Brenda mendjes vrastare të Radovan Karaxhixh

23 Tetor 2014, 10:54Rajoni TEMA

Nga Nidzara Ahmetasevic, BIRN

 

“Një tiran me mendje brilante, gjuhë të mprehtë dhe shkathtësi të madhe në ushtrimin e aftësive të tij mbresëlënëse të bindjes.”

Ky është Radovan Karaxhixh në sytë e Profesor Robert Donias, libri i ri i të cilit “Radovan Karaxhixh: Arkitekti i Gjenocidit të Bonjës” u botua në fund të shtatorit, disa ditë përpara mbylljes së gjyqit të ish-liderit serb të Bosnjës në Hagë.

Donia – i cili dëshmoi kundër Karaxhixh – beson se lideri i kohës së luftës së Republika Srpska, entiteti serb i Bosnjës që u themelua pas shpërthimit të luftës në 1992, nuk ishte një lunatik, siç pretendojnë disa, por një “lider agresiv” dhe një “manipulator i pashpirt”.

Ai i bazon pohimet e tij në kërkime prej dy dekadash mbi luftën 1992-95 në Bosnje, sipas dokumenteve që iu vunë në dispozicion nga prokurorët e Hagës, përfshirë bisedat e përgjuara të liderëve në Bosnje përpara dhe gjatë konfliktit, po ashtu edhe raportet e medias.

Ai e ka gjetur provën shtesë për pretendimin, në kërkimin e tij për fëmijërinë e Karaxhixh në një fshat në Malin e Zi dhe për vitet studentore.

Donia mbron historinë se dokumentet tregojnë se kryesia e serbëve të Bosnjës drejtuar nga Karaxhixh kishte një qëllim të qartë për të kryer gjenocid.

Pyetja është nëse gjykatësit e Hagës do t’i shohin gjërat si autori. Përgjigjja për këtë do të merret pas një viti kur gjykimi do të jepet.

Donia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënies së ndërlikuar mes Karaxhixh dhe gjeneral Ratko Mlladiç – gjithashtu në Hagë.

Ai thotë se të dy ata u mburrën rreth “suksesit” të tyre në Srebrenicë në 1995, kur forcat serbe të Bosnjës ekzekutuan më shumë se 8000 njerëz pasi pushtuan qytetin boshnjak në lindje të Bosnjës.

Libri i Donias paralajmëron për pasojat e veprimeve të njerëzve si Karaxhixh, dhe gjithashtu citon mungesën e përgjigjes në kohë të ndërkombëtarëve ndaj krimeve të luftës që ai dhe vartësit e tij kanë kryer.

Ai thotë se është shumë e rëndësishme të shkatërrohen mitet që rrethojnë Radovan Karaxhixh dhe të parandalohet mundësia që çdokush ta përshkruajë atë si të marrë si justifikim për të këqijat e tij.

Nacionalizmi që Karaxhixh kishte brenda vetes ishte forca shtytëse e të keqes që ndodhi në Bosnje, shkruan ai.

“Karaxhixh, aktori kryesor dhe i padiskutueshëm mes liderëve, e filloi udhëtimin e tij me një mburojë të hekurt, me zotimin e pakthyeshëm për të shkaktuar nacionalizëm mes serbëve të Bosnjës. Ai i donte shumë njerëzit e tij dhe nuk i interesonte fare pjesa tjetër e njerëzimit,” thotë Donia.

“Një burrë me aftësi të mëdha dhe premtime të pafundme, ai e ktheu veten në arkitektin më të keq të mizorive në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore duke përqafuar vlerat e ngatërruara të nacionalizmit ekskluziv.

“Jeta e tij është një përkujtuese e mirë për çdo lider dhe çdo qytetar se pavarësisht sesa e vlerësojmë kombin tonë, duhet të vlerësojmë edhe kombet e tjera dhe humanitetin si një të tërë.”

Libri bën disa arsyetime të pazakonta për demokracinë dhe nacionalizmin.

Donia e përshkruan Karaxhixh si një burrë që besonte dhe praktikonte demokracinë, duke tërhequr vëmendjen sesi demokracia përfaqësuese ishte qendrore për lëvizjen serbe të Bosnjës dhe duke shtuar se mizoritë në masë ishin ndihmuar drejtpërdrejt nga praktikat përfaqësuese të demokracisë.

Ai e sheh këtë si një shembull shqetësues të kapacitetit të demokracisë për të ndihmuar dhe përshpejtuar mizoritë në masë.

“Në këtë rast, demokracia ndihmoi vrasjet masive dhe gjenocidin, ndërsa vendet që pretendojnë të jetë kampionë në demokraci bënë pak për të parandaluar ose ndaluar këto mizori.”

Ky libër nuk është vetëm i rëndësishëm në rajon, por ka një perspektivë që përmban mësime të rëndësishme rreth çështjes sesi e keqja mund të rritet nën hundën e demokracisë, përpara syve të komunitetit ndërkombëtar.

Më shumë se një biografi e Karaxhixh, ky libër është njëkohësisht një përshkrim i detajuar dhe i saktë i ngjarjeve që udhëhoqën luftën në Bosnje dhe shkaqet që sollën luftën.

 “Radovan Karadzic: Arkitekt i Gjenocidit të Bosnjës” është botuar nga Cambridge University Press.

14 komente në “Brenda mendjes vrastare të Radovan Karaxhixh”

  1. Duhet te lexohet edhe nga Berrrrrrisha libri ,pasi ka kontribuar ne ket genocidio, jo direttamente por indirettamente.

    1. Sokrati says:

      “Nje tiran me mendje brilante,gjuhe te mprehte e shkathtesi te madhe………………” Kete felliqsiren kopjoka Edi Rama.

  2. plaku says:

    Mendoj se shkrimi ka vlera dhe eshte i drejte. Vetem ne nje pike nuk do te isha dakord dhe pikerisht ne lidhje me demokracine. Historikisht dime se Hilleri ne 9 Nendor 1923 se bashku me konservatoret gjermne tentoi te bente grushtin e shtetit ne Münich dhe deshtoi. Ai ne burg shkroi “Mein Kampf” , (Lufta ime) dhe ne te doli me konkluzjonin qe partia e tija naziste mund te fitonte pushtetin ne RRUGE DEMOKRATIKE, dhe keshtu beri me te vertete.
    Ne vitin 1933 fitoi zgjedhjet demokratike dhe brenda vetem gjashte muajsh shduku barjerrat e sigurise se demokracise. Ai nxorri jashte ligjit partite e tjera, shduku lirine e mediave, hoqi kushtetuten, nxorri jashte ligjit cdo organizate qe ishte kunder tij. Pra fitoi me mjete demokratike dhe pastaj me qellim shkaterroi gjithka demokratike.

    Ka nje analogji te tmereshme midis anziszmit dhe krahut politik te myslimanizmit pra fondamentalismit islamik. Ne Egjypt, edhe udheheqesi i vellezerve myslimane, Musi, fitoi zgjedhejet ne menyre demokratike dhe menjehere, si Hitleri, filloi te luftoje dhe shduke elementet demokratike.
    Eshte fakt se ne shtetet “laike” myslimane si ne Egjypt, Siri, Algjeri, Marok etj. lihen hapsira te lira per mendimin kunder, ndersa ne diktaturat naziste, fondamentaliste nuk lihen hapsira te lira, prandaj edhe keto diktatura jane te tmerreshme.

    Une kam bindjen, se ne kohen e luftes ne Bosnje Hercegovine nuk mund te themi se egzistonte demokracia. Vete lufta eshte nje produkt i mos egzistences dhe funksjonimit te demokracise.

    Desha te them se une nuk pretendoj se kam te drejte per cfare shkrova me siper. Keto ishin vetem mendimet e mija.

    Pershendetje

    1. loni says:

      ne gjuhen shqipe shkruhet ( zhduku dhe jo shduku )vetem nqs e ke shkruar ne gjuhen came qe une nuk e di,se ne ate gjuhe thuhet bitha dhe jo bytha,refugjate qe nuk mesuat njehere shqip edhe mbas 60 vjetesh e kusur qe jetoni ne shqiperine tone.po nuk te pelqeu korigjimi,dhe do te justifikosh veten,ke vetem nje zgjidhje qe,duhet te largoheni nga shqiperia se boll ju mbajtem me pronat tona,vendi juaj eshte andej nga greqia e sotme,grabitesh tokash doni dhe te na ndryshoni gjuhen,ikni nga trojet tona.

      1. plaku says:

        Ioni,
        Oj, Oj, Oj, m.q.s qenke “gjuhetar” po te tregoj disa gabime qe ke bere more hu gardhi :
        – Fjalia fillohet me germe ta madhe.
        – Shqiperia eshe emer i pervecem dhe shkruhet gjithmone me germe te madhe.
        – Kush je ti more koqe kandari qe do te na urdherosh neve qe te largohemi nga Shqiperia. Mos e mbivlereso vehten more puke.
        – Ne se je minorikar eshte tjeter pune, por ne se ke ne dejet e tua gjak shqiptare eshte e kote qe te merrem me ty. Nuk ma kishte marre mendja qe te jetojne mbi kete toke injorante pa shkolle. Ti qofsh !!
        – Argumento shkrimin more vemje dhe mos ofendo.

        Pershendetje

  3. janullatos pederasti says:

    llogjika dhe mentaliteti alla karaxhic mbizoteron akoma ne serbi, kjo edhe pas gati 15 vjete te kaluara nga lufta.
    Dhe Rama flet per paqe ne Ballkan me gjarperinjte e pabese.

  4. Ironik says:

    Pse nuk denohet me vdekje ku robi? Por presin dhe presin. Qofte edhe 1 duhej te denohej me vdekje lere kur ka vrare 8 mije burra dhe femije. Se kuptoj..

    1. plaku says:

      Ironik,
      Europa nuk e njef denimin me vdekje.
      U vrane 8 mije burra dhe djem myslimane dhe jo femije.
      Vrasesi i 8 mije burrave dhe djemve myslimane ne Srebrenice ishte gjenaral Mladic dhe jo ky.

      Pershendetje

  5. heretiku says:

    ne Bosnje, pa dyshim, u shkruajt nje faqe e shemtuar e historise se Europes, fajtoret kryesore dolen serbet; nje gazetar italian qe mbulonte ngjarjet e luftes se Bosnjes dhe shpesh here ishte ne terren, pati shkruar : “Ne Bosnje nuk ka te mire dhe te keqinj, ka te keqinj dhe shume te keqinj”.

  6. edlira says:

    sa shume ngjan me sali berishen tone ky

  7. illyrians says:

    Teorine e Karaxhixhit (por edhe te Sheshelit dhe Qosiçit) po e vazhdojne sot me se miri brezi i sotem i serbeve, me ne krye ish nxenesin e Sheshelit, Vuçiçin..!!! Serbet nuk heqin dore nga urrejtja dhe racizmi i eger dhe primitiv ndaj shqiptareve. Eshte nje urrejtje dhe racizem qe mesohet qe ne bankat e shkolles.

  8. nardone says:

    bravo plaku ti vetem shpreh mendimet dhe na i le neve te gjykojme,ne vend te shkruash dy rrjeshta per bosnjen kalon te hitleri arabi e egjypt,me shkurt ndryshe nuk doti lexojme komentet e tua

    1. plaku says:

      nardone,
      Une nuk detyroj njeri te lexoje shkrimet e mia. Ne se nuk te pelqejne eshte e drejta jote te mos i lexosh. Jemi ne demokraci.

      Pershendetje

  9. blendi says:

    Serbia eshte shoviniste dhe kete e ka treguar shume here gjate historise,,,dokumentat famekeq te Nikola Pasicit,,,Cubriloviqit,,,,cetniket e Drazha Mihajlovic,,,,teorite fashiste te Dobrica Qosiqit vetem ai qe i ka perjetu ne lekuren e tij i dine mire,,,,te tjeret qe nuk i kane perjetu praktikisht,,,,mire te pakten qe i dine nga ana teorike…gjithsesi njeriu aq sa jeton edhe meson,,,,,,Pershendetje te gjitheve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje