Bumçi: Serbia, përgjegjëse për kthimin e situatës në normalitet. Shqiptarët të tregojnë vetëpërmbajtje

18 Tetor 2014, 13:09Politika TEMA

Autoritetet serbe kanë përgjegjësi për kthimin e situatës në normalitet.

Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi, duke u kërkuar shqiptarëve kudo që jetojnë të tregojnë vetëpërmbajtje ndaj çdo lloj provokimi si dhe shprehu mirënjohjen për mesazhin e Atit të Shenjtë drejtuar shqiptarëve dy ditë më parë.

“Partia Demokratike, në kushtet e një përshkallëzimi të pamerituar dhe keqdashës të situatës pas ndeshjes së pezulluar mes Shqipërisë dhe Serbisë, dëshiron të theksojë se:

Shpreh mirënjohjen e thellë për mesazhet e jashtëzakonshme që Ati i Shenjtë, Papa Francesku, i drejtoi vetëm përpara dy ditësh të gjithë popullit shqiptar nëpërmjet Presidentit të Republikës, mbas vizitës në vendin tonë.

Partia Demokratike dëshiron të theksojë se shqiptarët, kudo ku jetojnë në Ballkan e kanë treguar në vazhdimësi se janë të gatshëm të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët me fqinjët e tyre.

Shqiptarët pa asnjë dileme e kanë parë integrimin europian dhe euro-atlantik si mundësinë e madhe të të gjithë rajonit për të ndërtuar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona dhe mirëqënien e përbashkët të qytetarëve tanë.

Ne jemi shpresëplotë për ripajtim dhe integrim, ashtu sikurse jemi të vendosur për të jetuar në paqe dhe në mbrojtje të vlerave më të mira njerëzore”, theksoi Bumçi.

Në këtë kuadër, ish-ministri i Jashtëm në qeverisjen e PD, u bëri edhe një herë thirrje autoriteteve serbe së pari të marrin të gjitha masat për ndaljen e sulmeve barbare ndaj jetës dhe pronës së shqiptarëve që jetojnë në Serbi dhe të ndëshkojnë përgjegjësit pa hezitim.

“Ashtu sikurse dënojmë me indinjatën më të thellë të gjitha aktet vandale e barbare ndaj shqiptarëve ne Sombor, Stara Pazova, Novi Sad dhe rajone të tjera.

Duke qenë se sulmet ndaj shqiptarëve u ndërmorën mbas deklaratave të papërgjegjshme të zyrtarëve më të lartë serb, autoritetet serbe kanë përgjegjësinë e madhe për të ndalur përshkallëzimin e mëtejshme të situatës dhe rikthimin e normalitetit.

Ne i bëjmë gjithashtu thirrje autoriteteve në Tiranë dhe Prishtinë që të bëjnë gjithçka në mbrojtje të jetës dhe interesave të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Serbi. Tirana dhe Prishtina duhet të ndërmarrin një aksion diplomatik për të njoftuar institucionet ndërkombëtare dhe partnerët tanë kryesorë për zhvillimet e fundit në Serbi dhe cënimit që i bëhet me këtë sjellje frymës së bashkëpunimit dhe arritjeve të jashtëzakonshme që janë shënuar deri më sot”, tha ai.

Gjithashtu Bumçi u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, ne Serbi dhe kudo ndodhen, ne rajon dhe me gjere, të tregojnë vetëpërmbajtje ndaj çdo lloj provokimi, dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në lartësinë e vlerave më të mira qytetare dhe kombëtare.

 

6 komente në “Bumçi: Serbia, përgjegjëse për kthimin e situatës në normalitet. Shqiptarët të tregojnë vetëpërmbajtje”

  1. Kujt i drejtohet ky idiot ,qe deri dje i sherbeu zellshem ,
    bandes ne pushtet qe mbante ne dore flamurin antishqiptare ,duke shkaterruar Shqiperine mbas deshirave serbe !
    Dhe sa kohe duhen duruar mediave kjo fars kta maskarenjt e “demokracise” ,
    qe sherbejn si nji INJORIM NJREZOR perball ksaj shoqerie .
    Si nuk u nda njiher kjo shoqeri nga sharlanizmi ,pafytyresia e maskarrenjeve .

  2. i paanshmi says:

    SHIKONI CFARE KA THENE LILA KE SITE I JANNINES DHE GEZOHUNI PER TRIMAT TUAJ PASTAJ…

  3. ohoho says:

    ik more goje hallve…..do besh koment ti …me serb salen

  4. Devolliu says:

    Sa do jete kenaqur Marsi i Matit nga kjo deklarate!

  5. bobi says:

    Po pse moj Alda çfare incidenti kane shkaktuar shqiptaret keto dite qe ti u kerkon te vetpermbahen ?!! Apo ta ka shkruar mbesa e fisligut deklaraten…

  6. DRONI says:

    O politikan pa shtylle kurrizore, o njeqelizor, o bythelepires, o i padukshem !….Mjere politika kur merresh edhe ti !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje