12 fakte dhe disa video për Edi Ramën, para se të takojë Vuçiç

18 Tetor 2014, 15:10Politika TEMA

Nga Berat Buzhala

Personalisht, nuk e kam asnjë dyshim se Rama duhet të niset për Beograd. Sic nuk e kam asnjë dyshim se edhe intelektualisht, edhe kulturalisht, Edi Rama është dukshëm më i arrirë se sa Aleksander Vucic. Prandaj, as Rama, e as ne, nuk duhet të kemi as drojën më të vogël për ketë vizitë. Por cfarë duhet të dijë Rama, përpara se të niset për në Kryeqytetin e Krimit Europian, për ta takuar Aleksandar Vucic’in, i cili thuhet se është djali jashtëmartesor i një shqiptari….

Meqë për Republikën tonë të mjerë nuk kemi më as cfarë të shtojmë e as cfarë të heqim – është e vogël dhe e parëndësishme edhe për të dështuar –  po e bëj një hop në dy Republikat fqinje, atë të Shqipërisë dhe atë të Serbisë.

Dy kryeministrat, Edi Rama dhe Aleksander Vucic, pritet të takohen këtë muaj, në një atmosferë pak a shumë të ngjashme, në mos edhe më të tensionuar, me atë të takimit të dy kombëtarëve, shqiptare dhe serbe, në futboll.
Personalisht, nuk e kam asnjë dyshim se Rama duhet të niset për Beograd. Sic nuk e kam asnjë dyshim se edhe intelektualisht, edhe kulturalisht, Edi Rama është dukshëm më i arrirë se sa Aleksander Vucic. Prandaj, as Rama, e as ne, nuk duhet të kemi as drojën më të vogël për ketë vizitë.

Por çfarë duhet të dijë Rama, përpara se të niset për në Kryeqytetin e Krimit Europian. I inspiruar prej 12 fakteve të Ramës për ndeshjen në mes të Serbisë dhe Shqipërisë, edhe unë po them se ai duhet t’i dijë së paku 12 fakte për Serbinë, dhe për Vucicin, përpara se ai të takohet me të.

1. Aleksander Vucic, është kryeministri më i ri në rajonin tonë, e ndoshta edhe më gjerë. Por ditëlindja e tij, është njëkohësisht edhe mashtrimi i tij më i madh. Ai është vetëm i ri në moshë, por jo edhe në krim. Ai ka lindur në mars të vitit 1970. Paragjykimi se të rinjtë janë më të hapur dhe më tolerant, se sa të vjetrit, në ketë rast nuk vlen. Këtu mund të shikoni një video kur Vucic, së bashku me padronët e tij, Sheshel dhe Nikolic, viziton forcat serbe që po e mbanin të rrethuar Sarajevën, në vitin 1995 (https://www.youtube.com/watch?v=QHfGtULnni8). Vucic i duartroket dhe i buzëqesh krimit më të madh që kishte ndodhur në Europë, që prej Luftës së Dytë Botërore.

2. Ndonëse gati teorikisht e pamundur, Vucic, ka qenë në fillimin e viteve të tija të 20’ta, kur ka marrë pjesë, në një formë a në një tjetër në luftën e Bosnjës, ku janë vrarë rreth 200 mijë veta. Nëse jo dora e tij, atëherë gjuha e tij është përgjegjëse për shumë jetë të humbura. Si gazetar i formacioneve paraushtarake serbe në Bosnje, ai e ka helmuar opinionin më të pavërteta kriminale (https://www.youtube.com/watch?v=ËJ1sBaP38VE). Ky ishte një krim, por ndoshta jo më i rëndi që e ka kryer ky djalosh.

3. Në Serbi, tingllon ironike, në fundshekullin e kaluar, luftërat nuk i ka nisur ushtria dhe policia, por mediat dhe gazetarët. Vucic ka qenë pjesë fizike e këtyre formacioneve, fillimisht e atyre mediale, e mandej përmes strukturave partiake edhe atyre paramilitare. Sheshel gjatë gjykimit të tij në Hagë, që po vazhdon edhe më tutje, vazhdimisht ka treguar se nëse ai është përgjegjës për krime të luftës, njëjtë janë edhe Nikolic dhe Vucic.

4. Krimet e kryera në Bosnje, qoftë si gazetar, ose si pjesë e Partisë Radikale të Serbisë, të udhëhequr nga Vojisllav Sheshel, janë të ndyta, por jo më të ndytat që i ka kryer Kryeministri aktual i Serbisë. Pra, Vucic, ka qenë pjesë integrale e Partisë Radikale Serbe, e cila në luftën e Bosnjes, i ka pasur formacionet e saja paramilitare. Për akte të tille sot e kësaj dite po gjykohet në Tribunalin e Hagës, ish ‘babai shpirtëror’ i Vucicit, Sheshel.

5. Aleksander Vucic në vitin 1998 ishte zgjedhur Ministër për Informim i Qeverisë serbe. Në kohën kur civilizimi perëndimor ishte kthyer kundër regjimit gjenocidial të Milloshevicit, Vucic po e kryente rolin që dekada më parë e kishte kryer Joseph Goebbels, për Adolf Hitlerin. Ministër për Propagandë. Pra, në kohën kur serbët kanë vrarë e masakruar shqiptarët në Kosovë, Vucic ka qenë Ministër për Propagandë. I ka arsyetuar edhe vrasjet e fëmijëve në Abri, edhe krimin ndaj familjes Jashari.

6. Aleksander Vucic, në përmbyllje të shekullit të kaluar, pos Ministër i Informacionit, ka qenë edhe koordinator i shërbimeve sekrete serbe. Ky djalosh, pa i mbushur 30 pranvera, ishte tashmë mjaftueshëm i helmuar, që të jetë i besuar i shërbimeve më kriminale, që prej shuarjes së SS’it dhe Gestapo’së.

7. Me pesë tëtor të vitit 2000, opozita e bashkuar serbe kishte arritur ta rrëzonte nga froni diktatorin Sllobodan Milloshevic, e bashkë me të edhe Partinë Radikale Serbe, e bashkë me ta edhe Aleksander Vucicin.

8. Por festa nuk zgjati shumë. Elementët radikal arritën ta vrasin Kryeministrin Zoran Gjingjic. Pjesë e kësaj intrige të madhe serbe thuhet të ketë qenë edhe Partia Radikale Serbe, e udhëhequr nga shefi i Vucic’it, Vojisllav Sheshel. Kur është marrë në pyetje në Hagë, nga prokurorët serbë, lidhur me vrasjen e Kryeministri Gjingjic, Sheshel kishte thënë se ‘vrasësi i Gjingjit është një hero, njëjtë sikur kanë qenë hero Gavrillo Principi dhe Millosh Obiliqi’. (http://www.24sata.rs/vesti/aktuelno/vest/seselj-ubica-dindica-je-heroj-kao-milos-obilic-i-gavrilo-princip/149473.phtml).

9. Distancimi i Vucic’it dhe Nikolicit nga padroni i tyre, Sheshel, asnjëherë nuk është bërë për shkak të dallimeve rreth politikave nacionaliste. Kjo ka ndodhur kryekëput për shkak të interesave të tyre për pushtet dhe për shkak të mospajtimeve partiake. Konflikti kishte eskaluar edhe për akuza dhe kundërakuza për tentim atentate. (http://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2008&mm=11&dd=04&nav_id=327001) .

10. Pasi ishte zgjedhur president i Republikës së Serbisë, duke e mundur Boris Tadicin, Tomislav Nikolic – i njohur në Serbi si Toma varrëmihësi, për shkak se kishte qenë përgjegjës i varreve në Kragujevc – Partia Përparimtare Serbe – cfarë emri ironik – kishte mbetur në duart e Aleksandar Vucic’it. Në koalicion me Partinë Socialiste Serbe, të udhëhequr nga një pinjoll i Sllobodan Milloshevicit, Vucic kishte treguar një performancë të mirë në qeverisje. Kjo ishte edhe arsyeja përse SNS, partia e Vucic, kishte korrur një fitore të jashtëzakonshme në zgjedhjet e fundit.

