Zi në botën e modës, vdes stilisti i preferuar i "First Lady's"

21 Tetor 2014, 11:09Lifestyle TEMA

Është shuar në moshën 82 vjeçare legjenda e botës së modës, stilisti Oscar de la Renta. Renta vdiq vetëm pak javë pasi krijoi fustanin madhështor për dasmën e Amal Clooney.

De la Renta ishte stilsiti i preferuar i zonjave të para nga Jackie Kennedy, Nancy Reagan, Laura Bush, Hillary Clinton dhe Michelle Obama.

Audrey Hepburn, Cameron Diaz, Nicole Kidman dhe Penelope Cruz preferuan stilimet e tij për daljet në tapetin e kuq për më shumë se 40 vjet.

De la Renta u shua pas një lufte të gjatë me kancerin, por megjithatë ai mundi t’i dhuronte çiftit Clooney krijimin e tij të fundit, pikërisht fustanin magjepsës të Amal për ditën e veçantë.

 

2 komente në “Zi në botën e modës, vdes stilisti i preferuar i “First Lady’s””

  1. hashimi says:

    Po paska qen i ri 82 vjeç u be hataja

  2. Hot says:

    Te lumte goja, I ke zgjedhur fjalet me merak, ngushellim I ndjere Nga ana jote ….. U prefte ne paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje