Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me nisjen e operacionit ndaj vjedhësve të energjisë elektrike, ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama si abuzuesin e parë dhe shkelësin e parë të ligjit.
Deputeti demokrat Florion Mima në një konferencë për mediat ndërsa u shpreh në mbështetje të ligjit, akuzoi Kreun e Qeverisë se i ka shkaktuar sistemit dhe penalizimin e 2 milionë e 100 mijë qytetarëve me rritjen e faturës financiare.
Referuar deklaratave të Kryeministrit Rama në lancimin e nisjes së operacionit, Mima tha se kërcënimi thellon krizën e paligjshmërisë, rrit arbitraritetin dhe shton premisat për shkelje të të drejtave të njeriut, për rritjen e pushtetit autoritarist, pra për rritjen e korrupsionit.
“Partia Demokratike dënon fushatën e shantazhit të Edi Ramës dhe kërkon transparencë dhe llogaridhënie për abuzimet që ai vetë ka bërë e po bën me enenergjinë elektrike.
Partia Demokratike është në favor të ligjshmërisë dhe që ligji të funksionojë në mënyrë të barabartë për këdo që vjedh energjinë.
Por asgjë nuk shkon mirë me energjinë në vend, kur shkelësi i parë i ligjit është Kryeministri i vendit. Faktet e krizës së energjisë elektrike në vend janë këto;
-2 milionë e 100 mijë shqiptarë, që janë pjesa më e madhe e popullsisë, në këtë kohëra krize, varfërie e papunësie, do të paguajnë më shumë cdo muaj pas vendimit që ka marrë Edi Rama.
-Abuzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike janë menaxherët e qeverisë, shpesh me të kaluar kriminale, dhe që marrin para në dorë për favoret që bëjnë me pasurinë publike.
-Dëmin më të madh sistemit ia shkaktoi Edi Rama, duke i falur CEZ-it 95 milionë euro, para që ai do ti nxjerrë nga xhepat e varfër të qytetarëve shqiptarë.
-Aksioni Policor që ka nisur sot, me siguri do të krijojë terror tek qytetarët, por nuk do të zgjidhë problemin, pasi paligjshmëria nis dhe mbaron me qeverinë”, tha Mima. /gj.k/
Partia demokratike ,partia e anarshizmit,mbolli kioskat,kercenoi se kush prek nje kioske do haje plumbin ,kjoskat rane Tirana mori fryme.Partia demokratike ka dal hapur ne mbrojteje te hajduteve ,kriminelaeve,te shkelesit te ligjeve dhe me sakte eshte ne krye te ketyre bandave, teni qe po ju vjen fundi pranojne disa vite burg,vec pasurin deklarojne mos na i prekni se e kemi vene me sakrifica; duke vjedhur,vrare duke u shitur te te huajt.Ky eshte koncepti i tyre por jo i shtetit.
Hajdutet e energjise po kercenohen nga Rama???!!!!!!!!C’behet keshtu me PD-ne??
Ju sjeni normal, si mbroni hajdutet more parti budallenjs
Shpresoj qe qeveria mos te intimidohet nga keta qe per23 vjet mbollen faren e pandeshkushmerise . Eshte vetem ky ligj qe ven shenjen e barazimit mes qytetareve shqiptar mjaft me.
o florion muti ti mbron hajdutat parti shpellarresh ,
ne burg hajdutat o mima nuk te vjen turp del dhe mbron hajdutet po jeni dhe vet si parti hajdutash