INTERVISTA/ Partosh: Rama në Serbi? Nuk është koha e duhur

19 Tetor 2014, 16:00Politika TEMA

Analisti i çështjeve të Ballkanit në “Economist Inteligence Unit” në Londër, Gabriel Partosh komenton për Top Channel vizitën e Kryeministrit Rama në Beograd. Sipas Partoshit, ish-gazetar i BBC nuk është koha më e mirë për të shkuar në Serbi.

“Atmosfera është dukshëm më shpërthyese, e tensionuar dhe armiqësore, ndaj do të jetë më e logjikshme për të dyja palët të qetësohen fillimisht dhe të presin për një periudhë kohe. Mundet të jetë çështje javësh, apo muajsh dhe më pas të zhvillohet  takimi”, thotë ai.

Top Channel:  Z.Partosh ka shume debat aktualisht në Shqiperi mbi vizitën e ardhshme të Kryeministrit Rama në Beograd. Disa thonë nuk duhet shkojë, disa thonë duhet të shkojë. Unë jam një nga ata që besoj se nuk duhet të shkojë për momentin, pra të shtyhet pak për më vonë. Ne të dy së bashku kemi punuar në BBC për një kohë shumë të gjatë, a ka mundesi të më bindni mua përse duhet të shkojë zoti Rama në Beograd?

Gabriel Partosh:
Më lejoni të them para së gjithash se unë jam i të njëjtit mendim se nuk është koha më e mirë për të shkuar. Atmosfera është dukshëm më shpërthyese, e tensionuar dhe armiqësore, ndaj do të jetë më e logjikshme për të dyja palët  të qetësohen fillimisht dhe të presin për një periudhë kohe, mundet të jetë çështje javësh, mundet edhe disa muaj dhe më pas të zhvillohej takimi. Kjo do të ishte në një farë mënyre situate ideale. Thënë kjo, vetë fakti që Rama tha se ai dëshironte të shkojë, në një fare kuptimi nënkupton se do të ishte nën një lloj tërheqje nga ana e tij, e të thotë papritur që nuk po shkoj apo të mos shkoj sepse pala serbe ka vendosur që ata nuk e mirëpresin atë. Kryeministri Vuçiç tha se do e marrë vendimin gjatë fundjavës apo në minutën e fundit, ndaj në mungesë të një lloj bashkërendimi dypalësh, ku të dyja palët thonë se kemi vendosur që të mos e bëjmë këtë vizite dhe për aq kohë sa Vuçiç është i gatshëm të mirëpresë Kryeministrin e Shqipërisë, mendoj se ashtu siç është situata aktualisht, mundet shumë mirë që edhe të zhvillohet kjo vizitë. Ndoshta në një farë mënyre mund të ketë një takim kalimtar në kuptimin që të ketë një takim përgatitor ku të thonë; ja u takuam pas afro 70 vjetesh dhe i treguam botës se mund të bisedojmë me njëri-tjetrin. Por mundet që për çështjet thelbësore,si për bashkëpunimin, mundet të takohemi sërish, ndoshta në Tiranë, madje edhe përpara Krishtlindjeve.

TCH: Ishte vetëm një ndeshje futbolli, e cila tregoi se sa të brishta janë marrëdhëniet mes dy vendeve, Serbisë dhe Shqipërisë, që edhe pse janë vende kandidate për në Bashkimin Europian, demostruan qartësisht se janë ende të papërgatitura për t’u integruar më tej në Bashkimin Europian. Imagjonin nëse vetëm njëra prej tyre do të mund të anëtarsohej përpara, pasi do të përdornin veton ndaj njëri-tjetrit. Cili është mendimi juaj?

Gabriel Partosh:
Unë bie dakort se nga ajo që kemi parë është një demostrim dhe manifestim i asaj se sa e brishtë është situata, kur madje edhe pse kanë kaluar vite me radhe pas konfliktit në Kosovë, 15 vjet pas mbarimit të luftës atje, apo gjashte vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, këto lloj armiqësish nacionaliste, janë ende të pranishme dhe do të duhej vetëm një shkëndijë e vogël, që ndez një lloj konflagracioni, jo domosdoshmërisht lufte, por qofte edhe një ambient të tillë kaq amiqësor. Pra, kjo tregon se ka nevojë për një përpjekje akoma më të madhe për ripajtim dhe në një farë mënyre një takim mes dy kryeministrave ishte projektuar për ta mundësuar një gjë të këtillë, por duhet që kjo të ndodhë në një ambient që është me paqësor për njëlloj të tillë marrëdhënie.

TCH : Megjithatë a mendoni ju se nacionalizmi në Ballkan ende është një kërcënim për stabilitetin në një plan më afatgjatë?

Gabriel Partosh:  Po është kërcënim, madje shndërrohet në arsyen për vonesën në zhvillimin e një takimi mes dy kryeministrave, dhe në vetvete përbën një tregues se është kërcënim për një ambient të qëndrueshëm neërajon. Por thënë kjo, është mëse e qarteë,unë nuk mendoj se ka të njëjtën shkallë fuqie që ky kërcënim kishte në fund të viteve ‘90 dhe shumë nga këto çështje janë zgjidhur deri diku. Vetë fakti që ka një lloj marrëdhënie bashkëpunimi mes Serbisë dhe Kosovës, është dëshmi e impaktit që Europa, ose dëshira për t’iu bashkangjitur asaj, është një magnet i rëndësishëm që i tërheq këto vende. Por duhen përfshirë edhe popujt respektivë, edhe nëse qeveritë mund të jenë përpara popullsive të tyre për t’i dhënë fund retorikës nacionaliste, shpesh ato vihen nën trysni, pasi janë shtete demokratike dhe shpesh reagojnë ndaj këtyre notave nacionaliste apo ultranacionaliste, madje në rastin e Serbisë edhe të natyrës raciste, nga e pakta disa pjesë të popullsisë.

13 komente në “INTERVISTA/ Partosh: Rama në Serbi? Nuk është koha e duhur”

  1. Labi Vlore says:

    Partosh eshte k…e kandari me sa lexova.Kryeministri Rama duhet te shkoje ne Beograd dhe vete Serbet te ngrejne flamurin Shqiptar ne zyrat me te rendesishme te Serbise.Presidence,Kryeministri dhe Ministri te jashtme.Per me teper qe rama eshte i ftuar nga Vucic.Nese Rama eshte i padeshiruar ne Beograd,kete te na i thote Vucic,pasi eshte menduar deri ne fudn jave.Sot eshte fundi i javes.Ti thote Kryeministrit Shqiptar,Shqiptareve,Evropes dhe mbare Botes nese Shqiptaret jane te deshiruar ose jo ne Beograd???Nese nuk jemi te deshiruar,Barbarizmi dhe turpi boteror,eshte vetem i Serbve.Vete na ftuan,po vete na refuzojne.Pune Barbaresh,qe nuk kane asnje lidhje me qyteterimin modern Evropian.

  2. Gjirokastriti says:

    NA lodhen jo duhet te vej jo nuk duhet te vej
    Kemi kaq dite qe meremi me nje ndeshje dhe spo marim vesh cpo behet ne vend.
    Nja dy ndeshje si kjo dhe e shtyjme nja dy vjet te tjera me kafe patriotizem e fara.
    Pse sdel ndonje nga kryeministria tu japi fund thashethemeve apo u intereson te gjitheve qe njerezit te kene me se te meren????

    1. the Punisher says:

      Gjirokastrit, ose je i trashe dhe nuk e ke kuptuar akoma qe nuk eshte puna vetem te nje ndeshje, ose je patriot 300 eurosh. Nese je i pari ik ha fara, nese je i dyti ik frekoji mollaqet papuse dhe mos ha mut kot.

  3. ohoho says:

    te shkoje dhe ti shofe ne sy …cilet jemi,dhe kush jane???

  4. PARTOSHI NUK ESHTE PALLOSHI says:

    Rama s’po shkon ne Serbi te ngreje flamurin. Po iken qe te firmosen disa marrveshje.
    Sa per Serbet atyre nuk u behet vone, si shkoi, si nuk shkoi do gjejne dicka qe te mos gezohemi aq shume. Thjeshte po tallen me ne dhe do vazhdojne per shume kohë po patem keto lloj politikanesh.

  5. Sinani says:

    Pa dyshim te gjithe e dini thenien ” Edhe e vune prift, edhe kerkojnë ti rruajne mjekren”. Zotin Rama e kemi vene ne kryeminister. Ai e di shume me mire nga te gjithe ne situaten. Prandaj te jeni te bindur qe po merr vendimin me te drejte! Dhe do t’ju lutesha te mos i jepni shume mend, se do te mbeteni pa gje per vete e do beheni gazi i botes!

  6. Z says:

    Rama eshte kryeminister i shtetit shqipetar dhe ka mend besoj sa te gjithe ata “analiste ” se bashku qe diskutojne e i japin mend se ç’duhet te beje
    Ju takon te gjitheve te respektojne vendimin qe ka marre ose qe do te marre.

  7. Skenderbeu says:

    Ne rregull. Palloshi ka mendjen e vet ne kemi mendjen ton. Degjo 40 bej si di vet. Rama te shkoj ne Serbi dhe te bej bashkbisedimet e duhura. Nese Serbet duhan te sillen si kafshet qe jan mos tken merak se do vin dhe cunat e tyre per te lozur ne Shqiperi.

  8. Anonimi says:

    Forte i nderua zt Partosh , kohet kane ndryshuar , sot bota e qyteteruar nuk ka frike se mos Serbija shperthen luften e trete boterore . Paradat ushtarake ne prezence te Putinit jane mesazhe per te friksuar ballkanin , europen , shetete e bashkuara , NATO , paktin e atllantikut veriore , ku dhe shqiperia eshte anetare , duke u futur ne nje loje te rrezikeshme qe ata dhe Rusi

  9. Anonimi says:

    mendojne dhe veprojne , ne te njejten deklarojne se jane vende neutrale dhe do te punojne per ruajtjen e stabilitetit ne ballkan e europe , i genjen mendja se po ja hedhin europes plake dhe shteteve te bashkuara , ata mendojne me bandat e uliganeve neper stadiumet e tyre do te friksojne te tjeret, por nuk bejne gje tjeter vetem vertetojne ate qe shkaterrimi i Serbise nuk do ti vije nga jashte , por nga kokat e nxehta primitive te NACIONALISTE SERBE TE CDO LLOJE NGJYRE QE PARAQITET .

  10. kirurg says:

    Pyetje idiote e gazetarit, i vjen pas midese ketij analistit, se mbahet si ikone e filozofise se tolerances! I thote se gjoja te dyja vendet treguan se nuk jane gati per ne Evrope!!!!!!!!!!! Pse te dyja vendet???????????? Vetem Serbia nuk eshte gati, shqiptaret kane qene dhe jane gati!!! Ne jemi krijuesit e filozofise se tolerances (fetare), anglezet e gjithe te tjeret e kane kopjuar nga ne!!!!!!!!!!! ?

  11. Sh says:

    Llogjikisht nuk duhet te shkoj ,populli eshte i revoltuar ,ka mundesi ta presin me gure dhe Ramen .Ai popull nuk i bindet qeverise .eshte populli me
    i poshter i ballkanit.

  12. kirurg says:

    Nuk besoj se eshte popull qe nuk i bindet qeverise. Keta jane klanet kriminale dhe grupet mafioze, si ato lukunite e qenve, qe u eshte lene gjithnje litari i gjate, sepse u duhen politikaneve dhe qeveritareve, u duhen ato nje shteti te themeluar e te mbajtur me krime dhe poshtersira. Pra, jane lukuni qensh qe i ushqen, i mbron dhe i sherbejne Beogradit zyrtar, per te mbajtur nen terror pjesen tjeter, qe duhet te jete shumica.
    Keta politikanet e sotem serbe, pasardhes direkt te krereve te shtetit shovinist te Milloshevicit, jane ata qe bene lufterat dhe cuan ne shperberjen e Jugos, ne humbjen e Kosoves etj, por ende nuk kane dhene llogari tamam para popullit te tyre dhe ky eshte makthi i tyre i vertete. Vec kane dorezuar ne Hage disa krere te zhytur ne gjak, per te shpetuar pjesen tjeter te trashegimine kriminale shteterore, qe nga formimi i mbreterise dhe i Jugos e deri ne shperberjen e saj, mbi popujt e tjere dhe mbi vete serbet.
    Shihni Berishen se c’ben per te mos dhene llogari per ato qe i ka bere ketij populli, si e mban ne tension politiken dhe si e kercenon e popull te tere me destabilizim dhe me rrezimin e shtetit (ka treguar se e ben, sic e beri ne ’97-en!)per te shpetuar veten dhe familjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje