Bare: Ndërtimet pa leje në Tiranë lulëzuan me Lulzimin si kryebashkiak

26 Tetor 2014, 13:45Politika TEMA

Partia Socialiste akuzon kreun e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha se ka lejuar lulëzimin e ndërzimeve paleje në kryeqytet, duke zaptuar hapësirat publike.

Deputeti Besnik Bare në një deklaratë për mediat tha se 4 vjet Bashkia e Tiranës në duar të Partisë Demokratike, katër vjet ndërtime pa leje, uzurpim i trotuareve, parqeve të lagjeve, rrugëve, tarracave të pallateve.

“U desh ndërhyrja e Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar që qytetarëve të Tiranës t’u riktheheshin hapësirat publike. Plot 98 mijë metër katrorë hapësirë publike të çliruara nga INUK deri më sot dhe 1400 objekte të paligjshme të prishura. Sigurisht, operacioni do të vazhdojë deri në çlirimin e plotë të hapësirës publike dhe kthimit të saj në përdorim të qytetarëve të Tiranës, jo klientëve të Kryetarit të SHQUP.

Por ç’bën opozita ndërkohe? Si gjithmonë, në vend që të përshëndesë aksionet në shërbim të qytetarëve, opozita mbron paligjshmërinë.

Sulmonte policinë pse u çlirua Lazarati dhe njësoj sot sulmon INUK pse çliron hapësirat publike në Tiranë.

Lulzim Basha e ka braktisur aq fort detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sa edhe vetë opozita, edhe vetë deputetët e tij, e kanë harruar se Kryetari i Bashkisë është kryetari i tyre.

Nga viti 2011, Bashkia e Lulit nxiste ndërtimet pa leje në Tiranë, kurse Qeveria e Saliut i legalizonte si të ishin me leje. Kjo ishte skema e Lulit dhe Saliut për të shkatërruar hapësirën dhe pronën publike në Tiranë. Sot, në vend që të kërkojnë falje për demin e pallogaritshëm që Luli dhe Saliu kanë bërë, zgjedhin të bëhen palë me të paligjshmen duke sulmuar INUK dhe qytetarët e Tiranës.

Si deputet i Tiranës mbështes INUK dhe qeverinë të vazhdojnë aksionin e nisur për të çliruar njëherë e mirë hapësirën publike në Tiranë. Njësoj siç Edi Rama, atëherë Kryetar Bashkie, çliroi Tiranën nga kioskat, sot Kryeministër, po e çliron Kryeqytetin nga ndërtimet pa leje që kishin zaptuar çdo cep të Tiranës”, theksoi Bare. /gj.k/

12 komente në “Bare: Ndërtimet pa leje në Tiranë lulëzuan me Lulzimin si kryebashkiak”

  1. Vleresuesi says:

    Thuaj çdo gje per Lulin, vetem kete mos e thuaj nuk jemi budallenj. As votuesit rilindas nuk e pranojne.

    1. moza says:

      Ne se Bashkia apo kryetari saj realisht kane dhene leje ne kundershtim me ligjet eshte faji i qeverise qe nuk nxjerr penalitete, pra si veprohet ne se bashkia jep leje ne kundershtim me ligjin? A parashikon ligji arrestimin e kryetarit ne kete rast dhe ne se jo atehere kryetarin nuk ke si ta besh me faje sepse praktikisht nuk ka thyer ndonje rregull, Katrahuren e ka sjelle pikerisht, simbas mendimit tim, mungesa e ligjeve, e penaliteteve ndaj tyre, ku prekuroria duhet te jete ne roje te zbatimit te perpiket te ketyre ligjeve. Nuk mendoje se ka ndonje vend ne bote qe ligjet te jene te pa shoqeruara me penalitetet perkatese dhe kryetari bashkise te mos i nenshtrohet asnje arrestimi apo gjykimi,praktikisht ketu fillon korrupsioni.

  2. Edi rama says:

    O idiot,ndertimeve jo nderzimeve, ndrezimet behen vetem tek selia e PS. Dhe per kete pune kame urdheruar Sajmen qe te mbaj nje grafik te rregullet per te mos krijuar konfuzion, dhe do te kemi disa polic qe do te ruajn dhomat e nderzimeve.

  3. Davidi says:

    Nderzime pa leje?! Fantastike.

  4. Beni says:

    O ju komentuesit eshte gabimi ktyre qe e publikojn jo i atij qe e thote po skeni faj kur skeni me ca merreni do gjeni gabimet drejtshkrimore

  5. emigranti says:

    rrini shtremt e folni drejt .. kisha vite pa ardh ne Shqipri, dhe kur erdha Rama ishte bere kryebashkiak i “famshem” neper bote jo per ndryshimet sa per bojatisjen e Tiranes .. gjeta nje Tirane te pshurrur ngaqe bojrat kishin filluar te vareshin mureve te ndertesave, prej shiut, ashtu si maskara poshte syve te grave .. aty ku rama kishte hequr lokalet ambulante kishin mbire betonizimet, Tiranen e re nuk e njoha dhe nuk e gjeja dot rrugen per ne shtepi sepse nga nje vend me hapsira dhe gjeresi te planifikuara, kudo ne çdo cep sado te vogel kishin mbire”bunkeret” shqiptare, aq sa banoret ngjonin pordhet e njeri tjetrit .. gjeta pra nje Tirane te mbingarkuar me betone e te zhgarravitur me lloj lloj ngjyrash si lagjet e varfera te brazilit .. tani rama po “çmonton” çibanet e vet, jo se i dhimset tirana, por sepse i ka hypur tahmaja per tu ber sheiku i Shqiperise .. po Rama harro nje gje shume te thjeshte, te provuar se ka lindur prona .. “tahmaja e madhe, havalja kaptines” .. ky poplli qe po duro kaq shume e ka treguar se kur i shperthen zemrimi te ben te kaçesh bythet e tua .. dhe me duket se kazani ka koh qe ka filluar te derdhet .. per ate qe ka sy me pa e vesh me nigju, e merr vesh kollaj, po rames i esht trash koka prej hashit e i jan err syt prej pushtetit .. mjer ai qe bje ndashni me veten ..

    1. Arjani says:

      Jaaa..,keshtu mendon ti o?Po zjen kazani e?Po dru zjarrit kush i hedh mo?Saliu kuptohet.Ik o mos u tall.

      1. emigranti says:

        kto tipat si ti mre arjaan, jan ushqim per diktatoret e rinj, e per ringjalljen e te vjeterve ..besoj se je noi tip spiuni i ish diktatures qe mbasi hengri mutin e enverit, u kthye e hengri ate te sales e tani ushqehesh me mutin e rames .. tipat si ti po e marrin ne qaf nje popull te ter .. ju jeni kanceri i shoqeris ..

  6. aldo kari says:

    pse or kar kur ishte ai tjetri e la mangut? ytttt te dhjefsha rracen e mutit

  7. fredi guri says:

    a ka qene ne SHQIPNI ky karafili apo ne mauritani

  8. divjaka says:

    me keto komente qe beni.
    nuk behet shqiperia me shqipetaret.no koment

  9. VKLP says:

    ua mami, top albania

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje