Albana Shtylla
Partia Socialiste ka propozuar ditën e sotme dy kandidaturat që pritet të zëvendësojnë Elvis Çefën dhe Lulzim Lelçajn në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Ata janë Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta.
Por, kush janë dy kandidatët e propozuar nga PS. Më poshtë, disa detaje nga jeta dhe karriera e dy kandidatëve.
Albana Shtylla do të jetë e vetmja femër anëtare e KLD.
Ajo ka punuar për rreth 20 vjet në shërbimin civil, nga të cilat 8 vjet në kohën e PD si drejtore juridike e Ministrisë së Punës e Çështjeve Sociale dhe është promovuar në këtë periudhë si drejtore në Kodifikim të Ministrisë së Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi.
Ajo ka qenë edhe anëtare e KQZ-së, por dha dorëheqjen.
Ka diplomë në Harvard, ILO, Këshilli i Europës, është lektore në disa universitete në drejtësi, si dhe negociatore në disa marrëveshje ndërkombëtare.
Vangjel Kosta ndërkohë ka qenë anëtar i Gjykatës së Lartë në vitet 1993 – 2000 (emeruar kur Sali Berisha ishte president). Ai është propozuar nga Bamir Topi për në Gykatën Kushtetuese, por dekreti është rrëzuar nga PD.
Punon prej 14 vjetësh me Zyrën e Shërbimit Ligjor FALAS, është bashkëpuntor me disa projekte të USAID, BE e OSBE etj. Është nga Durrësi, i martuar dhe ka dy fëmijë.
Të dy s’kanë qenë asnjëherë anëtarë partie të ndonjë force politike.
Janë të dy juristë shumë të njohur, me tituj shkencor e kualifikime të shumta, kontribues si lektorë në Fakultetet e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës, si dhe bashkëautorë në hartimin e ligjeve të ndryshme dhe leksioneve e teksteve juridike./b.l
Sa me shume te tille na duhen.
Ka diplome ne Harvard etj…ca diplome ka? Universiteti, seminari apo specializimi pasuniversitar…mos i shkruani lajmet vetem per injorante.
Turkofagotin e ka pare njeri apo nuk I mbulon dot keto fusha…mamin ku ta kete gjithsesi.
ja ka nderru mami emrin ja ka vu tfg keto kohet e funit… ?
Per mendimin tim politika duhet te distancohet nga gjyqesori, se ke do vendos ne keshillin e larte apo te ulet propozimi duhet te dale nga konferenca gjyqesore,duhet te jete kopetence e gjyqesorit, mendoni per nje moment qe keshilli i larte i drejtesise te jete nen varesin e partise ne pushtet se cfare behet, keta pa e patur ende ate sektor dhe po shkaterrojne shqiperine si vandal.
Po cfare genjeni keshtu. Kjo Albana eshre tani sekretarja e Metes. Ha e pi me Moniken e bejne shoping bashke. Eshte propozim i LSI. Servile dhe llafazane e madhe per karriere mund te lepije dhe djallin. Havardin dhe rrenat e tjera tregojani qorrave.
persona te tille na duhen??? ata mund te jete i arrire po eshte kokkra e korrupsionistit
http://bit.do/new-life-with-big-money
Nje bravo te madhe per te dy antaret. Pa parti, jo si te paret avokatet e familjes.
po keta jane qe te dy shume te mire oo..po ca thoni
ai plehra i cefes qe nuk la prona pa vjedhur. vangjeli eshte shume juriste i mire. Gjyqtar i Gjykates se Larte / Prokuror / Pedagog i zoti. nje nder me juristet me te mire ne sistemin e drejtesise shqiptare
Zgjidheni Vangjel Kosten pse jo. Familjen e madhe Xhumurteka ky gjyqtar e shkaterroi duke nderhyre me forcen e Gjykates se Larte si relator duke prishur sigurine juridike te nje vendimi gjyqsor te dhene nga Gjykata e Rrethit Durres 30vjet me pare se vendimi i dhene prej tij. Kjo Familje ka mbetur per 20 vjet gjyqeve dhe nuk po e ndreq dot vendimin e paligjshem te dhene prej tij. E sfidoj Vangjel Kosten ne cdo forum te se drejtes
Te me ndjeni po qe se arsytoj gabim ,por nqs kjo zonje ka qene drejtoreshe juridike ne kohen e Spiro Kseres te min e punes atje jane bere vjedheje te pa para ?
Ne kohen e Spiro Kseres, Zonja ne fjale ka qene Shefe e Kabinetit te Avokatit te popullit, ku punohet me ndershmeri.
Duhet te ja kujtoni Vangjel Kostes gjyqin e 5 minorotareve greke qe liroi nga burgu ne vitin 1995 se bashku me Zef Brozin. Megjithese dy gjykata i kishin denuar mes te tjerash edhe per armembajtje pa leje dhe jo pak por per depo armesh dhe arsenal armesh ne seicilen shtepi te te pesteve, si dhe nje plan per organizim kryengritjeje minoritare, gjykata e larte me Vangjel Kosten dhe Zef Brozin i liruan menjehere. Dhe kjo ndodhi as nje vit pasi ne zonen kufitare te Peshkepise u vrane nga terroristet greke te mavi pese ushtare dhe oficere kufiri shqiptare brenda ne posten tone kufitare. Dhe menjehere pas kesaje Vangjel Kosta lironte pese minoritaret e perziere edhe me kete ngjarje. Qysh atehere karriera e zotit Kosta nuk ka ecur keq.
Sa per ate Shtyllen jo se ka ndonje gje por u emerua ne KQZ nga Partia Socialiste, ndaj mos na thoni se eshte pa parti. Si mund te te emerojne ne poste te larta pa dhene garanci ne partine qe eshte pushtet, ose pa qene i lidhur me greke apo me serbe???!!! E kur pikerisht tani qe per shkak te ndeshjes ne Beograd jemi bere kaq shume nacionaliste, por sherbimet grekut vazhdojme t`ja bejme. Asgje s`ka ndryshuar.
Lirimi i tyre u be me kembenguljen e Departamentit te Shtetit Amerikan.Ky,qe i detyruar vetem te firmoste.
jena mir do bahemi mir kur te shohim salen ne bire
Mbeshtes kandidaturat e dy profesionisteve, jo-partiake dhe vecanerisht te nje zonje ne KLD
A jane te mira keto kandidatura?Shikoni pasurine e tyre dhe te familjarve te tyre( duhet ligj i posacem,se kush duhet te quhet familjar i nje zyrtari,kush duhet te quhet i afert etj).Ne rastin kur dikujt i jepet shansi per kariere, ai duhet “te rrefehet”,te tregoje xhepat,po e njejta gje duhet te ndodhe edhe me familjaret edhe me te afertit e familjes,ndryshe, sa shkarkohet nje i korruptuar i perfolur,vendosim nje te korruptuar tjeter te pa perfolur,dhe punet mbesin ne vend.Nuk kam asgje me asnje nga kandidaturat,nuk i njoh,por kete qe deklaroj e shoh si pjese te vendimmarrjes se studiuar,me efekte jo vetem per momentin por per te ardhmen.Tung.
Tani s’ka qene me parti mos na e thoni, me mire thoni se ka vajtur nga nje parti ne tjetra, sipas variantit. vegel e Likes dhe kjo. Rama ta futi likja. ne shqiperi qe te besh kariere duhet te jesh pjese e nje partie cilado qofte ajo. por me shume karriere bejne ata qe hidhen hop e hop nga tu fryje era.
Jam shume dakort me Tahipin.
Ça jane keto gjera qe shkruhen?
Na thoni ne menyre specifike.
Ka mbaruar 4 vjet ne Harward?
Pas universitare per 3 muaj?
Program nga American congress,6 mujor?
Apo 1 jave leksione?
Ça gallate ka ketu kur ju te Temes pelqeni njerezit I beni super te zgjuar.
Znj Shtylla duhet te jape doreheqjen sepse nuk mund te mbaje dy pozicione kushtetuese. Sekretari i Pergjithshem i Kuvendit paradhikohet si post ne Kushtetute!!!!!!
vetem diplom harvardi nuk ka. te marrish diplomen duhet te jesh i shkelqyer dhe te paguash cdo vit te shkolles 90 mij dollar nuk jane ne gjendje te mbarojne vet amerikane pasi vjen elita e gjithe botes dhe ka koificente te lart kreditesh per tu pranuar. ka mbaruar ndonje kurs 6 mujoresh.
Per cfare ka mbaruar ne Harvard kjo?
Respekte per profesionalizmin e Vangjel Kostes. Do te ishte nje nder vendosja e tij ne kete institucion.
Garanci me te madhe se karriera e te dy kandidateve per mbajtjen e posteve me paanshmeri dhe sigurisht ndershmeri nuk besoj se mund te kete ndonjehere. Zonja eshte profesioniste e afte dhe grua e zgjuar dhe do te dije te punoje. Sa per lidhjet me greke e serbe qe ka komentuar dikush ketu po kujtoj qe ishte gjate kohes se qeverise se kaluar qe u be ajo marreveshja per faljen e detit tek greku dhe Fazllic (serb ky) nuk kishte marreveshje me kete qeveri por drejtperdrejt me ate te kaluaren,pra ato lidhje nuk duhen kerkuar tani por me pare.