Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) Fadil Vokrri, vendimin e UEFA për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në 14 tetor, e ka quajtur skandaloz.
“Sot në mëngjes me njoftoi presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për vendimin që ka marrë UEFA. Ky është një vendim skandaloz. Është një vendim politik. Nuk e kuptoj këtë vendim”, tha Vokrri për KosovaPress.
Presidenti i FFK-së u shpreh se “kur në terren hidhen karriget, sulmohen lojtarët dhe UEFA vendos në favor të Serbisë, ky është një vendim skandaloz”.
Komisioni Disiplinor i UEFA-së vendosi që ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë ta fitojë Serbia, ndërsa dy kombëtaret dënohen me nga 100 mijë euro, kurse Serbisë i heqin tre pikë dhe dy ndeshje do t’i luajë pa tifozë. /gj.k/
Per kete vendim ka votuar Armando Duka per Michel Platinine.
Armando Duka e priste i qete vendimin qe kur u shpreh : “nuk me interesojne tre piket, me intereson paqja me Serbine”.
Dhe shtoi se ne ndeshjen e kthimit Shqiperi – Serbi, tifozet serb do te vijne ne Tirane.
Urime Kombtares Shqiptare ! Ne ndeshjet e ardhshme te tregojne se dine te fitojne sikur kane bere keto tre ndeshje.
Fitore !
ore vokrri gjithe karieren tuaj sportive ja detikove ciganve srb te Beogradit.
e prape nuk zure mend.