Shprehja e urrejtjes ndaj shqiptarëve nuk ka të ndalur nga serbët, të cilët këtë po vazhdojnë ta shprehin nëpërmjet sportit edhe pas incidentit të tmerrshëm që ndodhi në ndeshjen e ndërprerë ndërmjet Serbisë e Shqipërisë.
Madje, pala serbe po vazhdon me sjellje çnjerëzore, pak ditë para se UEFA të marrë vendime rreth ndeshjes së ndërprerë, duke dëshmuar kështu se nuk po i frikësohen as shtëpisë së futbollit evropian, e cila vetë i ka “lazdruar”, nëse analizohet e gjithë e kaluara e saj me Serbinë dhe serbët.
Kështu, pasi i vazhduan fyerjet ndër më të këqijat ndaj shqiptarëve në një ndeshje basketbolli, tifozët serbë e dogjën flamurin shqiptar edhe në ndeshjen futbollistike ndërmjet Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës. Në këtë derbi, tifozët serbë zbuluan edhe një transparent gjigant, me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.
Nëse UEFA i ka mbyllur sytë edhe karshi kësaj, Shqipëria assesi, jo.
Shteti shqiptar, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka reaguar menjëherë, duke e dënuar fuqishëm aktin e përdhosjes dhe djegies së flamurit shqiptar në derbin serb.
“Konstatojmë me keqardhje, se huliganizmi i tifozerisë serbe dhe urrejtja patologjike ndaj simboleve shqiptare u shpreh sërish në Beograd, në një ndeshje që nuk kishte aspak të bënte me Shqipërinë apo shqiptarët”, thuhet në reagimin e Tiranës zyrtare, e cila u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që t’i dënojnë autorët e këtyre akteve qyqare, ndërsa Qeverisë së Serbisë i ka kërkuar distancim nga këto akte të shëmtuara, të cilat sjellin pasoja për stabilitetin e Ballkanit.
Qeveria shqiptare ka deklaruar se UEFA duhet të jetë në krye të përpjekjes esenciale për të bërë të mundur bashkëjetesën në këtë botë të globalizuar, konform vokacionit të saj dhe thirrjeve të vazhdueshme që janë bërë dhe i bëhen, jo vetëm nga sportistë, por edhe nga krerë shtetesh dhe qeverish.
Ndërkohë, janë shtuar masat e sigurisë rreth Ambasadës së Shqipërisë në Beograd, pas këtyre akteve të huliganëve serbë, të cilët besohet se edhe e djegën një furrë të bukës, me pronarë shqiptarë.
Televizioni publik i Kosovës ka raportuar se gjendja në Beograd është e brishtë, ndërsa për shqiptarët në Serbi, ndoshta edhe gjendje e jashtëzakonshme. Ngjarjet e fundit janë përcjellë me deklarata të politikanëve që ndjellin urrejtje dhe raportime të medieve me tituj urrejtës dhe denigrues ndaj shqiptarëve, që pothuajse e kanë ringjallur mentalitetin dhe atmosferën e viteve të 90-ta në Beograd.
Aha paska pjerdh qeveria ne Beograd.
Kryeministrin e beka Ivan Bogdanovic Na Hengert Karin
Ajo qe po ndodh ne Beograd apo ne Serbi tregon ne syte e botes se nje pjese e popullsise ne Serbi nuk ka pjekurine e duhur per te mos ren ne kurthet e ekstremisteve nacionaliste.
Ka dhe ne Shqiperi te tille po eshte rroli i qeverive, i mediave qe mos ti fryjne zjarreve nacionaliste per te eksituar masat.
Mos harrojme se ata qe hedhin parrulla apo provokime nacionaliste jane pakica dhe pjesa e shendoshe e shoqerise duhet te kete inteligjencen per tu distancuar nga ajo pjese e kalbur e shoqerise.
Serbet nuk shqiten dot nga Flamuri jone jo, kur nuk e ngreme ne , e ngrene ata.
ne i provokuam serbet ne stadium apo ata ne me aeroplanin me flamurin etnik? ka nai ketu te ma thote.e keqja osht te media qe ne fillim keta gazetaruc tregonin me heroizem aeroplanin qe ngrri shqiptari ran pre e lojes serbe.kurse media serbe thote qe nga dita e pare e ne vazhdim shqiptaret na provokuan edhe sikur aeroplani te jet i tyre .
kisha qejf te shikoja nje gazet shqiptare me titullin e madh *serbet provokuan shqiptaret) ne stadium por kjo gje s ndodhi se gazetarucet tane jane kalamonj nga menja e jo mo t bojn gazetarin e kan menjen te femrat e te rakia e jo te puna profesinale.
ky vend ka morr fund.