Ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Vlorë, Roland Tafilaj, është arrestuar nga policia.
Po ashtu, në prangat e policisë kanë përfunduar edhe ish-shefi i sektorit të këtij institucioni, Feti Deromenaj dhe ish-përgjegjësi i sektorit të ALUIZNI-t të Sarandës, Laert Canaj.
Këta zyrtarë janë arrestuar nën akuzën e veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas Prokurorisë, nga hetimi ka rezultuar se shtetasit e akuzuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhënë leje legalizimi për një numër të lartë ndërtimesh dhe shtesa ndërtimesh, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi./b.l
Me aq lek sa ka vjedhur ai burgun do e beja edhe une!
Po ata specialistet pse i shpetoni,kane marre lek me shume se ky?
Keta i kane masakruar hallexhinjte dhe duhen denuar njesoj si pedofilet.
Ouuuu vertet, po ti marresh kok me kok lejet e drejtorit te Aluiznit dhe ato te kryetarti te Bashkise (se te dyja leje jane, njera para ndetitimit dhe tjetra pas ndertimit) si del raporti Tafilaj – Gjika? Se ne kete vend namin na e paskan bere drejtoret e legalizimeve. Me te ndershmit na dolen kryetaret e bashkive. . .
Fytyra e PD ne Vlore
Desha te di o miqte e mi, se ndokush me jep pergjigje .Mire se u denuan per mbroçkullat qe kane bere..po me objektet qe kane perfituar keto leje si do i veje filli ? Do prishen si pallati i Bashes dhe disa ndertime te tjera ne Vlore ,apo do ti lene dhe “fshiu bythen miza”? Se keta zoterinjte nuk i kane dhene lejet per BAMIRESI ,por jane paguar nga perfituesit(NDERTUSIT) te cilet kane dhene 1 dhe kane fituar 1000. Sepse shume ndertime paleje jane bere ne kuriz te komshinjeve dhe banoreve perqark ,ku jane perfshire sip.toke me shume,kate me shume etjera etjera.Duhet qe qeveria dhe gjykatat te kene te njejtin kandar per te gjithe…..me nje fjale ku eshte pa leje te rregullt..TRITOL.
Duhet te kalojne ne site te gjithe ata qe kane rregjistruar prona ne Shqiperi duke filluar qe pas vitit 1990 pasi korrupsioni eshte me se i dukshem. Per kete duhet te ngrihet nje komision i vecante hetimi nga Parlamenti. Ka spekullime te medha derisa nje qe ka ardhur ne Tirane ne vitin 1950 behet pronar toke me nje vertetim nga ish KKKP ne toke shteterore qe eshte hapesire per perdorim publik midis pallateve te ndertuara rreth vitit 1982. Dhe ka marre jo pak por mbi 1 ha. Eshte per te qeshur se pronari qe eshte gjalle nuk e merrte dot token se i thoshin qe eshte per perdorim publik, ndersa i ardhuri nga nje fshat jugor behet pronar toke dhe ndertoi objekte sipas deshires. Jo vetem rregjistruesit te denohen sipas ligjeve ne fuqi, por atyre t’i konfiskohen te gjithe pasurite e paligjshme qe kane bere me korrupsion, toka ti kthehen shtetit per perdorim publik dhe ata qe i kane perfituar ata padrejtesisht te denohen financiarisht dhe penalisht. Objektet e ndertuara mbi keto toka te prishen.