BE miraton strategjinë makrorajonale Adriatiko-Joniane

25 Tetor 2014, 10:58Politika TEMA

Drejtuesit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian miratojnë  strategjinë e re makrorajonale për vendet që shtrihen përgjatë deteve Adriatik dhe Jon (EUSAIR).

Komisioneri evropian për Politikat Rajonale, Johannes Hahn dhe komisionerja evropiane për Çështjet Detare, Maria Dhamanaqi shprehën kënaqësinë e tyre për miratimin e kësaj strategjie, që përfshin Italinë, Kroacinë, Greqinë, Slloveninë, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë.

“Strategjia e re për makrorajonin Adriatiko-Jonian do të jetë një model për iniciative të ardhshme në zonat detare”, deklaroi komisionerja evropiane për Çështjet Detare, Maria Dhamanaqi.

“Suksesi i rajonit Adriatiko-Jonian do të kontribuojë në prosperitetin dhe sigurinë e Evropës si një e tërë”, theksoi komisioneri evropian për Politikat Rajonale, Johannes Hahn.

Kjo iniciativë që përfshin 70 milionë banorë në të dy anët e Adriatikut, përfaqëson një hap të rëndësishëm për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje