Dekorata e Flamurit Kombëtar për At Zef Pllumin (pas vdekjes)/Nishani: Figura e Enver Hoxhës s’mund të rehabilitohet kurrë

19 Tetor 2014, 14:14Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani vlerësoi At Zef Pllumin (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” me motivacionin: “Klerikut, martir, të dënuar me persekutim të përjetshëm nga diktatura, i cili me veprën dhe jetën e tij, mbrojti vlerat e mëdha të fesë, kulturës kombëtare, lirisë dhe dinjitetit njerëzor, të lidhura pazgjidhshmërisht këto me vetëmbrojtjen e atdheut dhe të kombit”.

Me rastin e vlerësimit të figurës dhe veprës së klerikut katolik At Zef Pllumit , Kreu i Shtetit zhvilloi një vizitë pune në Komunën e Shëngjinit, ku gjithashtu ishin të pranishëm  deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe të Kosovës, Ambasadori i OSBE-së Florian Raunig, ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, përfaqësues të pushtetit vendor, nga drejtues të bashkësive fetare si dhe nga qytetarë të shumtë.

“Sot është një moment i rëndësishëm për kombin tonë, por edhe për Kishën Katolike!  Përvjetori i lumturimit të Nënë Terezës, bijës së madhe të shqiptarëve, e cila modernizoi konceptin e botës për humanizmin dhe mëshirën si fytyrë e tij.

Ajo si askush tjetër bashkoi në një dashurinë hyjnore me atë njerëzore si e zgjedhura e Zotit, si një nënë  shqiptare që fal paqe, mirësi dhe shtrin dorën e saj të fisme për të gjithë nevojtarët e botës.

Pikërisht në këtë atmosferë feste dhe përkujtimi kam vendosur që sot në këtë ceremoni solemne, me gjuhën e një dekreti, i cili mbart të gjitha emocionet e mia personale njerëzore të shfaq para jush konsideratën time për At Zef Pllumin, këtë shumatore vlerash të historisë sonë dhe birin tuaj përfaqësues!

Si kolonë eshtrore e një tempulli të vruguar nga motet, krejt i pazakontë, krejt ndryshe në të folur, shumë më tepër në të shkruar, po aq në gjeste, më shkartisej gjithmonë në mendje At Zef Pllumi, i rishfaqur në botën shqiptare në agun e lirisë si i mbijetuar i ferrit komunist”, u shpreh Nishani në një fjalim drejtuar të pranishmëve.

Në vijim, Presidenti tha se ndonëse kishte provuar mbi vete dhunën dhe persekutimin shpesh herë në kufirin e skajshëm ku jeta dhe vdekja puthiten me njëra-tjetrën, burgosjen gati 25-vjeçare ai rikthehej pa urrejtje, pa inat, i fisëm dhe i drejtpërdrejtë në kërkim të kohës së humbur më shumë se për vete për Shqipërinë, e cila në një orë të rëndë të historisë saj i kishte lënë amanetin ‘Rrno vetëm për me tregue’.

“E para ishte fjala thuhet në Bibël dhe i pari duhej të ishte rrëfimi në Shqipërinë që i rikthehej Zotit dhe vetvetes!

Ndaj ai rikthehej si Hermesi i antikitetit të sillte kumtin e 46 viteve nën diktaturë.  Kumt i rëndë!

Vetëm përballja me të mund ta udhëhiqnin shqiptarin nga liria dhe Evropa, ndarja me të cilat kishte qenë tragjike.

Zef Pllumi lidh fijen e këputur.

Ai rrëfen për fuqinë shkatërruese të urrejtjes, për dhunën që bëhet pushtet dhe pushtetin e dhunshëm që shndërrohet në tirani, por njëherësh e krahas saj për dashurinë e shndërruar në heroizëm.

Misteri i besimit dhe ai njerëzor, rrugët e pafund të Zotit, dija universale dhe atdhedashuria të ndërthurura si shtresa historike me evolucionin human të shqiptarit ndër shekuj konfiguronin portretin e fratit At Zef Pllumi si më i spikaturi i modernitetit të traditës!

Nuk do të kishte gjëmë më të madhe që pas dhunës të fshihej apo manipulohej historia për të përligjur krimet nëpërmjet harresës. Fshehja e krimeve është gjë po aq e rëndë sa krimi vetë, në mos edhe më e rëndë”, tha Nishani.

Në këtë kuadër, Presidenti theksoi se ndaj nuk mund të rehabilitohet kurrë tirani Enver Hoxha dhe tirania e tij.

“Tendenca të tilla janë kriminale, provokuese dhe antihistorike.

Shoqëria shqiptare, që aq shumë është përpjekur për demokracinë e vet e ka demonstruar aktin e saj të refuzimit ndaj diktaturës më 20 shkurt 1991.

Në këtë kontekst Pllumi është një digë e pakalueshme me jetën dhe veprën e tij. At Zef Pllumi, duke shkruar të vërtetën e madhe, librin në të cilin spikat morali i shkrimit si më të dobishëm për shoqërinë shqiptare u shndërrua në fenomen kulturor të kohës sonë.

‘Rrno për me tregue’ është një triadë për qëndresën dhe thyerjen, për krimin dhe viktimat, për heronjtë se ata nuk munguan, Pllumi ishte njëri prej tyre, për virtytin dhe vesin, një enciklopedi për një popull, një përkufizim unik për një tiran, një tekst tejqyrë që për të kuptuar totalitarizmin dhe diktaturën, mekanizmin e saj pervers e solli midis nesh, lubrifikantin ideologjik, veglat njerëzore, propagandën dhe pseudokulturën, mentalitetin dhe pasojat e tij tek njeriu i ri,  trashëgiminë dhe forcën prapavepruese të së keqes.

Ky është një libër sakral për ne shqiptarët. Duhet ta lexojë atë çdo kush që di shkrim e këndim, duhet ta ketë çdo shtëpi shqiptare në bibliotekën e vet për të kuptuar vetveten, për të mos harruar, për të mos përsëritur gabimet fatale, për të mos rënë kurrë në autoritarizëm, për të dekomunistizuar sa më shumë jetën shqiptare, sjelljen e përditshme vetë mentalitetin”, u shpreh Presidenti.

13 komente në “Dekorata e Flamurit Kombëtar për At Zef Pllumin (pas vdekjes)/Nishani: Figura e Enver Hoxhës s’mund të rehabilitohet kurrë”

  1. rad says:

    ik ore sakat nga mendja, mbeti enveri ta rehabilitosh ti.kush te pyet ty o kokebosh se do rehabilitohet apo jo!

    1. DRONI says:

      Nje politikan me koqe nuk thote kurre kurre. Nje politikan koqe po.

  2. Arber says:

    Cfare ka bere At Zef Pllumi per Shqiperine qe i jepni kaq dekorata? A mund te ma shpjegoje njeri? Aha tregon se si rezistohet ne komunizem. Te gjithe kemi vuajtur si qeni ne komunizem por asnjeri nuk na dha ndonje dekorate. Por erdhen keta te ashtuquajturit anti-komuniste te PD-se e na vodhen, vrane, dogjen e shkaterruan dhe tani shperndajne edhe dekorata. Palaco komunistet e palaco ju more maskarenj.

  3. ivani i madh says:

    KUSH JE TI MOR SAKAT I TELEKOMANDUAR QE LESHON KETO DEKLARAT .Ti sje i zoti i vetes te futesh gishtin ne bythe e jo te flasesh. Atehere reabilitohe Esat Toptanin, Zerven ,dekorohe pas vdekjes Miloshevicin dhe Arkanin.Pellet gomari plak Berisha hingellin dhe kerici sakat ne presidence qe gjer die ishte mes vullnetarve te Enverit Keshtu eshte kur shteti ka rene ne dore te njerzve pa dinjitet e karakter qe harojne historine e tyre e jo te atdheut..

  4. Albania says:

    Hik mer Rruspi qe qelbe Shqiperine ne ate post ,
    se ngele duke provoku idiotlliqe ,duke i ber thirrje injorances te merret me te vdekurit e ksaj Bote ,ndoshta per faktin se njerez si ty ,jetojn ofsajt me te gjallet mbi toke .Ju jeni Bota e se kaluares qe jetoni vetem ne te kaluren sepse prezentja eshte e huaj per ju mesjetare anadollak.

  5. altin cingu says:

    Jari,une do te jem dakord me ty qe figura e E.Hoxhes mos te riabilitohet ne qoftese ti Jari,pranon publikisht se ke qene Kandiate i Partise Punes se Shqiperise gjate kohes qe ishe istruktore ne Shkollen e Bashkuar te Ofiecrave E.Hoxha.Prano publikisht perpara shqiptareve qe fakt konkrete qe ke qene komuniste i E.Hoxhes.
    Bravo Sali Bersiha,ka pohuar dhe ka pranuar se ka qene 28 vjet rrjesht komunist i Enver Hoxhes dhe Sekretare i pare i Partise te Mjekesise dhe te Universiteteve te regjimit te Enver Hoxhes.
    Ti Jari pse nuk e pranon,te pakten mohoje thuaj qe nuk ke qene pse nuk reagon per nje fakte,ti je President i Republikes.Pse e fshhe ne se nuk ke qene thuaj publikisht qe nuk ke qene oficer i Ushtrise se E.Hoxhes dhe nuk ke qene komunist i E.Hoxhes.Pse demostron mungese sinqeriteti. thuaje hapur Jari.
    Shefi jot e ka pranuar.ka qene komuniste ka qene dhe UDB ash.Ti ke qene komuniste dhe bashkpuntoir i sigurimit te ushtrise.Thuaj ne se nuk ke qene .Thuaj jo.Ke letesira Jari.

  6. tafil guri says:

    na grenc rro..en o kokrra e injorantit.Enver Hoxha bente na nji sababa per saba si ti.po ju jeni te gjithe plera te grumbulluara nga luvgati vucidolas.Lavdi ne shekuj jetes dhe vepers se komandatit legjendare dhe komisarit sy shqiponje Enver Hoxhes.

  7. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    At Zef Pellumbi ja nxori ne pah moçalorve krimet e dhunen qe kishin ushtrue per 50 vjet rresht ne diktaturen moçalore.

  8. ahaha says:

    TI DO E PAGUASH ME KEQ SE KRIMINELET E LUFTES

    E di se nuk te pjerdh njeri o zhyl i qelbur. Ne nuk harrojme poshtersite qe ke bere dhe po ben, ndeshkimi qe te pret do studjohet ne gjithe universitetet boterore si model per shklaqjen e zombeve si ti.
    Dhe mos te te shkoje ne mend se do jesh i vetmi, jane ata dy brrylat qe nuk i dihet ku i ke gjetur per ti biresuar.
    Kerme e shkerdhyer nga trute, fiziku pa lene menjane me te ndyren kodoshllekun tend.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Ik o dembel me mustaqe ik.. As sa qimet pubike te Enverit svlen..

  10. Prelilo Luaras says:

    O Nishan,
    Kjo eshte nje pune brilante qe po ben me At Zef pellumbin.
    Por tani jepi edhe nje dekorate Janulles.
    Pse Papa i Romes e mori per gjithe naten At Zef Pellumbin dhe e vuri Kardinal per Shqiperine? Papa kishte plot Italjane, edhe trageti afer ishte, e conte dhe e shpinte Italjanin sa here te donte.
    Por Papa zbaton Biblen, qe cdo Komb ka bariun e vet Shpirteror, dhe Shqiptareve ju ngarkoi At Zef Pellumbin.
    Ndersa janulla na ka zene deren, deri sa te haje edhe kaposhin e fares.

  11. myftar says:

    I biri i Faik Mehmetit, Bujari, nuk ka e ate inteligjence te gjykoj per Enverin.

  12. Koci says:

    Me mire baba Faiku(Konica) se Faiku(Mehmeti)
    Per t’u dukur sojli pse jo dhe Koperniku.
    C’ka bere Koperniku as me thua,
    Nje vrime ne uje prandaj s’e dua.
    U bera Nishan, po Mehmeti me mbeti ne dere si hu,
    Degjoni, dejet e mija meritojne gjak blu.
    Keto punet e shtetit s’kane shume veshtiresi,
    Thuaj c’te thuash,asgje s’metet aty.
    Mer dy-tre shkrues “Kristali”t’i pergatise te gjitha,
    Njesoj sic me ben ndihmesi kur me kruhet b..a.

    Te mbetet midis nesh,pse valle kush ka merita?

    P.S”Kristali” ish universitet me fame ne Shqiperi,padrejtesisht i goditur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje