Anullohet mbledhja e Komisionit të Medias, ku do të përzgjidheshin 4 kandidatë për postin e kreut të AMA-s. Pas miratimit të 7 kandidaturave që do të konkurojnë për postin vakant të kryetarit të Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), Komisioni parlamentar i Medias pritej të niste sot me përzgjedhjen e tyre, për të mbërritur tek katër konkurentë.
Nënkryetari i Komisionit, deputeti socialist Alfred Peza, i cili ka drejtuar mbledhjet që pas bojkotit të Partisë Demokratike, bëri të ditur se kreu i ri i AMA-s do zgjidhet të enjten e ardhshme.
Sipas procedurave të miratuara më parë, nga 4 kandidatët që do të mbeteshin në garë , opozita ka të drejtë të heqë dy emra, ndërsa mazhoranca do të dërgojë në Kuvend dy kandidatët e saj për të zgjedhur kreun e ri të AMA-s.
Lista me shtatë kandidatë që do të konkurojnë për postin vakant të kreut të AMA-s përfshin emrat e Gentian Salës (jurist); Gentian Skënderajt (ekonomist); Anila Bashës (gazetare); Zylyftar Bregut (gazetar): Raif Goranës (ekonomist); En Muçit (ekonomi, biznes) dhe Bers Hado (jurist).
Duket se bojkoti i opozitës ka bllokuar vijimin e procesit, ndonëse mazhoranca i ka drejtuar disa herë apel deputetëve demokratë që të bëhen pjesë e procesit.
Nuk di ku mund te mare nje pergjigje,pse Z.Mero Baze nuk fuguron si kanditature ne asnje institucion te quajtur te pavarur,si p.sh.drejtues ne R.T.Sh,Keshilin e R.T.Sh,AMA a nuk e di ku tjeter.Lutem ndonje koment nga ndonje individ i informuar qofte dhe nga vet Z.Mero per te cilin kam konsiderat per menyren si proçedon ne gazetari.
Duket sikur ky komision eshte kthyer ne komisjon karagjozesh. Po pse more zoteri deputet, do te vazhdoni te degjoni profkat e Pollos dhe injorancen e tij? Pse e anulloni vendimin? Do benit mire te injoronin Pollaqin dhe shoket e tij idjot qe mendojne se bota rrotullohet rreth tyrer. Zbatoni ligjin dhe pike. Apo ju pelqen te beni sa me shume mbledhje koti per te marre ca leke me shume. Po qe se eshte ky shkaku, turp tju vije.
Mero Baze ishte dhe duhet te jete kandidat sepse ka kohe qe eshte figure dhe tregues profesional per kete pune.