Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka dërguar presidentit Bujar Nishani një dosje me disa nga prej vendimeve skandaloze të gjykatave.
Me anë të kësaj, Tahiri kërkon nga Nishani, si kryetar i KLD-së, të merren masa ndaj gjyqtarëve.
Dosja dorëzuar Nishanit nga Tahiri
Arrestohet për plagosje
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 25.09.2014, nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.B. dhe K.J. për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me prokuror të çështjes Violeta Shkuta ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndërsa gjyqtarja e çështjes Adelina Zarkaj, në datë 29.09.2014, ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Arrestohet për armëmbajtje pa leje
Prokuroria: arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 16.09.2014 ka arrestuar në flagrancë shtetasin G.Ç. për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga neni 278/4 të Kodit Penal pasi në automjetin e tij është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me një krehër me 7 fishekë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me Prokurore të çështjes Edlira Cufi ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Andri Ymeri me vendimin e datës 19.09.2014 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
ARRESTOHET PËR ARMËMBAJTJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 03.09.2014 është arrestuar në flagrancë shtetasi E.K. për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278 i K. Penal, pasi me date 03.09.2014 rreth orës 15:30 minuta është kapur në flagrancë duke mbajtur një armë zjarri pushkë, pa leje. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, me Prokuror të çështjes Belina Zeneli ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Halil Vani me vendimin e datës 07.09.2014 , ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” .
ARRESTOHET PËR ARMËMBAJTJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me arrest shtëpie
Në datë 03.09.2014 nga Komisariati i Policisë Krujë është arrestuar në flagrancë shtetasi B.I., për veprën penale “Mbajtje pa leje e armëve dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i K. Penal, sepse ka qëlluar me armë zjarri dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u sekuestruan gëzhoja dhe fishekë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë, me Prokuror të çështjes Anisa Qilimi, ka kërkuar për të arrestuarin masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
ARRESTOHET PËR ARMËMBJATJE DHE TRAFIK DROGE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 29.09.2014 është ndaluar shtetasi A.R., lindur në Gjirokastër, i shpallur në kërkim për veprat penale “Organizim i jashtëligjshëm i lojërave të fatit”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 197,283 dhe 278/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Prokuror të çështjes Çlirim Sino ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Mirela Iliopulli me vendimin e datës 02.10.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Detyrim paraqitje”. Ky shtetas ka qenë në kërkim në vitin 2006, si dhe është proceduar penalisht në vitin 2010 për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, si dhe “Kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.
ARRESTOHET PËR KULTIVIM DROGE
Prokuroria e liron
Në datë 17.09.2014 nga Komisariati i Policisë Pukë janë arrestuar në flagrancë shtetasit E.T., dhe F.Z. për vepën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve“ parashikuar nga neni 283 i K.Penal, pasi janë kapur në flagrancë me një sasi lënde të dyshuar narkotike. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë lidhur me këta shtetas të arrestuar ka nxjerrë urdhër për lirim të menjëhershëm.
ARRESTOHET PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me arrest shtëpie
Në datë 19.09.2014, nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier janë arrestuar në flagrancë shtetasi B.Ç., i datëlindjes 18.08.1950, shtetasja F. H dhe shtetasi H.L. për veprat penale “Prostitucioni’ neni 113 i KP, “Shfrytëzimi i prostitucionit” neni 114 i KP, dhe ”Mbajtja e lokaleve për prostitucion” neni 115 i KP, pasi është kapur në flagrancë duke kryer marrëdhënie seksuale me pagesë me shtetasen F. H. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me Prokuror të çështjes Aida Cakaj, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për të 3 të arrestuarit, ndërsa gjyqtarja e çështjes Olkeda Manellari, me vendimin e datës 23.09.2014 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për B.Ç. dhe H.L. dhe “Detyrim paraqitje” për shtetasen F. H.
ARRESTOHET PËR TRAFIK DROGE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë detyrim për t’u paraqitur
Në datë 22.09.2014 nga Drejtoria e Policisë Qarkut Shkodër janë arrestuar në flagrancë shtetasit R.H. i datëlindjes 27.01.1995 dhe E.M., për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike“ parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal pasi gjatë kontrollit të ushtruar iu është gjetur në trup lëndë narkotike. Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me prokuror të çështjes Frederik Laloshi ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest me burg“, ndërsa gjyqtari i çështjes Tonin Strekaj me vendimin e datës 25.09.2014 ka vendosur caktimin ndaj të dyshuarve, të masës së sigurimit “Detyrim për t‘u paraqitur në Policinë gjyqësore“.
ARRESTOHET PËR KUNDËRSHTIM TË POLICISË
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 10.09.2014 nga Komisariati i Policisë Përmet është ndaluar shtetasi E. Xh., për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të Policisë” parashikuar nga neni 236/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me Burg”, ndërsa gjyqtar i çështjes Dritan Hasani me vendimin nr. 21/163 datë 12.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie”. Ky shtetas është përsëritës në të njëjtin krim pasi në datën 14.11.2011 është proceduar penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë”.
ARRESTOHET PËR KUNDËRSHTIM TË POLICISË
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 10.09.2014 nga Komisariati i Policisë Përmet është ndaluar shtetasi, Xh.M. për veprën penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësve të Policisë” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 236/2 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me Burg”, ndërsa gjyqtar i çështjes Dritan Hasani me vendimin e datës 12.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie”. Ky shtetas në vitin 2009 është proceduar penalisht për veprën penale “Vrasje, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 76 i K. Penal, në vitin 2012 është proceduar penalisht për veprën penale “Shkatërim prone” dhe në vitin 2013 është proceduar penalisht për vepren penale “Kanosje” dhe “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
ARRESTOHET PËR PASTRIM PARASH
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 14.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar shtetasi A. B., për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal, pasi më datë 14.09.2014. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtari Altin Shkurti me vendimin e datës 17.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë detyrim për t’u paraqitur
Në datë 07.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar shtetasi I. M. për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i K. Penal pasi në datë 06.09.2014, është kapur në flagrancë nga shtetasi V.C., duke vjedhur në banesën e këtij të fundit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për të arrestuarin I. M. ka kërkuar masën e sigurimit personal“ Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 10.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Ky shtetas është përsëritës, pasi është i dënuar edhe 3 herë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Vjedhje”.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 12.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 2, janë arrestuar në flagrancë shtetasit B.H, E.U. dhe S. K., për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, parashikuar nga Neni 134/2 e 22 të K. Penal. Këta shtetas janë kapur në flagrancë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me Prokuror Saimir Hysa ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për tre të arrestuarit, ndërsa gjyqtarja e çështjes Mariana Shegani (Dedei), me vendimin e datës 15.09.2014 ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për të arrestuarin S. K., me vendimin nr. 1993 datë 15.09.2014, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për të arrestuarin B. H. dhe “Arrest në burg” për të arrestuarin E.U.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detytrim për t’u paraqitur
Në datë 19.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është arrestuar në flagrancë shtetasi H. Gj., për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i K. Penal pasi është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhië një automjet, në pronësi të shtetasit G. D. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 22.09.2014 , ka caktuar masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 18.09.2014 nga Komisariati i Policisë nr. 3 është ndaluar me iniciativë shtetasi J. Ç. për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka kërkuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin e datës 20.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE ME PASOJA
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e në arrest shtëpie
Në datë 12.09.2014 nga Komisariati i Policisë Përmet janë ndaluar shtetasit K.L. dhe Ç. M. banues në fshatin Cakran dhe Gjinoqar, rrethi Fier, për veprën penale “Vjedhje, me pasoja të rënda” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/3 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Dritan Hasani me vendimin e datës 13.09.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie” për të dy të ndaluarit. Rezulton se shtetasi Ç. M., në muajin Janar 2012 është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë i maskuar, ndërsa në janar 2013 është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për vjedhje banese.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 10.09.2014 nga Komisariati i Policisë Përmet është ndaluar shtetasi, A.B. për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Përmet, me Prokuror të çështjes Silvana Pani ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtar i çështjes Dritan Hasani me vendimin e datës 12.09.2014 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest shtëpie”. Ky shtetas ka qenë i dënuar me herët me 3 muaj burg.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 07.09.2014, Komisariati i Policisë Librazhd ka bërë ndalimin e shtetasit A.K. për veprën penale “Vjedhje” e parashikuar nga neni 134 i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Pajtime Fetahu me vendiminin e datës 10.09.2014, ka vendosur masën në sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 20.09.2014 nga Komisariati i Policisë Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi S.Xh. për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 dhe 25 të K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me Prokuror të çështjes Andi Pogace ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg“, ndërsa gjyqtari i çështjes Andi Pogaçe me vendimin e datës 06.06.2014, ka vendosur masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur”.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 29.08.2014 nga Komisariati i Policisë Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi Sh.K, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134 i K.Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier me prokuror Genci Mane, ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Piro Sota, ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”. Ky shtetas është përsëritës për të njëjtin krim, pasi në vitin 2010 është proceduar penalisht për veprën penale “Vjedhje”.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datën 16.09.2014 nga Komisariati i Policisë Korçë është arrestuar shtetasi R.Sh. për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, pasi ky shtetas në datën 16.09.2014, në bashkëpunim me shtetasit J.X., E. X. dhe B.M. kanë vjedhur në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Rezervave. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, me prokurore të çështjes Dhorina Theodhori, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” ndërsa gjyqtarja e çështjes Miljana Muçaj me vendim nr. 432, datë 20.09.2014, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij dhe ka caktuar masën e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datën 16.09.2014 Komisariati i Policisë Korçë ka arrestuar shtetasin E. X.. për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, pasi ky shtetas në datën 16.09.2014, në bashkëpunim me shtetasit J.X., R. Sh. dhe B. M. kanë vjedhur në ambjentet e Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, me prokurore të çështjes Dhorina Theodhori, ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa gjyqtarja e çëshjtes Miljana Muçaj me vendim e datës 20.09.2014, ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij dhe ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” çdo dy javë.
ARRESTOHET PËR VJEDHJE
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë në arrest shtëpie
Në datë 23.09.2014 është arrestuar në flagrancë shtetasi, B.C. për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentative parashikuar nga neni 134 – 22 i K. Penal, pasi më datë 22.09.2014 rreth orës 23.00 është kapur në flagrancë nga strukturat e Komisariatit të Policisë Bulqizë duke vjedhur zyrën e financës në Bashki. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Dibër, me Prokuror të çështjes Hysni Vata, ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Halil Vani me vendimin e datës 25.09.2014 , ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
ARRESTOHET PËR FALSIFIKIM MONEDHASH
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me detyrim për t’u paraqitur
Në datë 27.09.2014 nga Drejtoria e Policisë Qarkut Fier është arrestuar në flagrancë shtetasi M.K. për veprën penale “Falsifikim i monedhave” dhe “Ruajtje apo depozitim i mallrave kontrabandë”, parashikuar nga nenet 183 dhe 179 të K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, me Prokuror të çështjes Eglantina Shehu ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndërsa Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka vendosur masën e sigurimit “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
ARRESTOHET PËR AKSIDENT ME PASOJA
Prokuroria: Arrest në burg, gjykata e lë me arrest në burg 15 ditë
Në datë 19.09.2014 nga Komisariati i Policisë Kurbin është bërë arrestimi në flagrancë e shtetasit F.Ç. për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” e parashikuar nga neni 290, i Kodit Penal, sepse nga aksidenti me mjetin e tij janë dëmtuar disa shtetas që ishin pasagjerë të cilët janë dërguar për të marrë ndihmë të kualifikuar në Spitalin Ushtarak Tiranë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin me Prokuror të çështjes Bardhyl Shehu ka kërkuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, ndërsa gjyqtari i çështjes Besnik Qira me vendimin e datës 22.09.2014, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg me afat 15 ditë ”.
Hahaa…o Sajmir ka.i, nuk eshte e thene qe cfare kerkon prokuroria ta vendose gjykata. Prokurori dhe Avokati para Gjykates jane te barabarte. Tregohu minister i afte, jo te tallin ka.in me ty keshilltaret e tu qe te keshillone te dergosh keto lloj traktesh.
Ske faj o Eno ti bashke me keta komentuesit e tjere se ste kane vjedhur ndonjehere ty po per gjuhe do doje ti varnin keta qe leshon gjykata. sa per armbajtjet pale je ne rruge keta plerat jane qe u qellojne njerezve ne konflikt e siper> Dhe sa per info cdo kush mund ti dergoje leter KLD -se:
o minister koqe , per veprat penale qe nuk kane rrezikshmeri te lart per njerezit, si psh ai i aksidentin, mjaton dhe masa sigurise me sigurim monetar me nje cmim te lart. nuk ka pse nga buxheti jone te harxhon per cdo budallik 500 euro per person ne muaj
Shoku minister Letren duhet tia drrgosh Ministrit te Drejtesise dhe per dijeni Presidentit!!!!!!
Nje ankese.qesharake dhe tregues i paaftesise dhe mosnjohjes se ligjit. Masa e sigurimit nuk eshte deinim dhe nuk mund te jete apriori “arrest ne burg”, sepse keshtu thote, polici. Ka nje sere elementesh sesi caktohet masa e sigurimit, qe nga rreshikshmeria e vepres, autorit, rreziku i demtimit te provave etj, etj. Çdo i arrestuar prezumohet i pafajshem. Edhe ne Sh.B.A, shumica e masave te sigurimit jane garanci pasurore, edhe ne Gjermani vetem 2-3% e masave te sigurimit jane arrest ne burg, por polici nuk i ankohet Obames. Shqetesuese eshte qe te gjitha qendrimet e Prokurorise jane “arrest ne burg”, ç ka me shume sesa qendrim korrekt ligjor, ngjan me qendrim si pasoje e frustrimit politik nga ankesa te tilla. Keto qendrime ose synojne eleminim faktik te gjyqesorit dhe drejtesine ta beje polici, ose mund te jene edhe me banale se kaq, nje presion momental, ndaj drejtesise, sidomos keto dite qe duhet te “kalbet” ne burg ai ndertuesi Fratari, qe seç foli ne 2007.
Keta gjyqtare duhen te shkarkohen ne vend dhe te ndiqen penalisht per shkeljen qe kane se keto jane te fundit dhe per pasurite qe kene vene, se po te kontrollohen jane te pasur nga se kane tregtuar ligjin me korrupsionin e tyre te madh.
O LIKE o koqe,sa po mar vesh duhet te jesh ndonje injorant,ose ndonje lares pjatash.Or mik duhet te shkarkohet minister koqja se ka rene ne prerin e keshilltarve te vete injorant,ose ish sigurimsa qe i ka me te vertet apo edhe te ish operativit te koplikut,qe e ka shef kabineti……Kodi penal eshte nje labirinth i vertet dhe askush nuk ja gjen fundin,aty ka hapsira maramendese,shikoj se keto jane vetem masa sigurimi qe te gjitha jane ligjore,dhe vendimet gjyqesore jane tjeter dava…Prokuroret ne fillim or tunxh,kane interes qe te japin masa ekstreme qe me vone………Sa per Silva Panin qe e njoh mire ju theme se eshte ekzemplar i korrupsionit,flet karburanti ne hyrje te Permetit……
Minister me nivel me te ulet se lexuesit e gazetes, kjo ndodh vetem ne Shqiperi. DHe kerkojme shkaqet pastaj pse nuk po ecen Shqiperia si duhet.
Po keta komentuesit ketu qenkan te gjithe te mençur! Vetem nuk dine nga pjerdh gomari. Koha e budallenjeve dhe injoranteve qe kane mbuluar globin.
Rrezikashmeria shoqerore e veprave penale per te cilat i eshte drejtuar kerkesa presidentit, e justifikon plotesisht kerkesen e prokurorise per arrest me burg.Mendoj qe nje kopje te kesaj kerkese tu dergohet ambasadave te huaja, jo per tu njohur me situaten e gjyqsorit sepse ata e dine, por per ti paraprir shakave te kripura te duces.Kjo do ti sherbej dhe reformes ne gjyqsor.
sikur te benin dhe keta gjyqtaret punen e tyre sdo ishte ne kete gjendje kriminaliteti. bravo z minister por a marrin vesh keta
gjykata nuk eshte zyre noteriale qe te tu vere vulen gjithe praktikes se sjelle nga prokuroria dhe policia.
V.F.L.P.
PARTIA SOCIAL KOMUNISTE E SHQIPERISE
SHOKUT SAIMIR TAHIRI
SHOKU SAIMIR.
DUKE QENE SE PRESIDENTI I REPUBLIKES NUK KA REAGUAR SIC KERKOJNE BINDJET TONA REVOLUCIONARE, TE NXITUR NGA BAZA E PARTISE, PROPOZOJME:
1. TE SHKARKOHET PRESIDENTI I REPUBLIKES DHE TE INTERNOHET FAMILIARISHT.
2. FUNKSIONET E PRESIDENTIT TE REPUBLIKES TI KRYENI JU, SHOKU SAIMIR.
3. TE SHKARKOHET KESHILLI I LARTE I DREJTESISE.
FUNKSIONET E KESHILLIT TE LARTE TE DREJTESISE TI KRYENI JU, SHOKU SAIMIR.
TE NA RROJE PARTIA.
O Eno e ti Toni o koqet e Sali kriminelit,nga ministri behet e ditur arestimi i tyre nga prokuroria,dhe gjykata qe i liron keta kriminel,po pse mor kelysha nje njeri qe plagos tjetrin duhet te lihet ne shtepi me drejt paraqitje,apo neser edhe te vrasi ,por ishalla ju ndodh juve o plehera ,ju nuk doni siguri jete por doni kriminalitet si babaji juaj krue krimineli Sali Sheqere Rame Berisha
Turp per ministrin qe nukexon as informacionin.me i dobet sbehet. Tek njera nga informacionet dhe gjyqtari dhe prokurori jane i njejti person. Te pakten lexojeni perpara se ta dergoni.eshte turp se ja dergoni presidentit.jini me serioz ne ate qe shkruani
bravo zoti minister!
nje taktike e bukur per te nxjerre ne pahe se si plehra nishani do te mbroje plehrat e tij!
Ne radhe te pare vendimet e gjykatave nuk paragjykohen nga asnje institucion tjeter, dhe aq me shume nga institucioni i policise qe duhet te jete shembudh ne kete drejtim,pavarsisht se asaj i bie mbi korriz e gjthe shkelet ligjore qe behen ne kete ven nga me e lete deri tek me e renda, dhe per kete nuk e kuptoj qe edi rama lejen akoma drejtori apo agjensi te tjera qe marrin rrogen per keto pune qe ai ja ka ngarkuar policise se shtetit,ku deri tani nuk i eshte afruar asnje ndihme per ti kryer keto pune shtese,per sa i perket dosjes te dorezuar nga ministri qe ai i quan shkelje ligjore per tae gjitha duhet filloje hetimet nga ata qe jne pergjegjes per ti kontrolluar, keto vendime, duhet theksuar se me cfare provash je paraqitur ti si polici dhe prokurori,kjo ka te beje shume sepse ti si polici i vendos nje akuze per te cilen nuk e lidh me fakte konkrete atehere gjykata vlerson ato qe ti ke paraqitur dhe nuk mund ti lere njerezit ne burg pse do policia.
Ky eshte rasti me FLAGRANT ku POLITIKA nderhyn tek GJYQSORI.
Ky Sajmir yxhym salim Tahir lluku papashta, ka studiuar per drejtesi dhe nje nga mesimet themelore ne kete fushe, eshte pamvarsia e pushteteve. Dmth, Tahiri lluku papashta nuk ka asnje te drejte te nderhyje ne sektore qe nuk ka kompetenca.
Tahir pallaveshi do qe ti vrasi keta njerez per keto shkelje ligji? Cfare kujton Tahir pallaveshi? Mos i duket vetja se eshte ne Arabin Saudite ketij pallaveshi? Nqs nuk i pelqejne vendimet e gjykatesve shqiptare, atehere te shkoje ne vendlindjen e paraardhesve te vet ne PAKISTAN.
por kur ndodh e anasjellta e ketyre qe shkruan Tahiri? dmth te pafajshmit vuajne e kriminelet jan jasht…