ka uruar ende rizgjedhjen e kreut të PDSH-së, Menduh Thaçi.
Edhe pse ky i fundit, në disa paraqitje të tij, do ta vlerësonte Ramën jo vetëm si bashkëpunëtor, por dhe si një mik të tijin personal, kryeministri shqiptar nuk ka gjetur kohë për ta uruar për rizgjedhjen.
Në uebfaqen e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) janë publikuar urimet e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, kreut të PD-së Lulzim Basha dhe të Diasporës Shqiptare në Maqedoni, por mungon ai i kreut të ekzekutivit shqiptar, raporton Zhurnal.
Nuk dihet nëse mungesa e urimit ndodh për shkak të angazhimeve të shumta të kryeministrit Rama, apo për arsye të ftohjes së marrëdhënieve mes dy miqve të vjetër.
Një gjë tillë u përfol si e mundshme pas deklaratës që pati bëri kreu i PDSH-së, në janar, në të cilin sulmoi kryeministrin Rama për mospërfshirjen e shqiptarëve të Maqedonisë në takimin e Prizrenit mes qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Që atëherë, Thaçi nuk rezulton të ketë pasur takim me Ramën, edhe pse në fillim të fushatës parazgjedhore do të qëndronte në Tiranë, për një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Nëse në vitin 2007, Thaçi do t’i ftohte marrëdhëniet me kreun e PDK-së Hashim Thaçi, sepse ky i fundit nuk do t’ia uronte zgjedhjen në krye të partisë, nuk dihet nëse e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në rastin me Ramën.
Ky i fundit ka një lidhje të vjetër, jo gjithaq me Thaçin, sa me të ndjerin Arbën Xhaferi. Në jo pak raste, Rama ka vlerësuar lart figurën e Xhaferit dhe kontributin e tij në zhvillimin e mendimit politik shqiptar.
presim cdo thoje luli..dhe sala…
Edi Rama nuk ka dhe nuk duhet të ketë punë me tradhtarët e kombit shqiptar pasi M.Thasçi takohet në mënyrë të feshehtë me shërbimet sekrete antishqiptare.
Po pse,shokun e vehtes e di Ramen ky?Rama uron ata politikane qe jane vertet evropiane, e jo ca gangestere qe nuk shkulen nga karrigja edhe pse i humbin zgjedhjet periodikisht.
rama ska kohe se po pergatit leksione per auditore nderkombetare.Eshte lider i lindur me zgjuaresi euroatllantike.
nuk mund te urosh nje “politikan” shqiptar qe mbron islamin dhe perhap islamin ashtu si SHpetim Idrizi.
ky Thaci mua me duket nje tip karagjozi i papare.Zaten njerez te tille iuzurpojne postet drejtuese .Duhetqe anetaret e PDSH ne macedoni te evolojne, te ecin perpara sepse ne radhet e tyre ka me dhjetra qe mund te punojne ne interes te shqiptarve atje.