11. Aleksandar Vucic, ndonëse duart me gjak, konsiderohet një prej kryeministrave të vetëm në Ballkan, që është i pakorruptuar. Kjo është pika e vetme ku z. Rama mund të mësojë dicka prej tij.

12. Dhe e fundit, por jo për nga rëndesia: Aleksandar Vucic, spekulohet, është biri gjenetik i një shqiptari. Për ketë kanë shkruar mediat e verdha gjithandej. Kjo për arsyen e thjeshtë, se familja e Vucic fqinjë të parë e kishte pasur një shqiptar. Dorën në zemër Vucic, fizikisht, ngjan bukur shumë me prindin e supozuar shqiptar.

46 komente në “12 fakte dhe disa video për Edi Ramën, para se të takojë Vuçiç”

  1. Çiljeta says:

    Të vjen për të vjellë, kur lexon shkrime të tilla, vulgare e qesharake…(stili berishian)(?!) Dhe më e bukura, pretendohet t’i jepen “këshilla” Kryeministrit shqiptar…(???!!!), nga një “buzëqumësht” (po të gjykoj nga fotografia).

    1. aqif says:

      Ky djali flet me fakte, me perjashtim te pikes se fundit qe eshte spekulim. Gjithsesi, eshte shume interesant dhe i dobishem si informacion. Nuk duhet harruar se edhe Hitleri ishte me gjak cifut…

      1. Prelilo Luaras says:

        Vucici ngjan si dy pika uji me Shkelzen Berishen. Shikojini fotot.

      2. fshatari says:

        Ate piken e 11 fute ne B…

    2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Ke shkrujt gjona interesante,por me kto spekulimet e ke dhjer fare more gazetar.
      Kerkon te japesh mend dhe na ben fallxhoren se djali i kujt eshte Vuçiçja,dhe a e ka derdh shqiptari salçiçen brenda nanes se Kryeministrit serb.
      Kesaj i thom une gazetari shkerdhatesh.
      Te kshilloj hiqe ket pjesen e halu-çi-nacjoneve.

      1. Dervish Malluta says:

        Katharina, ka kohe qe me humbe, ku ishe moj? Me mori malli apet me ta fute, ku po takohemi?
        Tung, Dervishi yt.

        1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

          O Derr-vishi breket se ka me te hy nonji pall ka mbrapa ene ska burr nane me ta çit.
          Apet do me thon perseri,..meqonse e bone publike,du me te than haptas se si llapist je i mire,.. por heren e funit u prishe shum shpejt ? ,..nuk e di a e kishe nga emocjonet,…apo kishe kohe qi skishe bo ndeshje… fut-boli ? ?

  2. andi says:

    Vuciq munde te jete me baba shqiptare, po edukumin e ka marre nga nena serbe qe eshte helmi me i forte ose ilaci i vetem i sakte per nje Nacionalis deri ne ekstrem Serb. Pra “Komunisti anti komunist eshte me i rrezikshmi”

  3. bobi says:

    Per piken 11 ja ke futur kot o Berat. Jo se Rama eshte i pakorruptuar por sepse per nje person si Vuçiç pjesmarres ne kaq shume krime te pergjakshme, korrupsioni eshte mekati me i vogel por shume i nevojshem per tu kryere. Forcimi i pushetit politik, nacionalizmi dhe ekstremizmi kerkojne qe xhepat ti kesh plot pa pyetur per menyren sesi i mbush…

  4. illyrians says:

    Shume shkrim i bukur Buzhala, dhe jam shume dakord me cfare ke shkruar. Persa i perket pjese se fundit, origjines se Vucicit, me ka bere shume pershtypje, si ka mundesi qe ky Vucici i ngjan kaq shume Shkerdhenit, pjelles se serbit Sali!!!

    1. Evropa says:

      Flitet qe babai i Aleksandar Vuciq eshte gazetari shqiptar, korespondenti i televizionit te Prishtines ne Beograd, z. F. Musliu.

  5. lakja says:

    nuk e di po nga syte vucic ehte vellai i shkelzen berishes

  6. KURBAN BAJRAM,FRANÇESKUM PAPAM says:

    Di gje te na thuash per kryekriminelin e dizinformacionit shqipetar perfaqesuar nga Fevzi Sali Fazlliq Toptani?LEGEN!

  7. mirditahouseberg says:

    A mund ta shtoj edhe un nje pike te 13. Si amator? Vucic mbron edhe faktin qe serbia eshte nje nga shtetet e vetme (me izraelin, iranin dhe pakistanin) qe burgosin perdona me origjinen e vendit tyre nqs hyne ne ket shtet me neshtetesi tjeter + ka insistuar qe ndeshja te behet ne klubin partizan qe huliganet ti bejne presion skuadres tone… pra ai vete i ka kerkuar trazirat!

  8. canadian says:

    Pika 12 nuk do te thote se Vucic eshte djale shqiptari. Ai eshte dobic shqiptari.

  9. Drago says:

    Te pika 12 qenkan njelloj se dhe Rama e ka akuzu te atin per do Pune te pista.

    1. Prelilo Luaras says:

      Drago pozdravija,
      Edi eshte burre, dhe kete e tregoi 3 muaj me pare , qe beri djale.
      Vucic= Dobic, Shkelzenovic

  10. vucic nuk duhet te sulmohet me paragjykohet me stlin allaspirdh nuk pine uje ky muhabet por qe ka lidhje me sllobodanken me elvanen me fazllicin me arkanin e sllobodanin nuk bahet nami POR EDI KA NJE KESHILLQE VENDOSE SE CFAR DO TE FLASE NE TAKIMIN E PUNES mund te flasin shum pak ose hic per ndeshjen e pambaruar dhe cfar thone gazetarucat e dptet e kosov e maqedonis e shqipni shikoni te gjith punen qe u ka ngarkue populli dhe jo si ciflig me u pasurue se ka me mbet ne fyt heret a vone

  11. Tomorr says:

    Berat Buzhala me kete shkrim ke treguar kualitet dhe ke mbuluar shume nga gafat e meparshme.Thjesht te lumte per kete shkrim qe mund te shihet edhe si kontribut atdhetar e politik.

  12. karababushi nga dobrushi says:

    a e dini sesi tha vucici kur mori vest atesin e vertet?
    “boboooooo!
    me shqiptaret miq?
    kurr!
    ata te qijn nonen!
    ..dhe duhet me i thon ene bab masanej!”

    kurse bashkluftetari i tij Milloshevici i vdekur,i tha ne koenfidence :”s prish pun,mos u merzit. je produkt i bashkim-vllaznimit te Titos”

    kurse ne takimin ne Bruksel me europsat atij i than:”ti je shembull i bashkpunimit themeltar serbo shqiptar. vazhdo rrugen qe kan nis prindrit e tu!”
    prandaj brukseli ka shpresa te medha.

    dhe tash nji fenomen i ri ka plas ne mardhenijet serbo shqiptare: serbt pleq martohen me shqiptare fshatrash te mbetura kurse kosovaret jua pallojn grat serbve kojshi duke len pasardhes pellazg.
    se shqiptari shquhet per cudira.
    a nuk ishte gjetja e shekullit droni i stadjumit?!
    edhe pallimi mbarshqiptar qe po ju behet serbve synon ne pushtimin gjenetik te serbis prej genit shqiptar,aqsa ne nji te ardhme te prekshme do te bisedohet neper takimet serbo shqiptare ne gjuhen shqipe. sepse do takohen shqiptar autokton me shqiptar te lindur prej serbes.
    jem komb vital na shqiptart
    kemi koeficent te lart lipido.
    shqiptarit qysh 5 vjec i ngrefet kari.
    dhe kur mbush 7 mujt me lon shtatxon cdo femen. sidomos ato ujkonjat serbe…

    hani pini shqipetare
    qini dhe palloni serbe
    qe flamuri kombetar
    te vallzoj mbi t’tjerat vende

    dhe kurr mos u ktheni pas
    ne procesin e pallimit
    shkelni gazin der ne drras
    drejt “bashkim e vllazenimit”

    1. Prelilo Luaras says:

      Shume humor, edhe pse eshte i hidhur ne disa raste.
      Vucici ngjan si dy pika uji me Shkelzen Berishovivin

      1. Pelasgian says:

        AHAHHAHAHAHAHAHAHAHA ,,,ai ben sarkazem ,,,ai vet eshte serb o shqipe !

    2. Pelasgian says:

      duhet me te dhan doren se ke talent per poezi …ate qe e ke e ke pavarisht se do me ma fut pak me kunje po Pellazgu te ve poshte ashtu si vej poshte Draganen qe e kam njoft ne Zvicer e ja hanksha Ducin e vogel serb loooooooooooooooool

  13. Veriori says:

    Para se Rama te shkoje ne Serbi duhet te vije ne Shqiperi.

    1. Prelilo Luaras says:

      S’po ju ze gjumi per Ramen, ju te Vicidolit.
      Rama do vije tu prishi juve ato Ndertime qe keni bere pa leje.
      Ju ka hyre frika ne palce.

  14. beso says:

    Informacion interesant,sidomos per fillimet politike.Brenda pelices se qenit fshihet ujk i vjeter.

  15. Atdhetari says:

    Po perse mos ta shkruante ,se nga e ka prejardhjen gjenetike ?? E verteta duhet thene ,aq ne dhume qe paska dale tepke si babai .
    Gjithe bota i ka qejf thashathemet ,tregetia me e madhe sot behet vetem me
    Revista ,gazeta te mbushura me thashatheme.
    Ka hikur ajo kohe kur i mbanim fshehur Enver Hoxhes babain e tij gjenetik.
    Bimbashin Turk .qe e vrau ushtria e Cerciz Topullit ,mbasi e gjeten tek
    Ferrat Gjylistanen me Bimbashin.

  16. demokrat says:

    Ky eshte ai far gazetari qe u ngazellye deri ne delir kur buzequmeshti Jonuzaj refuzoi kombetaren e shqiptareve. Buzhala eshte trim pas beteje, eshte nga ata provincial qe nuk shikojne me tej hundes se tyre me qurra. Ngjarja e Beogradit nuk ishte thjesht nje manifestim antishiptar ne qiell te hapur, por nje tregues i poltikes konstante qe ka per qellim zhdukjene e shqiptareve. Ne mes te Europes nje president me mendje te turbullt si Nikolic i konsideron shqiptaret si egersira, ne nje kohe qe egerisrat i kishte ne stadium, te veshur civil apo me rroba ushtarake. Buzhala dhe trimat e tjere te “kombit kosovar” duhet ta kene te qarte se shqiptaret pavaresisht faktit se jetojne brenda Shqiperise apo jashte saj jane ne te njejten barke, dhe mjaftoi nje ngjarje banale qe tu tregoje shqiptareve se jane te vetem perball serbeve dhe aleateve te tyre ne Ballkan dhe aleatin e tyre te vetem SHBA, poe largojne me qendrimet e tyre dieltante si ne rastin e armeve kimike kur rane pre e nje grupi idiotesh, apo si ne rastin e trajtimit te rrezikut fondamentalist i cili u neglizhua ne menyre kriminale nga qeverite e kosoves duke i dhene nje arme shume te fuqishme propogandes serbe.

    1. ***** says:

      Miqesia me Ameriken nuk forcohet duke shnderruar Shqiperine ne nje mbetje toksike per te shpartalluar armet kimike te botes, profitet e te cilave i kane marre persona te tjere.

      Fuqia ushtarake e nje shteti nuk vleresohet ne saje te laboratoreve portabel per c’montim armesh, por ne sasine e posedimit te arsenalit nuklearo-berthamor, raketa anti-ballistike, mburoje anti-nukleare, cilesine e mjeteve luftarake ne toke, ajer, dhe det.

      Propaganda serbe e ka axhende te sajen denigrimin e cdo gjeje shqiptare. Rritja e influences se feve Semite-Abrahamike eshte ne rradhe te pare rrezikshmeri per Shqiptaret sesa me shume arme propagande per Serbet.

  17. Kris 1 says:

    atdhetar,nuk pyet kush ne bote kush shkoi me nenen e vicit,se nuk eshte ndonje yll hollivudi por kryeminister i nje vendi te degraduar.njerezit pas shperberjes se jugosllavise dine se Miloshevici ishte kriminel.po se ku bie serbia nuk e kane haberin.

  18. Beno says:

    O Aqif!
    sa shume di nga historia o Qife!
    po ku e di ti o derebardhe qe Hitleri kishte gjak çifut?
    mos thuaj gjera qe nuk i di e si verteton dot askush por jane vetem te perhapura nga …
    ata qe bene historine.
    shkurt muhabeti thoni ne forume mendimin tuaj e mos beni rolin e specialistit per te gjitha.
    Sa per kryeministrin e serbise, po te jete e vertete, mos prit me shume nga nje dobiç!

  19. NJE MILION QELBESIRA says:

    ooooooooo MORE BERAT PO KU I DINE TE MJERET ORTODOKS SHQIPTAR KETO TE VERTETA KETA DINE TE THONE VETEM VELLEZERIT SERBE DHE TE MARTOHEN ME TA EDHE PSE JAM NJE ANTIFETAR I MADHE POR NGA DEKLARATAT E LEMUARA SHIFET SE CFARE NJEREZ PA NDJENJA JANE

  20. xhelal says:

    mua rastesish me ka ndodhur te njoh mjaft serb une nuk dua ti jap men edi rames dhe nuk esht se e kam naj spekt per te perkundrazi po nese per momentin esht krieminister dhe rrespektoj vendimin e shumices nga eksperienxa ime me serbet e di se ata te ftojn per te prer ne bes per te pushtruar ata nuk jnohin kodin e shpis se vet keni per ta par po shkoj edi ne beograt do behet gazi i botes bashk me serbet.

  21. Ironik says:

    O Berat cfare na duhen keshillat e tua, kur ti ke sjelle frazen e famshme raciste: “Kombëtarja e dytë e Kosovës po luan në Durrës…”. Nga ti sduam asnje info dhe asgje. Nuk te besojme.

  22. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Pavaresisht se cfare shkruan BERATI ne shkrimin e tij aty ka te verteta qe duhen te dihen pse jo dhe nga EDI RAMA qe keshilltaret duhet t’ia kene servirur .

  23. tetovari says:

    si sihariq tangaxhi rama ashtu edhe disa komentues ia han m…. SALI BERISHES me familjen

    1. BEJI CA BYREKE SE I DO MBESA E SALES ,QE TJA JAPI FUTBOLLISTA TE SERBISE

  24. Adela says:

    Kombi serb (sllav) eshte komb barbaresh qe erdhen zaptuan tokat shqiptare,e me gjere me migrimin e tyre mesjetar.
    Lexoni mbi kete ne faqen: http://en.wikipedia.org/wiki/Albanian_principalities

  25. Kotropuzi says:

    Si ka mundesi qe te gjithe -KOPILAT- OSE BIJTE E TYRE BEHEN TE FAMSHEM_??? Flitet se Kristaqi eshte djali biologjik i Ahmet Zogit, kete se luan as topi, sepse Ahmeti e martoi Vlashin (shoferin e vet dhe gjyshin e RAMES) me sherbysen e vet qe i sherbente prej 4-er vjetesh ,pastaj ne nje dite te bukur lindi Kristaqiiiiiiiiiii, kete fakt e din dhe Gazetari jone i nderuar Mero Baze po pse nuk e permend kete fakt nuk e di/ndoshta si ka ardh koha, ose mendon se nje njeri qe del Byt-hjasht ne mes te miletit kjo nuk ka rendesi per te.Problemi eshte se ne dore te kujt eshte fati i SERBIS dhe i SHQIPERIS, -PERFAQSUES DINJITOZ!!!!!!.

  26. Lek says:

    sia sjkruani dhe ju i nderuar gazetar ,une mendoj se eshte dhe fat per neve qe ne krye te qeverise ne kete rast jo te deshiruar per gjithe shqiptaret eshte nje kryeminister mjaft ikompletuar, me vizione te carta per te arthmen evendit, duke shikuar e ecur prepara,por pa harruar tè shkuaren. Detyra jone eshte ajo qe bani ju né kete rast. Te bashkuar te gjithe te bejme cfar te mundemi pa u lodhur per vendin tone.

  27. lala says:

    Nuk mund të gjeni server në ëëë.b92.net sepse DNS Lookup dështuar. DNS është shërbim rrjeti që përkthen emrin e një faqen e internetit në adresën e saj të internetit. Ky gabim është zakonisht shkaktohet nga që nuk ka lidhje në internet ose një rrjet misconfigured. Ajo mund të shkaktohet nga një server që nuk reagon DNS ose një firewall parandaluar Google Chrome nga qasja e rrjetit.
    Serbia bëri genocid
    dhe s’u ndëshkua!!!
    S’do kërkoj dritare,
    sot për fantazinë,
    se do kemi ende,
    temën me Serbinë.
    Dhe të mos qe bërë,
    ajo ndeshje fare,
    kjo është një sherrnajë,
    mbi njëqindvjeçare!..
    Njëqind vite shkuar,
    me dyfek në dorë,
    gjithmonë janë treguar,
    shumë armiqësorë!
    Në kulm të tërbimit,
    tani serbët janë,
    sepse më në hartë,
    Kosovën s’e kanë!..
    Them se për shumë kohë,
    s’u del kjo e keqe,
    ndaj gjithmonë mes nesh,
    do ketë shumë hendeqe!
    Me armë me Kosovën,
    serbi është përplasur,
    dhe me ne marrdhënie,
    të ngrira ka pasur!
    Serbi jetë e mot,
    ka qënë fort i lik,
    unë s’e mendoj dot,
    si një popull mik!..
    Ka qënë shumë i lik,
    shum’ armiqësor,
    dhe për dreq mendon,
    se ësht’ superior!..
    Një Millosheviç,
    s’bënte dot hatanë,
    por populli serb,
    bëri kasaphanë!..
    Bëri genocid,
    krime pa mbarim,
    dhe –them- asnjëherë,
    s’ka marrë një ndëshkim!
    Gjak’ i Srebrenicës,
    ende nuk është ftohur,
    por si genocide,
    bota s’e ka njohur!..
    Po mos qe Klintoni,
    i Lirisë besnik,
    në Kosovë do soste,
    spastrimi etnik!
    Kuptohet pse serbët,
    janë kaq zëmërak,
    sepse shumë prej tyre,
    kanë duart me gjak!
    Serbi në Ballkan,
    është në stinë vetmie,
    ka vetëm me Shkupin,
    një farë miqësie.
    Ka vetëm me grekun,
    vërtet miqësi,
    është me gjithë të tjerët,
    në armiqësi!
    Kur është keq me Një,
    s’dihet kush ka faj,
    kur është me të gjithë,
    kuptohet kollaj!
    Serbi me të gjithë,
    do të gjejë pretekse,
    sepse është në fakt,
    një komb me komplekse!..
    Gjithë ai kokosh,
    u bë sa një thelë,
    dhe nga shovinizmi,
    gjë më pas s’ka mjelë!..
    Sot as edhe një mizë,
    serbin s’e ka frik’,
    por në rajon mbetet,
    shtet problematik!
    Dikur ka qënë serbi,
    një vend partizanësh,
    po sot ka rënë keq,
    në dorë huliganësh!
    Nga A D

  28. Arber says:

    Mbi tgjitha mpelqeu fjalimi i karababushit nga dobroshi bilem ata fy strof vjerrsh hahaha bravo.. Poet i ardhshem ka nevoj poplli jon per poet si ti hahaha

  29. Pershendetje, me vjen shume keq se ju ka ngelur ora tek BOSHNJAKET…dreqi ti marri edhe si i ka marre,edhe nga vet emri BOSHNJAK ….BOSH…
    njeri BOSH…pse mendoni ju se nje coban do te jete ne krye te Serbise , Edi Rama eshte i afte per dhjete te tille …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje