Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Lindita Nikolla, është shprehur se lojtarët e Kombëtares treguan vlera dhe qytetari në ndeshjen Shqipëri-Serbi , në stadiumin”Partizani”.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Nikolla ka thënë se është ndjerë krenare për qytetarinë e treguar nga ekipi shqiptar.
“Ku Himini Kombëtar nuk dëgjohej, simbolet e vendit nuk respektohen, pa folur pastaj për atë ndjesinë që nuk ka lidhje me sportin, ështe reagim që vjen besoj për çdo njeri, reagim qytetar, pse jo dhe kombëtar, kur shikon që simbolet kombëtare dhe Himini Kombëtar fishkëllehet dhe përbuzet.
Sigurisht jam ndjerë shume krenare për qytetarinë dhe vlerat që përcollën djemtë e kombëtares.
Pati një lojë , por edhe me qytetarinë e treguar më pas, kur loja denigroi dhe sportit ja zunë vlerat antivlerat“, është shprehur Nikolla.
Përsa i përket situatës në arsimin e lartë Nikolla tha se në fillim të muajit dhjetor do të nisë faza e akreditimit dhe rankimit të universiteteve publike dhe private.
Kontrolli i cilësisë do të bëhet nga Agjemcia Britanike QAA, pjese e grupit ENQA.
Gjithashtu Ministrja e Arsimit dhe e Sportit ka theksuar se me mbylljen e disa universiteteve nuk preken ata persona që janë diplomuar më herët.
Qytetari? Asnje pale s’tregoi qytetari! Nese te rrihesh me grushta me tifoze e lojtare e qytetari atehere ç’te them, jam une gabim! Te dy vendet, kush me pak e kush me shume treguan se mbeten ballkanas tipike, race e felliqur, qe do doje mijera vjet te arrije Europen Perendimore dhe europianet!
Injorante, po ne Rinas perse dole?
Ti je politikane , jo tifoze. Ku ke pare ndonje homologun tend te dale te prese ekipin e futbollit mbasi jane zene me grushta?
Kush e nxit dhunen keshtu?
Serbet e treguan veten qe jane kafshe, por keto punet e festimeve nuk jane pune politikanesh.
Lëri djemtë e kombëtares ti moj “bibë”, po merru me tekstet shkollore të fëmijëve dhe hiq PD-istet pa shkollë nga postet drejtuese se janë me diplloma false.
Kështu jep ndonjë kontribut, se na hapët barkun me fjalë.
Une mendoj se ministria e sporteve duhet te sjelli nje njeri me mend ne Federate, qe tju spjegoje te gjitheve qe ajo qe bene lojtaret tane ishte per dhjame qeni dhe kunder rregullores se UEF-as. Po spjegohem. Sipas rregullores se UEF-as “banderola” e Shqiperise se madhe per sa kohe qe ajo nuk pengonte lojen nuk kishte problem. Ne momentin qe ajo u ul, lojtari serbe e kapi. Ai, sipas regullores, fatkeqesishte nuk do ta marrim vesh kurre, duhej qe banderolen tja jepte personit te katert te UEF-as qe ishte ne ane te fushes.
Kete regull duhet ta dinin djemte tane. Jam i sigurte se kete gje nuk ja u kishte thene asnjeri dhe ata u turren te mernin banderolen. Banderola u dergua ne bankinen shqiptare dhe me te drejte e mori prej andej personi i katert i UEF-as. Pra e gjithe remuja per dhjame qeni.
Une jam i mendimit, se HESHTJA ESTHE ART dhe ne keto kushte qe jemi tani, ministria do te bente mire qe te mos i hidhet benzine zjarrit. A i koordinojne thenjet e tyre ministrat dhe kryeministri yne APO rrumpalle hesapi ?!!! A ka krijuar qeveria nje shtab emergjence APO jo?
Ky shtab emergjence i qeverise duhet te koordinoje thenjet e qeveritareve, sepse eshte ndryshe nje deklarate e nje gazetari ose personi privat dhe ndryshe nje deklarate e nje qeveritari. Apo njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit. Mendoj se qeveria ka nevoje per njerez te zgjuar dhe diplomate dhe jo trima çamaroke. Gjuha kocke nuk eshte por kocka thyen.
Pershendetje