Bylykbashi: Hetimi për KLD, farsë. Synohet kapja e Këshillit

18 Tetor 2014, 18:14Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e Komisionit Hetimor sa i takon kërkesës për shkarkim të nënkryetarit të KLD-së, Elvis Cefa dhe anëtarit Lulzim Lelçaj. 

Në një konferencë për mediat  deputeti Oerd Bylykbashi, e quajti raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar një farsë, ku synimi i vetëm është kapja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga shumica parlamentare. 

“Sot, Kuvendi mbylli kapitullin e hetimit farsë parlamentar mbi KLD, që kishte për qëllim vetëm shkarkimin e dy anëtarëve të saj dhe zëvendësimin e tyre me komisarët e kuq të mazhorancës.

Me vendimin e sotëm për të miratuar raportin që gjykon mbi punën e KLD dhe propozon ndërprerjen e mandateve kushtetuese të anëtarëve të saj, ky komision shkel rëndë pavarësinë e pushteteve dhe thyen Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese ka thënë qartë se Kuvendi nuk është organi suprem dhe nuk mund të hetojë e të gjykojë mbi aktet që janë kompetencë e organeve ‎të pushteteve të tjera. 

Raporti i sotëm i miratuar nga jakobinët e mazhorancës ishte veçse akti i fundit i farsës parlamentare që Edi Rama dhe Ilir Meta e kamufluan si hetim parlamentar. Nuk ka shqiptar që nuk e di tashmë që vendimi për shkarkimin e ‎dy anëtarëve të KLD ka qenë marrë që para se ky komision gijotinë të ngrihej. 
Akti i sotëm i komisionit të hetuesisë parlamentare, është një nga aktet më të rënda të shkeljes së Kushtetutës dhe parimit të ndarjes së

pushteteve. Me një ligj antikushtetues duke i dhënë fuqi prapavepruese, dhe duke shkelur me të dyja këmbët vendimet e Gjykatës Kushtetuese për ndarjen dhe pavarësinë e pushteteve, ‎Rama dhe Meta po uzurpojnë edhe drejtësinë”, tha Bylykbashi. 

Sipas Bylykbashit, mazhoranca, pasi ka uzurpuar çdo hapësirë të opozitës në parlament dhe se ‘injoron zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për hetimin parlamentar mbi mazhorancën, e ka kthyer përfundimisht Kuvendin në një gijotinën jakobine’.

“Nuk kishte asnjë dyshim, se ligji i KLD, i miratuar me nxitim më 31 korrik, kundër thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mos nxituar dhe për konsultim me Komisionin e Venecias, ‎kishte vetëm një qëllim, kapjen politike të KLD nëpërmjet shkarkimit të anëtarëve të saj. 

Madje sot, në komision u bë thirrje që të shkarkohen edhe anëtarët e KLD që vijnë nga gjyqësori. Me ligjin e sapomiratuar, kjo mazhorancë ka krijuar instrumentin për t’i shkarkuar të gjithë anëtarët e KLD që nuk i nënshtrohen asaj. Ky është fundi i pavarësisë së gjyqësorit. Veprimi i sotëm është një minë në themelet e reformës në drejtësi e cila si gur themeli duhet të ketë pavarësinë e gjyqësorit. Këtë pavarësi e kërkon edhe BE dhe Këshilli i Evropës.

Ky akt, jo vetëm që cënon standardet europiane dhe kushtetuese, por vë në pikëpyetje seriozitetin dhe qëllimet e kësaj reforme. Për këtë arsye i bëjmë thirrje përsëri komunitetit ndërkombëtar që me qëllim sigurimin e një reforme të vërtetë dhe konsensuale në drejtësi, ta ndjekë nga afër dhe të frenojë menjëherë këtë agresion antikushtetues ndaj pavarësisë së gjyqësorit të kësaj mazhorance. Partia Demokratike shpreh besimin se Gjykata Kushtetuese do garantojë paprekshmërinë e Kushtetutës dhe parimeve të saj”, theksoi ai.

6 komente në “Bylykbashi: Hetimi për KLD, farsë. Synohet kapja e Këshillit”

  1. lavdosh says:

    nuk ju takon te flisni ju qe shkaterruat cdo gje ne kete vend.

  2. indrit says:

    Ore bylykbash ti je po aq fajtore+kriminel sa eshte edhe kerma serbi sali,ti i ke bere keshilltarin serbit sali apo jo cdo vjedhje+vrasje qe ka kryer eprori yt mbane akome eren+grahen tende o plere,car kapje keshilli thua more fakale lane a ka me kapje qe i keni bere juve ketij kombi fillo nga gjykatat e mbaro tek shiku i kanadezit visho ajazi-likes famekeqi i gazidedes qe nuk po le te madh e te vogel pa pergjuar,ka plasur pergjimi ne mase ate shiko ti o plera te ndyra qe e dogjet dhe e percelluat kete komb per hir te nje serbi te semure mendore…

  3. adrin says:

    Absolutisht qe te gjithe ose pjesa me e madhe jane me Teste te PD se, pasi koha qe kane filluar studimet dhe jane emruar perkon me vitet 1992 -1996 kur pd ja mbushi me shumice fakultetet e drejtesise me te perndjekur dhe njerez qe ndodhta nuk e kishin aresimin e mesem.
    Flamur kapllani jurist korrespondence te gjithe me korrespondence, dhe absolutisht abuzues me ligjin deri ku nuk ka me. turp qe te drejtojne drejtesine shqipetare keta pseudo gjyqtare qe nuk kane asnje lidhje me sistemin e drejtesise.
    Keta absolutisht qe jane shkelesit dhe me te medhenj ne sistemin e drejtesise pasi nuk e kane studiuar drejtesisne dhe ligjin dhe nuk e njohin ligjin dhe per rrjedhoje nuk e kane frike ate.
    ajo cfare te bie ne sy eshte qe pjesa me e madhe jane juriste korrespondence. TURP. Shqiperia ose drejtesia shqipetare qe eshte zemra e shoqerise te drejtohet nga keta pseudo gjyqtare, si flamur kapllani me kompani.
    Artan Broci ne C V e ka te shkuar qe eshte diplomuar ne 1991 1995 dhe ne te njeten kohe ka qene i punesuar ne televizionin Shqipetar, kjo eshte e pakumtimte.
    KETA DUHEN SHKARKUAR ABSOLUTISHT QE TE GJITHE PA ASNJE PERJASHTIM DHE PRESIDENTIN E REPUBLIKES NISHANIN.

  4. ajo says:

    PO.MIRE MO BYLYK ZEGJEDHJA E TYRE …PER TU PERDORUR SI KUKLLA NGA JAKOBINI …BLU…BERISHA DHE FAMILJA E TIJ NUK ISHTE FARSE….APO TANI…PO E HAP SQEPIN TI….

  5. loni says:

    O Bylyk ti nuk shkruajte ndonje gje ne facebook pro serbeve si Dasara?

  6. rudi says:

    jo kapje shteti zoteri por crenjosje korupsioni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje