Ministrja e Arsimit dhe Sportit përmes një komenti në rrjetin social Facebook ka komentuar vendimin e një dite më parë nga UEFA për takimin Serbi-Shqipëri, të cilin kombëtarja shqiptare e humbi në tavolinë me rezultatin 3-0.
“Si shqiptare jam e tronditur si të gjithë ju nga vendimi i djeshëm i UEFA-s. Por si njeri i mësuar të mos tërhiqem nga betejat qytetare dhe të ngul këmbë deri në fund në bindjet e mia, në mbrojtje të vlerave dhe normave të mia, besoj se kemi ende për të bërë.
Kemi ende për të bërë duke qëndruar në nivelin më të mirë të qytetarisë europiane. Tamam ashtu siç e kemi manifestuar si skuadër kombëtare, si bashkësi mbështetësish të kuqezinjve tanë, si Federatë Shqiptare e Futbollit dhe si qeveri e Shqipërisë, qysh prej mbrëmjes së 15 tetorit.
Pa rënë në batakun e urrejtjes, mllefit, dëshpërimit që verbon shikimin dhe bllokon dëgjimin, duke të bërë të mohosh vlerat dhe normat e qytetarisë.
Por pa heshtur. Pa u tërhequr përballë padrejtësisë. Dhe si Ministre e Sportit e ndjej për detyrë t’ju kërkoj të bashkoheni me mua për të vënë në jetë një ide të thjeshtë:
Në këtë video është dokumentuar e vërteta që UEFA mundi ta shihte dje pa mundur ta respektojë, për të respektuar Fair Play-n dhe vetveten! Por këtë të vërtetë bota nuk e ka parë përveçse në disa copëza shumë të vogla që edhe ato u sfumuan nga hutimi i çuditshëm pas një kukulle fluturake me një banderolë.
Prandaj shpërdajeni sa të mundni përmes internetit në drejtim të çdo gazete, televizioni, federate futbolli, klub futbolli nëpër Evropë e botë… Postojeni në çdo adresë ku mendoni se dikush duhet ta shohë këtë të vërtetë dhe të bashkohet me ne në bindjen se vendimi i djeshëm i UEFA-s ka cënuar drejtësinë, Fair Play-n dhe Respektin që UEFA i promovon aq shumë.
Ndajeni përmes facebook-ut tuaj këtë videodokument të realizuar ekskluzivisht për Komisionin Disiplinor të UEFA-s, me të gjithë yjet e futbollit europian dhe me çdo futbollist që ndiqni në rrjetet sociale.
Jam e bindur se duke bërë këtë, shumë shpejt UEFA do të kuptojë se janë shumë më tepër sy e veshë, sesa sytë dhe veshët e shqiptarëve, të cilët do të presin të shohin e të dëgjojnë si do t’i shkojë halli drejtësisë së munguar në këtë ditë të trishtueshme për Fair Play-n në Evropë dhe për drejtësinë në gjirin e UEFA-s!
#ForcaShqipëria #ZemraKuqezi“, komenton Nikolla në Facebook.
Sakte,mendim gjenial.
Ministrja eshte katundare nga katundet e Mirdites. Po flet katundarja e Mirdites per civilizim. Thuhet se katundaret duan shekuj te civilizohen.
Moj katundare Mirdite, pse nuk flet per dronin dhe provokimin me flamur me sfond te zi si vdekja qe mbillte Enver Hoxha dhe me harte provokative ndaj gjithe vendeve te Ballkanit?
Moj Ministre katundare Mirdite. E verteta thuhet e paster. Keshtu e kerkon civilizimi. Duhet te thuash qe Shqiperia e denon ate qe hodhi dronin me nje flamur te falsifikuar dhe provokator. Fakti qe rrufjanet qe hodhen dronin iken nga syte kembet flet shume. Duhet te kene qene te paguar nga parate qe u vjedhin shqiptareve pushtetaret e korruptuar qe kane origjine katundaresh, sepse kete kategori llumi mori Enver Hoxha diktatori ne Tirane, duke e bastarduar Tiranen me katundare komuniste spiune te felliqur te te gjitha llojeve.
Ne ç’minute te ndeshjes u shfaq droni o fred ?
Po ti more Fredi qe flet me aq ”zgjuarsi” nga cili qytet i Evropes na vjen aman??. Po te vjen keq per serbet ty more shqiptare qytetar?! Po kur serbet varnin pas helikopterit shqipate te vdekur apo perdhunonin gra dhe vrisnin femije apo therrisnin ne stadium ”vritini shqiptaret”…?? Cfare eshte kjo qytetari, civilizim?!!!!! Pika qe s’ju bie!!! Ata ju kane bere shiptareve te 99, ty ”qytetarit” te vika keq se doli droni me flamur shqiptare etj… . E kush e hodhi dhe iku sipas mendjes tende?? I lumte dora dhe nese e hodhi ndonje shqiptare. Aman se NUK na varet jeta prej serbeve qe tu rrime lepe -peqe. Po te ishte per ata te kishin shkuar ne hell ty dhe gjithe juve ”qytetareve”, te pareve….. Se ben minstria nje shkrim ne FB u bere keq per serbet ti o shqiptare!!!
Po ti o Fredi qe flet me aq ”zgjuarsi” nga cili qytet i Evropes na vjen aman??. Po te vjen keq per serbet ty more shqiptar qytetar?! Po kur serbet varnin pas helikopterit shqipate te vdekur apo perdhunonin gra dhe vrisnin femije apo therrisnin ne stadium ”vritini shqiptaret”…?? Cfare eshte kjo qytetari, civilizim?!!!!! Pika qe s’ju bie!!! Ata ju kane bere shiptareve te 99, ty ”qytetarit” te vika keq se doli droni me flamur shqiptare etj… . E kush e hodhi dhe iku sipas mendjes tende?? I lumte dora dhe nese e hodhi ndonje shqiptare. Aman se NUK na varet jeta prej serbeve qe tu rrime lepe -peqe. Po te ishte per ata te kishin shkuar ne hell ty dhe gjithe juve ”qytetareve”, te pareve….. Se ben minstria nje shkrim ne FB u bere keq per serbet ti o shqiptare!!!
Tregojini ministres se ishte data 14 tetor Jo 15……
Ishte pasmesnate kur erdhen futbollistet ne Tirane. Ka te drejte
vari leshte se na merzitet me kete ndeshje dhe uefa…skeni pun tjeter me bo ju….ajo iku tani…
Nje anetare e qeveverise se nje vendi ku drejtesia merret neper kembe si nje top futbolli kerkon drejtesi vendeve dhe organizmave te tjera jashte vendit.
Llomotisni sa te doni per konsum mediatik kur keni ate popull qe ju ndjek si budallai pa e kuptuar te keqen e vet.
Ene ti moj pule e habitun dashke me i dhane mend UEFA-s!! Ha ha ha mjere UEFA (Delenxhie ) ku do futet prej teje!
Oj ti shoqja lindita !
Beja pyetjen zyrtarisht UEFA-s dhe jo ne facebook qe eshte per te defryer ne jo zyrtaret. Nga qe nu sqaruat zyrtarisht e ne kohe askend per ndodhine na I futen se krahun.
Po leri deklaratat dhe shko ngri padi civile ne France per demtim imazhi se tjetri po te thote qe Shqiperia do te kishte te njejtat probleme me Greqine dhe Maqedonine! Mesa dime deri me sot eshte e provuar krejt e kunderta
1.
Paraqitni per shqiptaret ne Media linkun me Videon perkatese.
2.
Ju si Qeveritar te Shqiperise mos u mjaftoni me beteja virtuale.
FORCA SHQIPERIA!
1
Paraqitni per shqiptaret ne Media linkun me Videon perkatese.
2
Ju si Qeveritar te Shqiperise mos u mjaftoni me beteja virtuale.
FORCA SHQIPERIA!
leri komentet per uefan moj vajze, po merru me arsimin qe eshte katandisur ne pike te hallit dhe nuk po i beni derman
Boll ti moj trularaske me sulme ndaj UEFA-se !
O ministre po ri pse flet kot apo do te shaj bosi me liber shtepie ?! Mos ki merak se ata te uefas e lexojne kete postim tendin Dhe do ndikohen heren tjeter! O pika ty Dhe Dukes tend qe ua mbledh koqet si qeveri se o me lilon ai te LSI ndaj rini si mut ju rilindasit e leshit! Mjere Shqiperia me ju te gjithe !
Zonja Nikolla per dhunen qe ushtruen tifozat Serb e per mos funksionimine e organizimit te ndeshjes Serbia e mori denimin. -3 pike, 100.000,00euro gjobe e 2 ndeshje pe tifoza. mos ndoshta ma mire kishte me kene qe rregullat e ligjet e uefas te shkojme e ti vendosim ne shqiptaret??
po per ate flamur qe ra ne stadium çfar denimit duhet te kishte marr shqipnia si pas jush Zonja Nikolla???
Ke prova qe flamurin e leshoi ndonje tifoz i ligjshem nga Shqiperia?
Megjithate Shqiperia u denua me gjobe per kete. Po a do ishin ne gjendje lojtaret e rrahur te luanin? N.q.s. po, atehere ne fitojme ndeshje me cdo skuader te botes: u japim nje dru te mire para ndeshjes aq sa te humbin ndeshjen nga plaget e marra, e po refuzuan te luajne u marrim 3 pikshin.
Nuk na e ka fajin UEFA por serbofilët shqiptarë
Kur Kamber Loshi, fshatari analfabet nga Drenica e gjeti veten të rrethuar nga policët dhe ushtarët serbë rreth 90 vite më parë, ai tha një fjalë të madhe, të cilën mund ta kishin vërtetuar në ndërkohë me libra historianët tanë, nëse do të kishte të tillë që e meritojnë emrin ndër shqiptarët. Kamber Loshi tha: “Paj, shumë e keqe kjo Serbi,/por ma i keq shqiptari faqezi!”
Kamber Loshi e kishte fjalën për shqiptarët tradhtarë, që i shërbenin Serbisë, të shiturit te ajo, një prej të cilëve e spiunoi edhe atë te serbët. Ndeshja Serbi-Shqipëri dhe ato që ndodhën pas ndërprerjes së saj, deri më sot kur u dha vendimi nga UEFA, vërtetuan postulatin historik të Kamber Loshit. Serbia nuk do të kishte arritur që të zbatonte skenarin që kishte bërë për ndeshjen Serbi-Shqipëri, me ndërprerje të saj pas dërgimit të dronit, si shkas për të ushtruar dhunë fizike masive ndaj lojtarëve shqiptarë, e pastaj të arrinte t’ i nxirrte fajtorë për braktisjen e ndeshjes, nëse nuk do të ishte ndihmuar prej serbofilëve shqiptarë.
Përfaqësuesja e Shqipërisë doli në fushën e stadiumit të Beogradit, e tradhtuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e kryesuar nga Armando Duka dhe nga Qeveria e Shqipërisë, e kryesuar nga Edi Rama. Krejt agjenda dhe sjellja e FSHF, para, gjatë dhe pas ndeshjes, ishte kushtëzuar nga agjenda e vizitës së ardhshme të Kryeministrit Rama në Beograd, pra që të mos e dëmtonte sadopak agjendën politike të Edi Ramës.
Vetëm kështu mund të shpjegohet fakti që delegacioni zyrtar i FSHF në Beograd, nuk i kërkoi zyrtarisht delegatit të UEFA-s, që para fillimit të ndeshjes, që në bazë të rregullores së UEFA-s, të hiqeshin posterat me përmbajtje politike raciste dhe nacionaliste nga stadiumi, si dhe simbolika e tillë. Ky do të kishte qenë momenti i duhur që FSHF t’ i adresonte UEFA-s ankimin e saj për këtë çështje, se kështu delegati i UEFA nuk mund ta shpërfillte këtë problem, ashtu siç bëri në raportin e tij pas ndeshjes. Delegati i UEFA do të kishte qenë i detyruar që t’ ua kërkonte autoriteteve serbe këtë gjë. Kuptohet se kjo do të sillte një konflikt mes Policisë Serbe dhe tifozëve serbe, por nga një zhvillim i tillë ne nuk kishim asgjë për të humbur. Por nga një zhvillim i tillë humbte Kryeministri Rama, i cili nuk donte që t’ i bënte të pakënaqur serbët. Dhe Armando Duka nuk donte që të bënte të pakënaqur Edi Ramën.
Pasi të niste ndeshja, FSHF duhet t’ i kërkonte zyrtarisht delegatit të UEFA që organizatorët e ndeshjes (pala serbe) të ndalonin koret raciste antishqiptare, madje t’ i vinin në dorë për këtë qëllim edhe një fjalor anglisht-serbisht, që t’ i bënin me dije se çfarë ishte përmbajtja e sloganeve që thoshte në kor krejt stadiumi. Në këto rrethana, delegati i UEFA ishte i detyruar që të vepronte. Loja do të ndërpritej dhe mund të arrihej deri te zbrazja e stadiumit nga Policia Serbe. Çfarë do të kishte humbur Shqipëria nga kjo gjë? Por nga kjo humbte Kryeministri Rama, i cili nuk donte që t’ i bënte të pakënaqur serbët. Dhe Armando Duka nuk donte që të bënte të pakënaqur Edi Ramën.
FSHF doli me ankesë për posterat dhe koret raciste në stadium vetëm pas ndeshjes, kur ajo u ndërpre në rrethana që dukej qartë se do të sillnin ndëshkimin e Shqipërisë. Por tashmë kjo ankesë nuk kishte më vlerë. Problemi nuk ishte se gjatë ndeshjes delegate i UEFA nuk i dëgjoi koret raciste antishqiptare dhe nuk i pa posterat raciste dhe nacionaliste. Problemi ishte se këto nuk i panë dhe dëgjuan zyrtarët e FSHF të cilët qenë në stadium si pjesë e delegacionit zyrtar. FSHF duhet ta kishte përdorur numrin e anëtarëve të delegacionit zyrtar që do të ulej në shkallët e stadiumit, për të çuar si anëtarë të delegacionit sa më shumë njohës të gjuhës serbe, të cilët do të evidentonin në moment prova për koret dhe posterat, dhe do t’ ua bënin të ditur zyrtarëve të FSHF të cilët komunikonin me delegatin e UEFA. Në vend që të bënte këtë Armando Duka mori në delegacion njerëz të cilëve nuk iu takonte të ishin si vëllai i Kryeministrit Rama, apo biznismenë që kanë interesa në Serbi, si dhe njerëz si Blendi Fevziu, Sokol Balla, Andi Bushati (ky i fundit një ditë para ndeshjes në emisionin e Fevziut, pasi u shpreh kundër përfaqësueses së futbollit me lojtarë me origjinë nga Kosova, shtoi duke u zgërdhirë: “Të shohim sa vlejnë lojtarët e kombëtares se ndoshta i rrahin nesër e nuk vlejnë më asgjë”) Ky Andi Bushati, nëse donte të shkonte në Beograd, mund të kishte qenë fare mirë me tifozët serbë, por jo si pjesë e delegacionit zyrtar shqiptar. Si ai kishte dhe shumë të tjerë që nuk e meritonin të ishin në delegacion, ku iu kishin zënë vendin ekspertëve, të cilët duhet të ishin atë ditë atje.
Pozita e Shqipërisë në gjyqin e UEFA do të kishte qenë shumë më e lehtë nëse Qeveria e Shqipërisë, dhe posaçërisht Kryeministri Rama, i cili u akuzua personalisht dhe familjarisht për organizimin e një akti terrorist në Beograd me rastin e ndeshjes do ta kishin denoncuar dronin si një provokacion shtetëror serb, që në momentet e para pas ndeshjes kur vërshuan akuzat nga shtetarët serbë. Droni u bë shkak për dhunën masive të ushtruar ndaj lojtarëve tanë, që kishte qëllim që t’ i detyronte lojtarët tanë që ose ta braktisnin ndeshjen, ose të riktheheshin të luanin të dhunuar fizikisht, pra me një handicap të madh ndaj palës serbe. Qeveria e Shqipërisë, dhe posaçërisht Kryeministri Duhet t’ i kishin kërkuar Qeverisë serbe dosjen me të dhënat që vërtetonte se droni ishte një provokacion i bërë nga pala shqiptare. Meqënëse Kryeministri serb tha se ishte informuar Bashkimi Europian tre orë para ndeshjes për provokacionin e përgatitur nga shteti shqiptar, Kryeministri Rama duhet t’ i kishte kërkuar BE që të ndërmerrte një hetim për këtë çështje, në bashkëpunim me të dy qeveritë. Qeveria e Shqipërisë dhe posaçërisht Kryeministri Rama duhet të kishin dalë me një shpjegim të hollësishëm publik për çështjen e dronit me banner, ku duke përdorur të gjithë faktet e shumta të tregonin se ky incident ishte një sajesë e shërbimeve të fshehta serbe.
Droni pati një rol kyç në ndërprerjen e ndeshjes (tjetër gjë është ndërprerja e lojës për hedhje lëndësh piroteknike në fushë nga tifozët serbë dhe tjetër gjë ndërprerja e ndeshjes), dhe u bë shkak për dhunën fizike masive të ushtruar nga tifozët serbë ndaj lojtarëve tanë. Dhuna fizike ishte një provokacion i organizuar serb për t’ i bërë lojtarët tanë që të vendosnin të mos e vazhdonin ndeshjen pas ndërprerjes. Nëse autorësia e dronit do t’ u mbetej zyrtarisht serbëve, atëherë nuk do të mund të fajësohej përfaqësuesja jonë për refuzimin për të vazhduar të luante një ndeshje ku organizatorët kishin inskenuar provokacione politike në mënyrë të tillë që të arrihej te ndërprerja e ndeshjes. FSHF nuk e akuzoi zyrtarisht palën serbe si inskenuese të incidentit me dronin dhe bannerin, ndonëse nga ana e saj homologia serbe e FSHF e akuzoi zyrtarisht FSHF para UEFA-s se njerëz brenda delegacionit zyrtar shqiptar mbajnë autorësinë e dronit. FSHF nuk i kërkoi UEFA-s që të bënte hetime mbi faktet elementare të incidentit me dronin dhe bannerin, duke ua adresuar UEFA qoftë edhe si pyetje të thjeshta autoriteteve serbe, të cilët kishin detyrimin të kthenin përgjigje.
FSHF nuk e ka sqaruar ende se cili ishte qëndrimi i saj kur u bë takimi tripalësh mes delegatit të UEFA dhe gjyqtarit nga njëra anë, si dhe palës serbe e asaj shqiptare pas ndërprerjes së ndeshjes kur po diskutoheshin opsionet. Pala serbe thotë se ka ofruar tre opsione: Që ndeshja të vazhdonte të luhej, që ndeshja të luhej pasi të qenë larguar tifozët nga stadiumi, që ndeshja të luhej të nesërmen. FSHF duket se nuk ka bërë asnjë përpjekje që ta artikulonte juridikisht vendimin e lojtarëve tanë se nuk ishin në gjendje që ta vazhdonin ndeshjen. Lojtarët tanë shprehën mendimin e tyre sipas përjetimeve që patën. Por nga ata nuk mund të kërkohej të shpreheshin për anën juridike të çështjes. Shqipëria duhet të kishte paraqitur opsionet e saj, ku më i miri do të kishte qenë që ndeshja të luhej sa më shpejt që të ishte e mundur, pasi lojtarët shqiptarë t’ i nënshtroheshin një kontrolli dhe trajtimi të shpejtë mjekësor, të çertifikuar nga UEFA. Ndryshe do të dukej, ju duhej thënë delegatit të UEFA-s, se iu dha dorë e lirë palës serbe që, meqënëse nuk po e mundte dot Shqipërinë me lojë në fushë, atëherë ta ndërpriste ndeshjen për t’ i rrahur fizikisht lojtarët shqiptarë, që pastaj të mund t’ i mposhtte në fushë. Kjo është e papranueshme. Kjo do të thoshte që ndeshja të luhej jo më parë se të nesërmen, dhe e implikonte UEFA-n që të hetonte për dhunën ndaj lojtarëve shqiptarë.
Por serbofilët shqiptarë të FSHF nuk vepruan kështu, se nëse vepronin kështu do t’ i prishej skenari Serbisë. Të keqen më të madhe e kemi nga serbofilët shqiptarë. Nga ata që vazhdojnë në sport veprën që Esat Toptani, ati i kolaboracinizmit serb te shqiptarët, nisi dikur në politikë./Kastriot Myftaraj
Analize e kjarte edhe e sakte. “Fitorja” serbe ishte si ajo e Pirros. Fitoi, por humbi.
Qeveria jone pa si shume po perdit facebooku,ku fateqesisht per ta nuk shkon asnje nderkombtare,
Po je minister,edhe si minister dergoja UEFA se protesten tend!
Ndrite arsimin qe kur ke ardhur ne krye te ministris e tani po na ndricon dhe sportin
Hahahaha….
Tamam, e ” ndriti” arsimin!
Linditëëë, ik moj beje regjistrat se le kokrren e namit!
Edhe kur ishe mesuese vdisje te beje nje çike shohu, prandaj te zgjodhi i gjati!
Tung!
Jam plotesisht me ju zoti kastriot me ate qe serbet e kane paralajmeruar nje incident shume te madh nga shqiptaret si ka mundesi qe e paskan ditur dhe nuk e kane parandaluar e dyta provokimi serb na paraqet harten e shqiperise se madhe rrethuar me sfond te zi ,qe personifikon flamurin e isis duke na paraqitur dhe krahasuar njesoj me shtetin islamik
E treta dhe e fundit jam i neveritur me nje grup opinionistesh qe e mendojne veten si me te diturit e shqiperise te pafytyre qe zgerdhihen me cdo lloj fatkeqesie ,vecoj nder to vetem artur zhejin i cili me pelqen me argumentet e tij