“Opozita mbështet pa asnjë rezervë çdo investim drejt një historie të re marrëdhëniesh mes fqinjve në rajon, me shikim nga e ardhmja europiane e të gjithë vendeve dhe popujve të rajonit.
Kjo kërkon shkëputje nga stigmat e racizmit dhe fobive dhe që ky investim të shkojë drejt konsolidimit të vlerave dhe standarteve demokratike në të gjitha vendet e rajonit dhe jo flijimit të tyre nën petkun e një stabiliteti të rremë antidemokratik.
Kështu u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit të zhvilluar me Senatorin amerikan për shtetin e Konektikatit dhe anëtarin e Komisionit për marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, Christopher Murphy.
Basha ndau me Senatorin Murphy shqetësimin për vendosjen në vend të praktikave autokratike dhe oligarkike, në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë dhe shtetit ligjor.
“Shkelja e Kushtetuetes dhe ligjeve nga ana e qeverise dhe mazhorances, moszbatimi i vendimeve te Gjykatës Kushtetuese e gjykatave te tjera, kapja e institucioneve të pavarura, infiltrimi i krimit në strukturat shtetërore, eleminimi i hapësirave institucionale të opozitës dhe skenarët e dhunës fizike kundër opozitës nga individë me rekorde kriminale të sjellë enkas në parlament nga kryeministri Rama, janë të papajtueshme me standartet e demokracisë euro-atlantike”, theksoi Basha.
Sipas tij, në këto kushte Partia Demokratike ka ndërprerë marrëdhëniet e saj me Kuvendin derisa shumica të reflektojë për përgjegjësitë e saj për këtë situatë të rëndë të demokracisë parlamentare, dhe të angazhohet publikisht për ti dhënë fund shkeljes së Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatës Kushtetuese si dhe për të nisur një bashkëpunim shumicë-opozitë për të cmontuar mekanizmin që promovon krimin në parlament dhe strukturat shtetërore.
“Partia Demokratike është e vendosur për të qëndruar fuqishëm në mbrojtje të vlerave të demokracisë, shtetit ligjor, të drejtave dhe dinjitetit të individit, si vlera të ndara me demokracinë e madhe amerikane, dhe si rruga e drejtë për të ecur përpara për mirëqënien dhe sigurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, theksoi Basha.
ah u ftofsh ne tajare ty.ku na rref ne e ku te rref ty,bole
Ky Serbe me plote kuptimin e fjales duhet te shporret nga Shqiprias.
Pergjigju Shqiptareve o Serbe se cfare pune ke bere ne kosove bashke me Argiten e Berishes(melltezi)SPIUN haleja.
Na qave torren me nje kriminel qe i dhane dy grushta te meritum,ky ku zagar deshti plumbin ne lulet ballit.
Lere gjukaten te flase tani Kriminel.
Shko ne parlamente mos u kap te nje zagar e shikoni se cfare po beni.
Po ti mor bire bushtre qe vodhe 220 miljon ero,ku ne te satem do shkosh.
Je bere leter e djefur,duke ju ankuaur cdo te huaji per shkeljen e te drejtave te opozites,qe ne te vertete eshte kunderta me ate kur kishit ju pushtetin.Ju e rrahet, e vrate ne mes te dites dhe I vodhet votat ashiqare ,or Lul prandaj mos u anko kot se ndrkombetaret e dine se ju jeni parti e oborrit dhe ti vec nje zedhenes I pavlere.
kjo e tregon nje njeri me shum ftyra nga frika e hijes se vet qe te beje rolin sikur eshte i interesuar por histerite e tyre skane te sosur eh magari i meritonit i humbur qysh para lufte ne krye te pd