Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka akorduar sot At Zef Pllumit dekoartën e “Flamurit Kombëtar”. Nishani e ka bërë të ditur këtë gjatë një vizite në komunën e Shëngjinit, në një ceremoni ku kanë qenë edhe përfaqësues të OSBE-së dhe të politikës së Kosovës.
Meriton vëmendje fjala e Nishanit, si dhe një arsyetim për dekoratën, referuar përshkrimit dhe motivacionit zyrtar të saj. Nishani ka rimarrë një tezë të PD-së dhe ish-kryetarit të saj, Sali Berisha, teksa ka folur për rrezikun e rehabilitimit të Enver Hoxhës, antinomi vlerash për të cilën është dimensioni i pretenduar humanist dhe perëndimor i PD-së dhe presidentit që kanë mendjen të magnetizuar nga vlerat perëndimore.
Në këtë kuadër ridel në dritë figura e Pllumit. Ja se çfarë thotë ndër të tjera Nishani:
“Fshehja e krimeve është gjë po aq e rëndë sa krimi vetë, në mos edhe më e rëndë. Ndaj nuk mund të rehabilitohet kurrë tirani Enver Hoxha dhe tirania e tij. Tendenca të tilla janë kriminale, provokuese dhe antihistorike. Shoqëria shqiptare, që aq shumë është përpjekur për demokracinë e vet e ka demonstruar aktin e saj të refuzimit ndaj diktaturës më 20 shkurt 1991. Në këtë kontekst Pllumi është një digë e pakalueshme me jetën dhe veprën e tij. ‘Rrno për me tregue’ është një triadë për qëndresën dhe thyerjen, për krimin dhe viktimat, për heronjtë se ata nuk munguan…Ky është një libër sacral për ne shqiptarët. Duhet ta lexojë atë çdo kush që di shkrim e këndim, duhet ta ketë çdo shtëpi shqiptare në bibliotekën e vet për të kuptuar vetveten, për të mos harruar, për të mos përsëritur gabimet fatale, për të mos rënë kurrë në autoritarizëm, për të dekomunistizuar sa më shumë jetën shqiptare, sjelljen e përditshme, vetë mentalitetin. Pllumi ky shkrimtar i racës më të epërme, ky personalitet poliedrik i kohës sonë, ky europianist i pa kundshoq dishepull i binomit ‘Atdhe e Fe’ formulë kjo doktrinë jete dhe veprimi e atij kostelacioni të ndritshëm me yll polar Gjergj Fishtën, të cilët qenë françeskanët shqiptarë, merr sot tanimë në jetën e amshuar dekoratën më të lartë të Republikës, atë të ‘Flamurit Kombëtar’ për të cilin ai dhe shumë të tjerë sakrifikuan gjithçka”.
Është një fjalë që kërkon të bashkojë një elokuencë të sforcuar me erudicion dhe përlavdërim ndaj veprës së një njeriu, që si detyrë parësore kishte shërbimin ndaj Kishës Katolike.
Ndaj është shumë bizar pretendimi post mortum që Presidenti i Republikës i mvesh sot Pllumit, teksa nënvizon se “ai dhe shumë të tjerë për Flamurin Kombëtar sakrifikuan gjithçka”. Ka edhe një problem të natyrës juridike. Kështu në ligjin “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 7 të tij, bëhet përshkrimi i dekoratave. “1. “Dekorata e flamurit kombëtar”, e cila u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar”, thuhet për dekoratën në fjalë.
Nuk dihet se çfarë ka bërë Pllumi për lartësimin e shtetit shqiptar, ndonëse kjo është në tagrin e Presidentit të gjykojë. Është më e udhës, nisur nga praktika politike shqiptare, të mendohet se dekorata në fjalë, si më e larta në listën e dekoratave shqiptare, t’i jetë akorduar Pllumit në funksion të një mbivlerësimi të tij. Nuk mund të harrohet se deklarata nr. 2 e PD-së për ngjarjet e Beogradit, ishte dje, teksa si kundërshembull të akuzave serbe, u soll mesazhi i Papa Françeskut për Presidentin. Këtu do tërhequr vëmendja edhe te diçka e fundit: presidenti flet për dekomunstizim, ndërkohë që Kushteuta e Republikës ndërtohet mbi parimet e të drejtave të njeriut.
Dhe këto të drejta të njeriut parashikojnë edhe të drejtën e shprehjes së mendimit, ndër të cilat bën pjesë edhe ideja komuniste, marksiste etj.. Mund të flitej për De-Enverizim ndoshta dhe jo dekomunistizim, pasi de-enverzimi është proces që duhet të përfshijë të gjitha partitë shqiptare. Si mentalitet dhe si strukturë vendimmarrjeje.
Dhe është shumë ironike dhe shumë e pacipë, antietike madje, që presidenti lartëson sot me një dekoratë të tillë një ish-klerik të burgosur për shkak të bindjeve të tij, ndërkohë që në vitin 2011, partia së cilës ky president i përkiste dhe që në atë kohë ishte ministër i caktuar prej saj, hynte në zgjedhjet lokale, në koalicion me Partinë Komuniste të të ndjerit Hysni Milloshi, parti e cila është në pikëpamje ideologjike vazhduese e Enverizmit.
Dhe ka Enver Hoxhën si ikonë zyrtare.
http://respublica.al/artikuj/2014/10/19/teatri-i-dekoratave
Po te kish qene Lezja ne Shengjin do ja kish fut nje shpull ketij budalli, qe nuk di as nga lidhet magjari.
Po per ata qe fshehen krimin e 21 janarit, ata qe fshine serverin e KM, qendron ai mendim qe thua zotrote? (Ata qw fshehin krimin …jane njesoj kriminele.)
Si eshte e mundur qe nje ish anetar I ppsh, nje ish oficer dhe anetar I te ashtuquajturve vullnetaret e enverit qe kerkoi ne shkurt te 91 te mbronte me kallash bustin e enver hoxhes kunder te gjithe atyre qe ishin kunder tij perfshi ketu edhe at zef pellumbin qe dergjej burgjeve te enverita, te dekorohet nga ky pseudo dhe sharlatan president?
Ajo qe deshmon ky president eshte Enver Hoxhen nje pafytyresi , hipokrizi e nje shkerdhatokraci politike , menyra e te berit popitike me gjasme ” Qitje te larget ” nuk ka hallin e ngjalljes apo te ringjalljes te Enverit apo Enverizmit , por ajo qe i tmeron keta politikane vagobonda te pa fytyre eshte fitorja plebishitare e 23 Qershorit 2013 ku shqiptaret me voten e tyre vendosen hedhjen ne koshin e plehrave nje kaste kriminale , te pa skrupullt , te babeziturish te cilet bene cka munden per te instaluar nje rregjim , Dseudo dhe Anti Demokratik , te perjetshem , te pa nenshkueshem e te tjera qelbesir lleqesh , por qe te gjitha ato skenaret ogurzeza , sikurese ishte kapja e shtetit dhe te qojtura institucione te pa varura , te cilat ishin ” garant ” per panenshkueshmeri ,po ju shkoj huq dhe nga dita ne dite po ngelen ne vetmine e lakuriqesine e tyre tashme , sa ska djall e dreq ti munde te siguroje ponenshkueshmerine e Bandae se Shpellareve te ngujuar ne Shqup . Berishe , Bujar , Bashes , Bodes , Bumcit e plot bumbareqe e ber bere te tjere . Prandaj keto dekorata qe realisht eshte e merituar , nuk jane per qellim gje tjeter vetem percarje dhe krijimin e nje fronti renegatesh anti berjes se shtetit ligjot dhe demoktatizimit e perparimit te vendit , per te zgjatur ditet e tyre keta funderina , qe per hir te se vertetes jane dakort te bejne cdo aleance edhe me organizaten teroriste te I. S. I . S dhe gjithe Xhiadizmin te turpeshme te neveriteshme keto veprime te nendheshme qe mbajne ere kermash , te cilet edhe ne grahmar e fundit bejne thirje per destabilitet , kjo bande qenersh tashme te dale boja e faqe zinj .
E ka dorezuar dekoraten tek ai mashtruesi i Shengjinit, Salvador Kaçaj, nje idiot me patente qe s’ka tager te nderoje askend. Bujar Nishani e mbronte me automatik ne dore ne ’90 bustin e Enverit ndersa sot hapet me patetizem si nje gjoja antienverian.
Eshte ne vazhden e idiotizmave te tij rastesisht presidenciale. Te gjitha ato qe citon me lart ky person, jane ne kundershtim me edukimin e tij dhe te kryetarit te tij shpirteror si Enverist. At Zef Pllumi ne vitin 1992, kur Berisha mori pushtetin, ka thene Mjer Shqypnia.
po cpresident eshte ky more.kete populli nuk e respekton se ky nuk ka asnji lloj merite per te qene president i shqipetareve.
Brravo Gazetarit ,
per kte reagim . Kjo eshte fytyra e vertet e Gazetarise .
Rrespekt…
o jaro jepi edhe nje dekorate odetesss…
po per fshehje krimi e hodhi me kunj per Salen ai??
budallai me votat e berishes eshte bere BUDALLA
Shqipëtari mesatar qëndron ku e ku më lart se ky hajvan . Produkt i politikës mafioze , antishqiptare të armikut të popullit Sali Berisha !
Sa shumë kemi duruar , sa shumë durojmë ne shqipëtarët !
Vetem kete ka ne dore ky budalla president .Shume po e duron populli kete qe nuk e ka zgjedhur vete ,po e ka ngulur Saliu ne ate kolltuk per interesat e familjes se tij .Bravo gazetarit se i ka rene ne te me kete teme qe ka trajtuar.
Ore, po ky nuk e lëshon atë karrike pa e dekorue dhe Sali Baba Viçidolin për merita të jashtëzakonëshme në shpartallimin e shtetit shqiptar.
Me duket se ne fund fare gazetari ben nje gabim, dhe pikerisht aty ku thote qe PD beri kualicion me partine komuniste, nese une nuk gaboj kam pershtypjen qe partia komuniste mori pjese e vetme ne gare dhe nuk beri kualicion me asnje. i lutem gazetarit ta verifikoje kete fakt.
Durresi!
1 -Me 2011, ne zgjedhjet lokale, PD beri koalicion me PK te Hysni Milloshit dhe mori nga kjo parti 2200 vota pro Lulzime Bashes kunder Edi Rames. Ne se e ke harruar ti, kerkoje se e gjen ne Listat e partive te koalicionit zgjedhor vendor me 2011.
2- Nishani, eshte njeriu me pa dinjitet e pa klulture qe ka sot Shqiperia! Ai u emreua nga Berisha pikerisht se eshte nje cope injoranti dhe bytheputhes i Berishes!
3 – At Zef Pellumbi, nuk ka dhene asnje kontribut per Shqiperine. Ai ka qene nje disedent si te gjithe ata qe u futen ne burg nga diktatura. Libri i tij ” Rrno per me tregue” eshte nje liber interesant per te kuptuar sa e eger ishte diktatura e proletariatit.
4 -Por mos te harrojme se diktatura e Berishes per 8 vjete, ishte ku e ku me e keqe se e Enverit sepse : Ne se ajo vepronte ne baze te ligjeve( te mira apo te keqia), kjo e Berishes, vepronte kunder cdo ligji, sic jane korrupsioni skandaloz, vrasjet ne gerdec, vrasjet e dhjetra antiberishianeve permes Ilir Kumbaros, vrasjet e 21 janarit, shitja e trojeve, vjedhja e rruges se kombit e mijra krime te tjera jashte konteksteve ligjore.
Po,PKSH mori pjese e vetme ne zgjedhje,por gazeta TEMA e haron pa dashje kete FAKT.Kjo eshte dekorata me e drejte qe eshte dhene ,por nga njeriu i gabuar.
Eshte nje shkrim bolshevik.Asnjeher PD nuk ka bere kualicion me Partine Komuniste.Dekomunistizimi eshte detyre e Asamblese Parlamentare te KE PER VENDET ANTARE.Mos e gremisni Shqiperine o njerez.Komunizmi dhe fashizmi jane vllezer siamez per fatkeqesine e popujve te botes.Aq me teper per Shqiperine qe ishte diktatura me barbare pa shembull tjeter ne bote.At Zef Pllumi,si qendrestare kunder diktatures dhe ekzemplare i atyre qe nderoj Papa Francesku e meriton plotesisht dekoraten e larte.
Ne kete ore te vone te nates, si paradhenie per SAKAT-KAPTERR-PRESIDENT-KAMBALEN kam vetem nje fjale: SHARLATAN I PASKUPULL!
Po kush t’i pergatit keto fjalime idiote?
At Zefi shkrimtar i races me te eperme (mor Agron Gjekmarkaj)?! Ulja gryken, ose do t’i hapim …letrat shume shpejt!
Nuk eshte as i pari e as i fundit gazetar qe kur vjen puna per zgjedhjet e 2011 (per Bashkine e Tiranes), pa u menduar fare dhe pa e verifikuar na thote se PKSH-ja paska bere koalicion me PD. Ne keto zgjedhje PKSH ka konkuruar me siglen e saj per kryetarin e Bashikise se kryeqytetit, fitoi 1496 vota, te cilat nuk iu bashkuan (dhe nuk mund t’i bashkoheshin) votave te PD-se e as te PS-se. Gazetari ne fjale, ashtu si shumne kolege kesisoj, siç duket nuk e kane lexuar asnjehere kodin zgjedhor dhe per me keq nuk kane marre pjese as ne zgjedhje. Ndryshe nuk do te flisnin “si e ema e Zeqos ne maje te thanes” per kete problem.
Po Luli ku do vente pa hysnin,po hysniu i mbante figuren e babit gjalle.A po me djem kurvash nuk behet prokopi,me thoni 1 djale buce te kete qene njeri i mire per shoqerine,po me thete nje te vetem teriqem dhe kerkoi ndjese. Po nuk gjendet as gjekund.
durresi
pershendetje,jo,e keni gabim, behet fjale per zgjedhjet e pushtetit vendor dhe kryesisht per tiranen,ku ishin perballe Edi Rama dhe Lul Basha,ne keto zgjedhje ku eshte edhe sote z.Lul Basha kryetar bashkie, partia demokratike ishte ne koalicion me partite e spektrit te djathte,plus ketyre ishte dhe me lsi-ne dhe partin komuniste te Hysni Milloshit,dhe kjo parti komuniste numuroi si subjekt 1450 vota,ku deri ne keto momente diferenca ishte 10 vota ne favor te Rames, pastaj sec u be ……nuk mbai mend me,por “fitoi” Lul Basha.
Që në fillim dua të theksoj se zoti prsident tallet me shqiptarët.
1. Medalja që jep ky president nuk është e miratuar.
2. Ajo nuk mund të jetë “Medalja me e lartë e republikës” pasi:
a) Konfiguracioni i kësaj medalje është kopje e medaljes së heroit të Rusisë.
b) Në qëndër të medaljes ka të venosur “Stemën e Monarkisë”
c) Kjo përben të kundërtën e republikës në këtë rast kemi të bëjmë me fyerje kombëtare
2. Presidenti gjatë fjalimit flet për anti-komunist me terma komuniste si: “Rracë e epërme” “Dishepull” Konstilacjon të shendritshëm me yje”.
3. Me terma nazist si “zhdkje” ai shkel rëndë koushtetutën dhe të drejtat themelore të njeriut pasi partia komuniste nuk eshte e ndaluar nga ajo.
4. Ai duhet të kujtohet se kryetari i partis se tijë mban postin e “Kryetari të Bashkisë Tiranës” nga 200 votat e partis komuniste Shqiptar.
5. Me gjith rrespektin per jeten e vuajtur të këtyre njerëzve Republika nuk duhet të analizojë frazën “Ne i rraportonim austriakëve”. Republikanuk mund të vendosi në të njëjtin jastëk “Medaljen e Flamurit të Republikës” me medaljen per “Merita ndaj Fashizmit”
Mua më vjen turp që të kam president.