Rama përkujton 70 vjetorin e çlirimit e Mirditës, premton transformimin urban

26 Tetor 2014, 17:26Politika TEMA

Në qytetin e Rrëshenit është përkujtuar  70 vjetori i çlirimit të Mirditës. Kryeministri Rama ishte  në Rrëshen, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, Ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë Erion Veliaj.
Kryeministri inspektoi nga afër një sërë projektesh dhe ndërhyrjesh infrastrukturore të realizuara nga Bashkia e Rrëshenit, të cilat do t’u dhurojnë banorëve të tij më shumë lehtësi dhe komoditet në lëvizje dhe komunikimin mes tyre. Vetëm me fonde të Bashkisë së Rrëshenit në hyrje të qytetit janë ndërtuar trotuaret e qytetit, si dhe një rrugë me dy kalime, e cila do të ketë trotuare në të dy anët e saj, me pemë dekorative dhe ndriçim.

Janë në funksion të qytetarëve edhe 8 lulishte me trotuare, ndriçim dhe stola, si dhe janë rikonstruktuar fasadat e 8 pallateve. Ndër të tjera janë sistemuar hapësirat mes pallateve, dhe janë vendosur në këto hapësira rreth 200 stola, si dhe janë mbjellë në tërësi më shumë se 1500 pemë dhe bimë dekorative. Kryetari i Bashkisë së Rrëshenit Ndue Kola sqaroi se të gjitha investimet e bëra i kanë kthyer frymëmarrjen qytetit.

Ndërkohë që një fond prej 80 milion lekësh është akorduar për Unazën e Qytetit.

“Ne jemi këtu per te nderuar kujtim e te gjithë atyre qe vunë jetën ne themelet e lirisë se kësaj zone por edhe për te përcjelle ne gjithë kete zone mesazhin e nje rilindjeje qe ka nisur përmes nje sere projektesh qe tanimë janë përfunduar apo janë rrugës dhe projekte te tjera qe kemi diskutuar sot me kryetarin e bashkisë qe do te vijojnë ne funksion te transformimit ne radhe te pare te infrastrukturës shkollore duke vendosur si pike referimin gjimnazin e Rreshenit dhe pastaj per tu shtrire me tutje, por edhe te jetës kulturore dhe sportive”, u shpreh Rama

Në varrezat e Dëshmorëve të Mirditës janë vënë kurora me lule, dhe është zhvilluar ceremoniali në përkujtim të të rënëve të kësaj zone. Ndërkohë, festa tradicionale që Mirdita ia dedikon çdo vit ditës së çlirimit, mblodhi në qendër të qytetit veteranë, qytetarë, të rinj e të reja, përfaqësues të pushtetit vendor, dhe shumë të ftuar të tjerë./j.h

4 komente në “Rama përkujton 70 vjetorin e çlirimit e Mirditës, premton transformimin urban”

  1. malesori says:

    Provokim me te madh se te shkosh pikerisht ne Mirdite per te festuar fitoren e komunizmit nuk mud te kishe gjetur.Eshte pikerish Mirdita qe vuajti genocidin komunist me te tmerrshim ne gjithe Shqiperi dhe kete genocid po feston zoti kryeminister.

  2. tako says:

    E çhyn provokimi ktu te gjith ata djem e vajza qe dhan jeten per çlirimin e vendit nuk e dinin se çdo bente mosra me von

  3. mirditori says:

    Clirimi i Mirdites?????

    Mirdita nuk u pushtua nga Sllavet, turqit, italianet, gjermanet.

    te vetmit qe e pushtuan ishte Enver Hoxha me MEHMET SHEHUN. KSHU QE KY ESHTE 70 VJETORI I PUSHTIMIT TE MIRDITES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje